Në bazë të nenit 9

Leja e zhvillimit
1. Dokumenti i lejes së zhvillimit i paraprin lëshimit të lejes së ndërtimit për ndërtime të reja,
nga autoritetet vendore, dhe përmban:
a) përdorimin e tokës dhe strukturat e lejueshme;
b) intensitetin e ndërtimit;
c) koeficientin e shfrytëzimit të tokës për ndërtim;
ç) lartësinë maksimale në metra;
d) distancat;
dh) gjelbërimin publik;
e) parkimin;
f) informacion rreth kufizimeve apo kushtëzimeve të veçanta në pronën përkatëse.
f) informacion rreth kufizimeve apo kushtëzimeve të veçanta në pronën përkatëse.
2.Në rastet kur për zonën është miratuar një plan i detajuar vendor, leja e zhvillimit përbëhet
nga ekstrakti i dokumentit të detajuar të planifikimit. Në rastet kur e drejta e zhvillimit
transferohet apo rishpërndahet në një pronë tjetër, sipas neneve 31 e 32, të ligjit nr.107/2014,
“Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, leja e zhvillimit përmban edhe volumetrinë e së
drejtës së zhvillimit dhe pronën ose ndërtimin ku do të ushtrohet ajo.
3. Autoriteti i zhvillimit mund të përcaktojë në lejen e zhvillimit edhe rregulla arkitektonike
dhe instrumente të zbatueshme të drejtimit të zhvillimit, ndër ato të parashikuara në nenet 30
deri në 36, të ligjit.
6. Në rast ndryshimi të statusit apo kufijve të pronës, zhvilluesi duhet të aplikojë për leje të
re zhvillimi.