REPUBLIKA E SHQIPËRISË
BASHKIA BELSH

DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE

Nr______Prot.                                                                                         Belsh më: 05/ 11/ 2021

PUNONJËS ME KONTRATË TË PËRKOSHME PËR EFEKT TË MUNGESËS SË SPECIALISTVE NË KËTË PROFIL

Në mbështetje të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligji nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i punës i Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar), si dhe Urdhërit nr 159, datë 20.01.2020 të Kryetarit të Bashkisë ”Për miratimin e strukturës organizative të Bashkisë”, Bashkia Belsh shpall procedurat e konkurimit për vendet e lira:

 

1 Specialist  “Inxhinier Mjedisi” në Drejtorinë e Zhvillimit të Bujqësisë, Pyjeve dhe Mjedisit.

KANDIDATËT DUHET TË PLOTËSOJNË KËRKESAT E POSAÇME SI VIJON:

a – Të jetë shtetas shqiptar;

b – Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;

c – Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;

d – Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

e – Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;

f-   Të kenë të kryer arsimin e lartë;

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesë për aplikim (me shkrim dore);
  2. Curriculum Vitae
  3. Fotokopje e Kartës së Identitetit;
  4. Çertifikatë familjare, personale;
  5. Fotokopje e diplomës së shkollës dhe lista e notave e noterizuar;
  6. Fotokopje e librezës së punës.
  7. Raport mjeko-ligjor;
  8. Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore (Deshmia penalitetit);
  9. Vertetim Gjykate.
  10. Vertetim Prokurorie
  11. Dy fotografi (2.5 x 3.5 cm).

Dokumentat duhet të dorëzohen në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore në sektorin e Protokoll Arshivës brenda datës  19.11.2021.

PËRSHKRIMI PËRGJITHËSUES I PUNËS PËR POZICIONIN MË SIPËR ËSHTË:

  1. Merr pjese ne ushtrimin e kontrollit te zhvillimit per zbatimin e instrumentave kombetare e vendore te planifikimit te territorit dhe propozon masat e nevojshme per te shmangur shkeljet mjedisore nga abuzimet me territorin;
  2. Drejton dhe nxit hartimin e programeve te ndergjegjesimit dhe edukimit publik per      pergjegjesine  e qytetareve per mbajtjen  paster te mjedisit;
  3. Merr pjese ne hartimin e politikave per premisat baze dhe objektivat e planifikimit e zhvillimit te territorit ne perputhje me zhvillimin mjedisor;
  4. Harton studimin e vleresimit strategjik mjedisor dhe bashkerendon keshillimin me palet e interesuara si dhe degjesat publike per vleresimin strategjik mjedisor;
  5. Merr pjese ne hartimin e studimit qe parashikon zonat midis te cilave do te kryhet  transferimi i se drejtes per zhvillim ne kuader te programit te ndermarre nga njesia e qeverisjes vendore me qellim mbrojtjen e zonave natyrore;

FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjes vendore”

Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”

Ligjin nr. 9131, dt. 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”

Ligjin nr. 107/2014 “Për Planifikimin  dhe Zhvillimin e Territorit” i ndryshuar

Ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”

Ligji 10 431,  datë 9.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”

 

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar Kandidatët në intervistën me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me punën; b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;

c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

 

 

DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njësia e Burimeve Njerëzore në Bashkinë Belsh do në faqen e internetit të Bashkisë Belsh në stendat e informimit të publikut. Kandidatët jo fitues kanë të drejtë të ankimohen pranë Njësisë së Burimeve Njerëzore të Bashkisë Belsh. Afati i ankimimit është 2 ditë nga data e shpalljes së fituesve.

https://i1.wp.com/bashkiabelsh.al/wp-content/uploads/2019/11/njoftim-departamenti-i-inxhinierise-elektrike-dhe-teknologjise-se-informacionit-1445584553.jpg?fit=715%2C300https://i1.wp.com/bashkiabelsh.al/wp-content/uploads/2019/11/njoftim-departamenti-i-inxhinierise-elektrike-dhe-teknologjise-se-informacionit-1445584553.jpg?resize=150%2C150bashkiabelshNjoftimeREPUBLIKA E SHQIPËRISËBASHKIA BELSH DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE Nr______Prot.                                                                                         Belsh më: 05/ 11/ 2021 PUNONJËS ME KONTRATË TË PËRKOSHME PËR EFEKT TË MUNGESËS SË SPECIALISTVE NË KËTË PROFIL Në mbështetje të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligji nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i punës i Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar), si dhe Urdhërit nr...Qyteti i liqeneve karsktike