Nr______Prot.                                                           Belsh më:  12 /02 / 2021

NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE

Për pranimin në Shërbimin e MZSH-së.

(Sektori për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi),

Niveli baze.

KREU I- Pranimi në Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi

Në bazë të Ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligjit nr.152/2015, datë 21.12.2015 “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi”, Kreu III, neni 14/1 “Pranimi në nivelin bazë të shërbimit të MZSH-së” dhe neni 15 të VKM nr. 294, datë 05.04.2017 “Për miratimin e listës së bashkive të cilët do të ngrenë shërbim të MZSH-së”  Vendimit të Keshillit Bashkisë nr. 202, datë 16.12.2020 “Për miratimin e numrit të punonjesve të Bashkisë, institucioneve në vartësi dhe të njesive administrative, i konfirmuar nga Prefekti me nr. 1712/1 prot, datë 30.12.2020, të Urdhërit nr 207, datë 21.01.2021 të Kryetarit të Bashkisë” Për miratimin e strukturës organizative të Bashkisë”;  Shkresës nr 726 prot  date 13.02.2018 te “Mbi ngritjen e shërbimit të MZSH-së” të Ministrisë Brendshme, Bashkia Belsh njofton se në Sektorin e MZSH-së ka  1 (një) vende të lira pune në nivelin bazë të këtij shërbimi ne pozicionet;

  1. Asistent/Zjarrfikes.

KREU II- Përshkrimi i përgjithshëm i pozicionit të punës.

Shërbimi i MZSH-së është një strukturë e specializuar e gatishmërisë së përhershme, misioni i të cilës është inspektimi, parandalimi me masat e mbrojtjës nga zjarri, ndërhyrja për shuarjen e zjarreve, shpëtimi i jetës, pronës, mjedisit, pyjeve dhe kullotave në aksidenteve të ndryshme, fatkeqësi natyrore, si dhe në ato të shkatuara nga dora e njeriut.

Zjarrfikësi është personi i emëruar në strukturat e shërbimit të MZSH-së, i trajnuar profesionalisht për të ndërhyrë në shuarjen e zjarreve dhe shpëtimin e jetës së njeriut, të gjëse  së gjallë dhe pronës

Duhet të njohe dhe te zbatoje orarin e veprimeve, të dijë pozicionin në shërbim dhe detyrat e tij funksionale, të jetë në cdo kohë në gadishmëri të lartë për të vepruar në zgjidhjen e situatave që ndodhin, të njohë dhe të zbatojë rregullat e brendshme në stacion dhe të sigurojë paprekshmërinë dhe abuzimin e mjediseve, teknikës, paisjeve etj, të mbajë pastër të gjitha ambjentet që disponon stacioni, të jetë i sjellshëm në komunikim me qytetarët që kërkojnë ndihmë, me kolegët duke pasqyruar një figurë qytetare dhe humane.

Kërkesa të Përgjithshme për pranimin:

  1. Të jetë shtetas shqipëtar;
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  3. Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i/e aftë për të kryer detyra me rrezik të shtuar;
  4. Të mos jetë i përjashtuar nga shërbimi zjarrfikës, Policia e Shtetit apo nga institucione të tjera;
  5. Të ketë mbaruar arsimin e mesëm;
  6. Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë, për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  7. Të jetë nën moshën 35 (tridhjetë) vjeç;
  8. Të ketë përfunduar testimin fiziko-profesional dhe kursin përkatës pranë Akademisë së Sigurisë osë në qëndra të trajnimit zjarrfikës.

KREU III- Dorëzimi i dokumenteve, kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Zyrën  e Sektorit te  Burimeve Njerëzore, Bashkia Belsh këto dokumenta: 

  1. Kërkesë me shkrim drejtuar institucionit të Bashkisë Belsh (sektorit të shërbimit të MZSH-së)
  2. Fotokopje e ID (kartë identiteti);
  3. Çertifikatë familjare;
  4. Një kopje të jetëshkrimit (CV);
  5. Një numër kontakti (e-mail) si dhe adresën e plotë të vendbanimit;
  6. Diplomë të njëhsuar me origjinalin të arsimit të mesëm (minimalisht); 
  7. Listë notash të njësuar me origjinalin;
  8. Raport mjeko-ligjor nga autoriteti kompetent, që vërteton “gjëndje të mirë shëndetsore dhe i/e aftë fizikisht për të kyer detyra me rrezik të shtuar”;
  9. Referencë me karakteristika specifike nga punëdhënësi i fundit (nëse ka);
  10. Vërtetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, si dhe nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor;
  11. Fotokopje të librezës së punës e njësuar me origjinalin (nëse ka);
  12.  Çertifikata, trajnime profesionale, në fushën e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin (nëse ka);
  13. Formulari i aplikimit (plotësimi i të cilit bëhet pranë zyrës së menaxhimit të burimeve njerëzore, Bashkia Belsh).

Ky dokumentacion duhet të dorëzohet deri në datën 02.03.2021

Në datën 05.03.2021, do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin (në stendën e informimit të publikut). Këta do të jenë ata që plotësojnë kushtet e pergjithshme dhe kriteret e aplikimit, të kërkuara më sipër.

Kandidatët që nuk kualifikohen do të njoftohen individualisht (me e-mail) për shkaqet e moskualifikimit më datë 09/03/2021.

Ankesat nga kandidatët paraqiten në njësinë përgjegjëse, brenda 3 ditëve pune nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve pune nga data e depozitimit të saj.

Konkurimi:

Provimi me shkrim do të bëhen në datën  12/03/2021 në mjediset e Bashkisë Belsh-Salla e Keshillit Bashkiak, në orën  1100

Testi i aftësive fizike: i cili përmban, vrapim, peshën/gjatësi dhe testet e muskujve, dhe intervista me gojë do të zhvillohet  15/03/2021 në orën 1000

Fusha kryesore mbi të cilën bazohet konkurimi

  • Njohuritë për Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;
  • Ligjin nr.139/2015, date 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”;
  • Ligji nr.152, datë 21.12.2015 ‘Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”;

Kandidatët do të vlerësohen nga “Njesia e Menaxhimit”, i ngritur pranë Bashkise Belsh. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 40 (dyzetë) pikë për testimin me shkrim, 20 (njëzetë) pikë për intervistën me gojë dhe 40 (dyzetë) pikë për testin fizik.

Lista përfundimtare e kandidatëve të përzgjedhur fitues  do te shpallet në datën  17/03/2021

Njoftimi do të bëhet: në stendën e informimit të publikut, ne Bashkine Belsh në datën 18/03/2021.

Ankesat nga kandidatët paraqiten në njësinë përgjegjëse, brenda 3 ditëve pune nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve pune nga data e depozitimit.

Shpallja është e hapur për të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret e përgjithshme të sipërcituara.

Kandidatë fitues do të shpallen 1(një) prej aplikantëve të renditur me pikët më të larta.

bashkiabelshNjoftimeNr______Prot.                                                           Belsh më:  12 /02 / 2021 NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE Për pranimin në Shërbimin e MZSH-së. (Sektori për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi), Niveli baze. KREU I- Pranimi në Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi Në bazë të Ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligjit nr.152/2015, datë 21.12.2015 “Për shërbimin...Qyteti i liqeneve karsktike