Sot më datë 18 Shtator, në Belsh në kuadër të Javës Europiane të Mobilitetit, u organizua në sheshin e qytetit aktiviteti ndërgjegjësues për rëndësinë e përdorimit të biçikletave për mbrojtjen e mjedisit. Në këtë aktivitet, organizuar nga Shoqata për Autonomi Vendore në bashkëpunim me Bashkinë Belsh, u pedalua fillimisht nga sheshi i qytetit deri në fshatin turistik Seferan. Ky aktivitet synoi sensibilizimin e fëmijëve dhe të rinjve dhe të rejave mbi mbrojtjen e mjedisit dhe përdorimin e mjeteve alternative të transportit. Pedalojmë sëbashku! 🚴‍♀️🚴‍♂️ .

Të kontribuojmë të gjithë nga pak për të mbrojtur mjedisin tonë!

 

https://i0.wp.com/bashkiabelsh.al/wp-content/uploads/2019/10/70870394_3045067948900258_245536120601837568_n.jpg?fit=960%2C640&ssl=1https://i0.wp.com/bashkiabelsh.al/wp-content/uploads/2019/10/70870394_3045067948900258_245536120601837568_n.jpg?resize=150%2C150&ssl=1bashkiabelshGaleriaSot më datë 18 Shtator, në Belsh në kuadër të Javës Europiane të Mobilitetit, u organizua në sheshin e qytetit aktiviteti ndërgjegjësues për rëndësinë e përdorimit të biçikletave për mbrojtjen e mjedisit. Në këtë aktivitet, organizuar nga Shoqata për Autonomi Vendore në bashkëpunim me Bashkinë Belsh, u pedalua fillimisht...Qyteti i liqeneve karsktike