PROJEKTI I GRANTEVE “SARED” PER MBESHTETJEN E BUJQESISE DHE ZHVILLIMIT EKONOMIK BUJQESORE TE ZONAVE RURALE

 

DOKUMENTACIONI I APLIKIMIT

(Për Fermerët)

  1. Kopje  të kartës së identitetit (ID)/pasaportës së aplikantit ;
  2. Dokument original – Dëshmi Penaliteti, lëshuar nga Ministria e Drejtësisë, lëshuar jo më herët se 60 ditë nga data e dorëzimit të aplikimit;
  3. Dokument original – lëshuar nga prokuroria që vërteton se aplikanti nuk ka qënë nën hetim për aktivitet joligjor, lëshuar jo më herët se 60 ditë nga data e dorëzimit të aplikimit;
  4. Kopje e të gjitha faqeve të kartës/NIPT të fermerit ;
  5. Kopje e çertifikatës pronësisë shoqëruar me hartën treguese si dhe kartelën e pasurisë (kjo e fundit lëshuar jo më herët se 60 ditë para datës së aplikimit)            OSE
  • Një kopje të aktit të marrjes të tokës në pronësi (AMPT) lëshuar sipas Ligjit Nr. 7501, shoqëruar me
  1. a) Konfirmimin e zyres se adminstrimit te tokes (DAMT) prane Keshillit te Qarkut respektiv
  2. b) Fotokopje te hartës ekzistuese kadastrale te leshuar nga njesia administrative perkatese me firmë dhe vulë të cilit i bashkëngjitet:

–   Plani i rilevimit/ vendosjes i cili është hartuar nga një expert i licensuar (plani hartohet jo më herët  se 60 ditë nga data e aplikimit dhe bashkë me të dorëzohet dhe fotokopja e noterizuar e licensës  së  expertit) si edhe

–   Vërtetimi i lëshuar nga Zyra e AMT-së (Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës) pranë   Njësisë  Administrative përkatëse që vërteton përputhshmërinë e emrit popullor të përdorur në aktin (AMTP) me numrin e pasurisë të shprehur në hartën kadastrale;

  1. Në rast se aplikanti e merr tokën/godinën me qira, ai duhet të paraqesë një kopje të kontratës së noterizuar të qirasë me një kohëzgjatje prej të paktën 5 vjetëshnga data e hapjes se thirrjes përkatëse për aplikime. Kontrata e qirasë duhet të shoqërohet me dokumentacionin përkatës të pronësisë (siç përshkruhet në pikat më sipër) të personit që e lëshon atë me qira.
  2. Një document origjinal me numurat e matrikujve / ekstrakt nga regjistri vjetor I bagëtive të  MBZHRAU-t, të lëshuar jo më herët se 60 ditë para dates se aplikimit për të vërtetuar se zotëron të paktën 30 dele/dhi.
  3. Plani I Biznesit I cili, për investime mbi 1,400,000 lek, përbëhet nga pjesa narrative dhe pjesa financiare bazuar në modelin e Planit të Biznesit .
  4. Kopje të specifikimeve teknike neutral të përgatitura nga aplikanti të cilat ia ka dërguar ofertuesve për marrjen e ofertës.
  5. 3 oferta origjinale për sejcilin nga zërat e shpenzimeve të projektit të investimeve mbi 140,000  lekë.
  6. Sëbashku me ofertën kërkohet – Për furnitorët vendas: një kopje të ekstraktit të thjeshtë të rregjistrimit të lëshuarnga QKB; – Përfurnitorët  e huaj:  një deklarim ku të saktësohet se kompania ka një biznes me status aktiv në fushën që lidhet me ofertën si edhe që kompania nuk ka lidhje familjare dhe/ose lidhje biznesi me aplikantin.
  7. Kontratën dhe/ose faturat për kostot e përgjithshme të pranueshme;
  8. Për fermerët që investojnë përpërpunim në fermë kërkohet të dorëzohet një kopje e ditarit të mbajtur mbi sasitë ditore aktuale të prodhimit / përpunimit të lëndës së pare që përfshihet në investimin e kërkuar.
  9. Vërtetim original të lëshuar nganjësia administrative përkatëse për shlyerjen e taksës së tokës /objektit nga pronari I saj për vitin aktual (01 Janar deri në datën e dorëzimit të aplikimit). Vërtetimi duhet të mbajë emrin e ponarit dhe jo të qira marrësit.

 

Te gjithe fermeret te interesuar mund te paraqiten te Zyra e “SARED” e cila ndodhet te Drejtoria e Bujqesise ne Elbasan.

ILIR BOÇI

Koordinatori Rajonal – Elbasan

0697001505

https://i2.wp.com/bashkiabelsh.al/wp-content/uploads/2017/05/giz-e1493982073723.png?fit=1024%2C243https://i2.wp.com/bashkiabelsh.al/wp-content/uploads/2017/05/giz-e1493982073723.png?resize=150%2C150bashkiabelshNjoftimePROJEKTI I GRANTEVE 'SARED' PER MBESHTETJEN E BUJQESISE DHE ZHVILLIMIT EKONOMIK BUJQESORE TE ZONAVE RURALE   DOKUMENTACIONI I APLIKIMIT (Për Fermerët) Kopje  të kartës së identitetit (ID)/pasaportës së aplikantit ; Dokument original – Dëshmi Penaliteti, lëshuar nga Ministria e Drejtësisë, lëshuar jo më herët se 60 ditë nga data e dorëzimit të...Qyteti i liqeneve karsktike