Banorët e Belshit dhe gjithë Dumresë më në fund do të kenë një rrugë të rikonstruktuar. Qeveria Shqiptare në bashkëpunim me Fondin e Zhvillimit të Rajoneve, do të financojnë rikonstruksionin e aksit Belsh – Cërrik.

Është afishuar dhe tabela informuese me të dhënat përkatëse të të gjithë projektit. Mësohet se shtrimi i kësaj rruge kap vlerën e afro 900 milionë lekëve (të reja). Sipas burimeve paraprake, puna konkrete në terren fillon pas pak ditësh dhe parashikohet që projekti të jetë i realizuar deri në muajin Dhjetor.

Prej vitesh, gati dekadash, aksi Belsh – Cërrik është kthyer në një makth për gjithë drejtuesit e automjeteve dhe gjithë banorët që jetojnë në këto rrethina.

https://i0.wp.com/bashkiabelsh.al/wp-content/uploads/2017/06/IMG-20170613-WA0011.jpg?fit=1024%2C576https://i2.wp.com/bashkiabelsh.al/wp-content/uploads/2017/06/IMG-20170613-WA0011.jpg?resize=150%2C150bashkiabelshNjoftimeBanorët e Belshit dhe gjithë Dumresë më në fund do të kenë një rrugë të rikonstruktuar. Qeveria Shqiptare në bashkëpunim me Fondin e Zhvillimit të Rajoneve, do të financojnë rikonstruksionin e aksit Belsh - Cërrik. Është afishuar dhe tabela informuese me të dhënat përkatëse të të gjithë projektit. Mësohet se...Qyteti i liqeneve karsktike