Lloji i diplomës “Ekonomi – Turizem”, niveli minimal i diplomës ” Bachelor”
Në zbatim të nenit 22 dhe 25, të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, si dhe të kreut II,
IV dhe VII, të Vendimit nr. 243, datë 18.3.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen
paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, të ndryshuar, Departamenti i
Administratës Publike shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për
kategorinë ekzekutive, për grupin e pozicioneve:

1- (Një) Specialist Turizmi, në Drejtorinë e Turizmit, Teknologjisë së
Informacionit, Kultures dhe Integrimit Evropian: IV-b;

Pozicionet më sipër, u ofrohen fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e
lëvizjes paralele! Vetëm në rast se nga këto pozicione, në përfundim të procedurës së lëvizjes
paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, ato janë të vlefshme për konkurimin nëpërmjet
procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.
Për të dy procedurat (lëvizje paralele, Pranim në shërbimin civil) aplikohet në të
njëjtën kohë!
PËR LËVIZJEN PARALELE Afati për dorëzimin e Dokumenteve: 07.01.2024
PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL Afati për dorëzimin e Dokumenteve: 12.01.2024

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin/et si më sipër është:

  1. Harton shqyrton dhe miraton strategjitë e zhvillimit të të gjithave objektet historike dhe
    arkeologjike nen juridiksionin e Bashkisë.
  2. Harton projektet dhe përcakton mënyrën e bashkëpunimit me institucionet e tjera përgjegjëse për
    mbrojtjen dhe ruajtjen të vlerave të trashëgimisë kulturore dhe atyre natyrore e mjedisore.
  3. Ndjek me përparësi procesin e katelogimit të pasurive kulturore dhe ruajtjen e objekteve me vlera
    unikale dhe kombëtare.
  4. Bashkëpunon me të gjithë specialistët dhe institucionet e tjera qendrore dhevendore.
  5. Organizon konsulenca me ekspertë të fushës me vendas dhe të huaj.
  6. Administron dhe menaxhon veprimtaritë turistike në vende të ndryshme të krahinës.
  7. Raporton tek eprorët për detyrat e ngarkuara.
  8. Të ndryshme sipas rastit

1 LËVIZJA PARALELE

Faqe 2
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha
insitucionet pjesë e shërbimit civil.
1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
a – Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (ekzekutive);
b – Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
c – Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a – Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Profesional ” në Ekonomi -Turizem. Edhe diploma e nivelit
“Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
b – Të kenë të paktën 2 vit përvojë pune në profesion;
c – Të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze.
1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a – Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
b – Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës
së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g – Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h – Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
i – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton mesataren e ponderuar të diplomës (listë notash, vërtetim nga
fakulteti), trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në
jetëshkrimin tuaj;
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër:
1- dokumentat e përmendura më sipër, së bashku me një kërkesë ku ju specifikoni pozicionin ku
dëshironi të konkuroni, duhet të dorëzohen pranë institucionit që ka pozicionin vakant për të cilin ju
aplikoni. 07/01/2024
1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Në datën 09/01/2024 njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni për
të cilin ju dëshironi të aplikoni do të shpallë në faqen zyrtare te Bashkise Belsh, në portalin “Shërbimi
Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të internetit të institucionit, listën e kandidatëve që
plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë
ku do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do

Faqe 3
të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit ku ndodhet
pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-
mail).
1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË
ZHVILLOHET INTERVISTA
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
a- Njohuritë mbi legjislacionin për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore, Ligji
139/2015;
b- Njohuritë mbi ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar .
c- Njohuritë mbi ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën
publike”;
d- Njohuritë mbi Ligjin Nr. 93/2015 “Për Turizmin”.
e- Ligj Nr.35 Dt 31/3/2016 “Pёr tё drejtat e autorit dhe tё drejtat e tjera tё lidhura me to”
f- Ligj nr. 9048, datë 07.04.2003 “Për Trashëgiminë Kulturore”
g- Ligji nr. 9386, datë 04.05.2005 “Për Muzetë”
Ligji nr. 25/2014 Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin Nr. 10 352, datë 18.11.2010, “Për Artin dhe
Kulturën
1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe
çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit
nuk është kryer. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e
llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të
Administratës Publike “www.dap.gov.al”
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E
KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni për fituesin do te shpallet në faqen zyrtare të
Bashkise Belsh, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”.
2.PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

Faqe 4

Vetëm në rast se nga pozicionet e renditura në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të
procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, këto pozicione janë të
vlefshme për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë
ekzekutive. Këtë informacion do ta merrni në faqen e Bashkise Belsh, duke filluar nga data
22.12.2022
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë dhe kandidatë të tjerë nga jashtë shërbimit civil, që
plotësojnë kushtet dhe kërkesat e veçanta për vendin e lirë.

2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E
PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që
plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:
a – Të jetë shtetas shqiptar;
b – Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c – Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
d – Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
e – Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një
kundërvajtjeje penale me dashje;
f – Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit
152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a – Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Profesional ” në Ekonomi -Turizem. Edhe diploma e nivelit
“Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
b – Preferohen kandidatet me përvojë pune në profesion;
c – Të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze.
2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a – Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
b – Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës
së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton mesataren e ponderuar të diplomës (listë notash, vërtetim
nga fakulteti), trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në
jetëshkrimin tuaj;
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave duhet të dorëzohen pranë institucionit për
procedurën e pranimit në kategorinë ekzekutive duhet të bëhet brenda datës: 12/01/2024

Faqe 5

2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Në datën 22.01.2024, Bashkise Belsh do të shpallë në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin
“Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për
proceduren e pranimit në kategorinë ekzekutive, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të
zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit në kategorinë ekzekutive dhe
kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike, për shkaqet e
moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

2.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË
ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
a- Njohuritë mbi legjislacionin për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore, Ligji
139/2015;
b- Njohuritë mbi ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar .
c- Njohuritë mbi ligjin nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën
publike”;
d- Njohuritë mbi Ligjin Nr. 93/2015 “Për Turizmin”.
e- Ligj Nr.35 Dt 31/3/2016 “Pёr tё drejtat e autorit dhe tё drejtat e tjera tё lidhura me to”
f- Ligj nr. 9048, datë 07.04.2003 “Për Trashëgiminë Kulturore”
g- Ligji nr. 9386, datë 04.05.2005 “Për Muzetë”
Ligji nr. 25/2014 Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin Nr. 10 352, datë 18.11.2010, “Për Artin dhe
Kulturën
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
    2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
    Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
    a – Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;
    b – Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për
    karrierën, deri në 25 pikë;
    c – Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me
    fushën, deri në 15 pikë.
    Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e
    llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të
    Administratës Publike “www.dap.gov.al”
    http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

Faqe 6

2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E
KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Belsh do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në
portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të
njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).
Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit në shërbimin civil për kategorinë
ekzekutive, do të marrin informacion në faqen e Bashkise Belsh, për fazat e mëtejshme të procedurës
së pranimit në shërbimin civil të kategorisë ekzekutive

  • për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,
  • datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;
    Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e
    Bashkise Belsh duke filluar nga data 12/12/2022.
https://i0.wp.com/bashkiabelsh.al/wp-content/uploads/2024/05/image0-1.jpeg?fit=1024%2C430&ssl=1https://i0.wp.com/bashkiabelsh.al/wp-content/uploads/2024/05/image0-1.jpeg?resize=150%2C150&ssl=1bashkiaNjoftimeLloji i diplomës 'Ekonomi - Turizem', niveli minimal i diplomës ' Bachelor'Në zbatim të nenit 22 dhe 25, të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, si dhe të kreut II,IV dhe VII, të Vendimit nr. 243, datë 18.3.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjenparalele, periudhën e...Qyteti i liqeneve karsktike