Në bazë të nenit 15, të Vendimit Nr 271 datë 06/04/2016 Për disa Ndryshime dhe Shtesa në Vendimin Nr.408, datë 13/05/2015 të Këshillit të Ministrave “ Për Miratimin e Rregullores së Zhvillimit të Territorit “ Të Ndryshuar.

1. Dokumentet që duhet të dorëzojë aplikuesi për t’u pajisur me leje ndërtimi per ndertime te reja , si dhe per shtesa apo rikonstruksione ne ndertime ekzistuese janë:

a) kërkesa për leje ndërtimi, sipas formatit të aplikimit , të përcaktuar në sistemin elektronik të lejeve ;

b) dokumente që vërtetojnë të drejtat pasurore të pronës/ave që marrin pjesë në një zhvillim, përfshirë marrëveshjet midis pronarëve dhe zhvilluesit ose/dhe palëve të treta;

c) plani i vendosjes së ndërtimit mbi fragmentin e hartës në gjendjen ekzistuese;

ç) Projekti i ndërtimit dhe relacioni përkatës

d) grafiku paraprak i punimeve dhe afati i dorëzimit të objekteve, sipas fazave të zbatimit;

dh) preventivi;

e) deklarata e projektuesit të licencuar, sipas formatit të aplikimit, të përcaktuar në sistemin elektronik të lejeve të ndërtimit , nëpërmjet së cilës konfirmohet përputhshmëria e projektit me dokumentet e planifikimit dhe kontrollit të zhvillimit në fuqi dhe me legjislacionin që rregullon veprimtarinë e ndërtimit në Republikën e Shqipërisë, përfshirë dispozitat antisizmike, të sigurisë, mbrojtjes nga zjarri dhe higjieno-sanitare;

ë) lejet, licencat, autorizimet apo aktet e miratimit, të nevojshme për ushtrimin e aktivitetit, në zbatim të legjislacionit të posaçëm për lejet , licencat dhe autorizimet , në rastet kur është e nevojshme që ato të paraqiten përpara marrjes së lejes së ndërtimit .

f) mandatpagesa/t e tarifës/tarifave të aplikimit .

g) kopje e policës së sigurimit të projektuesve , për mbulimin e përgjegjësive profesionale.

Shenim : Tek Projekti i ndërtimit dhe relacioni përkatës përfshihen :

* projekti dhe relacioni arkitektonik dhe i peizazhit, sipas rastit, në 2D dhe 3D, përfshirë eliminimin e barrierave arkitektonike;

* projekti dhe relacioni konstruktiv;

* projekti i instalimeve që përfshijnë ato hidrosanitare, elektrike, ngrohje, ventilim, mbrojtje nga zjarri, eficiencë energjetike, shkallë emergjence;

* vleresimi i ndikimit ne mjedis