Në zbatim të ligjit Nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, nenit 7, të ligjit Nr.162 datë 23.12.2020 “Për Prokurimin Publik”, ligjit Nr. 68, datë 27.04.2017 “Për financat e Vetëqeverisjes Vendore”, ligjit Nr.10 352, datë 18.11.2010 “Për Artin Dhe Kulturën” ligjit Nr .9386, date 4.5.2005 “Per Muzete” dhe kerkeses se ardhur me nr 2129 prot. date 29.07.2022

Bashkia Belsh njofton hapjen e procedurës për “marrje ambjenti me qira per shfrytezim per mini Muze” me qëllim përmbushjen e detyrave dhe funksioneve kulturore. 

Kriteret, specifikimet e ambientit dhe dokumentacioni që kërkohet nga ofertuesi qiradhënës:

Bashkia Belsh kërkon të marrë me qira ambjent të përshtashëm per ekspozimin e objekteve kulturore qe tregojne nje pjese te historise te qytetit te Belshit, me këto kritere dhe specifikime si më poshtë vijon:

a) Ambjenti i marre me qira duhet të jetë brenda vijës së verdhë së Bashkisë Belsh dhe brenda qendrës se qytetit;

b) Të jetë ne katin -1 ose katin 0

c) Të ketë aksesin e hyrjes/daljes;

d) Të ketë dalje emergjente;

e) Të ketë siperfaqe jo më pak se 200-250 m2 të çertifikuar nga ZRPP;

f) Të jetë e shtruar dhe e sistemuar ku të përfshihet dhe rrejeti i sistemimit të kanalizimeve dhe ujrave;

g) Të ketë ambjente për shërbime sanitare;

h) Të ketë kontratë me OSSHE dhe UKB;

i) Të ketë pajisje për sistemin kundra zjarrit;

j) Të ofrojë kushte të pështatshme për ekspozimin dhe i mbrojtur nga ndikimi i kushteve atmosferike (dielli, lagështia, etj.);

k) Të jetë i izoluar;

l) Të plotësoje te gjitha kerkesat dhe kushtet e nje mini muzeu.

Oferta e qiradhënësit duhet të jetë e shoqëruar me:

a) Kërkesen e subjektit/individit për pjesëmarrje në konkurrim;

b) Deklarata e hollësishme për vënien ne funksionim të objektit;

c) Gent-plani i pasurisë;

d) Fotokopje e noterizuar e certificates së pronësisë dhe kartelës së pasurisë ose të dokumentacionit që është ndërtuar në përputhje me legjislacionin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit dhe të procedures për pajisjen me certificate pronësie;

e) Përshkrim i gjendjes së ambjentit;

f) Ekstrakt tregtar i subjektit (i vulosur elektronikisht) ose dokument identifikimi (ID) në rastin e oferuesve individ;

g) Oferta e qiradhënësit duhet të specifikojë çmimin mujor të qirasë (lek/muaj);

Shënim:

➢ Të gjithë dokumentat duhet të jenë origjinale ose kopje të noterizuara të tyre. Rastet e mos-dorëzimit të një dokumenti, ose të dokumentave të rreme e të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim.

➢ Cmimi i qirasë së ofertuar nga subjektet, duhet të përfshijë të gjitha detyrimet tatimore që burojnë nga marrëdhënia e qirasë, të cilat do të jenë në ngarkim të qiradhënësit.

➢ Detyrimet që lindin nga përdorimi i energjisë elektrike dhe ujit gjatë periudhës së vlefshmërisë së Kontratës së qirasë do të përmbushen nga Bashkia Belsh.

➢ Bashkia Belsh rezervon të drejtën për të verifikuar të gjitha kushtet e ambientit, duke kyer verifkimet në ambjentin përkatës nëpërmjet përfaqësuesve të saj.

➢ Afati i parashikuar i qiramarrjes, do të jetë jo me pak se 10-15 vjet nga data e nënshkrimit të kontratës.

Të interesuarit (ofertuesit qiradhënës) duhet të dorëzojnë të gjithë dokumentacionin brenda datës 29.08.2022, pranë zyrës së Protokollit ne Bashkinë Belsh.

Kontrata e qiramarrjes quhet e lidhur dhe hyn në fuqi ditën e nënshkrimit të saj nga Bashkia Belsh (Qiramarrësi) dhe Ofertuesi (qiradhënës) i shpallur fitues.

Oferta fituese do të jetë oferta me çmimin më të ulët (oferta ekonomikisht më e favorshme), e cila plotëson të gjitha kriteret dhe kërkesat e përcaktuara në “Njoftimi për marrje me qira ambjenti” publikuar në website-in zyrtar dhe ne kendin e njoftimeve zyrtare te Bashkisë.

bashkiabelshNjoftimeNë zbatim të ligjit Nr. 139/2015, datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, nenit 7, të ligjit Nr.162 datë 23.12.2020 “Për Prokurimin Publik”, ligjit Nr. 68, datë 27.04.2017 “Për financat e Vetëqeverisjes Vendore”, ligjit Nr.10 352, datë 18.11.2010 “Për Artin Dhe Kulturën” ligjit Nr .9386, date 4.5.2005 “Per Muzete” dhe kerkeses...Qyteti i liqeneve karsktike