REPUBLIKA E SHQIPËRISË
BASHKIA BELSH

Lloji i diplomës “Shkenca Inxhenerike” niveli minimal i diplomës “Bachelor”ose “Master Shkencor/Profesional”

Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, Institucioni (Bashkia Belsh)shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil për pozicionet:

1 Specialist  “Inxhinier Mjedisi” në Drejtorinë e Zhvillimit të Bujqësisë, Pyjeve dhe Mjedisit

                           Kategoria e pagës IV-b.

Text Box: Pozicioni më sipër, u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele!
Vetëm në rast se në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ky pozicion është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës se pranimit në shërbimin civil.

Për të dy Procedurat (lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil) aplikohet në të njëjtën kohë!

Afati për dorëzimin e Dokumenteve: 23.09.2021 Afati për dorëzimin e Dokumenteve: 28.09.2021Levizja paralele Pranim në Shërbimin Civil

  1. Merr pjese ne ushtrimin e kontrollit te zhvillimit per zbatimin e instrumentave kombetare e vendore te planifikimit te territorit dhe propozon masat e nevojshme per te shmangur shkeljet mjedisore nga abuzimet me territorin.
  2. Drejton dhe nxit hartimin e programeve te ndergjegjesimit dhe edukimit publik per      pergjegjesine  e qytetareve per mbajtjen  paster te mjedisit
  3. Merr pjese ne hartimin e politikave per premisat baze dhe objektivat e planifikimit e zhvillimit te territorit ne perputhje me zhvillimin mjedisor
  4. Harton studimin e vleresimit strategjik mjedisor dhe bashkerendon keshillimin me palet e interesuara si dhe degjesat publike per vleresimin strategjik mjedisor
  5. Merr pjese ne hartimin e studimit qe parashikon zonat midis te cilave do te kryhet  transferimi i se drejtes per zhvillim ne kuader te programit te ndermarre nga njesia e qeverisjes vendore me qellim mbrojtjen e zonave natyrore

I- Lëvizja paralele

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.

1.1KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

•         Të jenë nëpunës civil të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori, (sipas përcaktimeve të nenit 19 të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar) (niveli i pagës IV-b),

•         Të mos kenë masë disiplinore në fuqi (të vërtetuar me një dokument nga institucioni);

•         Të kenë të paktën një vlerësim pozitiv (për kandidatët e institucioneve që sapo kanë hyrë në shërbimin civil kërkohet vlerësim nga eprori direkt);

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

a)        Të zotërojnë diplomë të nivelit “Bachelor”,“Master Shkencor apo Profesional” në degën Inxhenerike Mjedisi edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).

b)       Të kenë eksperiencë pune jo më pak se 2 vite, në administratën shtetërore ose institucione të pavarura.

c)        Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grupë.

d)       Të zotërojnë gjuhën angleze. Përparësi ka një gjuhë e dytë e BE-së.

1.2   DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT.

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë njësisë së burimeve njerëzore të Bashkise Belsh ku ndodhet pozicioni për të cilin ata dëshirojnë të aplikojnë, dokumentet si më poshtë:

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë Dokumentet si më poshtë:

  1. Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-Dokumente/219-udhezime-Dokumente

  • Kërkesë për aplikim (me shkrim dore);
  • Fotokopje e Kartës së Identitetit;
  • Çertifikatë familjare, personale;
  • Fotokopje e diplomës së shkollës dhe lista e notave e noterizuar;
  • Fotokopje e librezës së punës.
  • Raport mjeko-ligjor;
  • Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore (Deshmia penalitetit);
  • Vertetim Gjykate.
  • Vertetim Prokurorie
  • Dy fotografi (2.5 x 3.5 cm).
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  • Vërtetim nga Institucioni qe nuk ka masë displinore në fuqi.
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 23.09.2021

1.3REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 25.09.2021, njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të Institucionit Bashkia Belsh ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, nëpërmjet adresës tuaj të e-mail, për shkaqet  e moskualifikimit.

1.4FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA.
  1. Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
  2. Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjes vendore”
  3. Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”
  4. Ligjin nr. 9131, dt. 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”
  5. Ligjin nr. 107/2014 “Për Planifikimin  dhe Zhvillimin e Territorit” i ndryshuar
  6. Ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”
  7. Ligji 10 431,  datë 9.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”
1.5MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen për jetëshkrimin, eksperiencat, trajnimet, kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe vlerësimet pozitive. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme;
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Totali i pikëve në përfundim të intervistës së strukturuar me gojë është 60 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve,  mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin Nr. 2, datë 27.03.2015, “Për procesin e plotësimit të vendeve të lira në shërbimin civil nëpërmjet procedures së lëvizjes paralele, ngritjes në detyrë për kategorinë e mesme dhe të ulët drejtuese dhe pranimin në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive nëpërmjet konkurrimit të hapur”,të Departamentit të Administratës Publike ëëë.dap.gov.al.

http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

1.6DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Belsh do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike për datën e saktë të shpalljes së fituesit.


2- Pranimi në shërbimin civil

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët që plotësojnë kërkesat e përgjithshme në përputhje me nenin 21, të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nepunesit civil”, i ndryshuar.

2.1KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  1. Të zotërojnë diplomë të nivelit “Bachelor”ose “Master Shkencor” apo “Profesional” në degën…., edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë.(Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
  2. Të kenë eksperiencë pune jo më pak se 1 vite, në administratën shtetërore dhe/ose institucione të pavarura dhe/ose institucionet e tjera publike.
  3. Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grupë.
  4. Të zotërojnë gjuhën angleze. Përparësi ka një gjuhë e dytë e BE-së.
  5. Të bëjë analizë të kombinuar të hierakisë së normave ligjore.
  6. Të përshtatet me kompleksitetin e kuadrit ligjorë.
  2.2DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

   Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë Dokumentet si më poshtë:

  1. Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-Dokumente/219-udhezime-Dokumente

  • Kërkesë për aplikim (me shkrim dore);
  • Fotokopje e Kartës së Identitetit;
  • Çertifikatë familjare, personale;
  • Fotokopje e diplomës së shkollës dhe lista e notave e noterizuar;
  • Fotokopje e librezës së punës.
  • Raport mjeko-ligjor;
  • Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore (Deshmia penalitetit);
  • Vertetim Gjykate.
  • Vertetim Prokurorie
  • Dy fotografi (2.5 x 3.5 cm).
  • Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
  • Vërtetim nga Institucioni qe nuk ka masë displinore në fuqi.
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

Dokumentet duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti në institucion, brenda datës 08.10.2021,  në Institucionin Bashkia Belsh.

Text Box: Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit në shërbimin civil , do të informohen për fazat e mëtejshme të kësaj proçedure:
-	për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,
-	datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;
-	mënyrën e vlerësimit të kandidatëve.

2.3REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 11.10.2021, njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të Institucionit Bashkia Belsh, ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, nëpërmjet adresës tuaj të e-mail, për shkaqet e moskualifikimit.

2.4FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  1. Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
  2. Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjes vendore”
  3. Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”
  4. Ligjin nr. 9131, dt. 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”
  5. Ligjin nr. 107/2014 “Për Planifikimin  dhe Zhvillimin e Territorit” i ndryshuar
  6. Ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”
  7. Ligji 10 431,  datë 9.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”
2.5MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

  1. Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;
    1. Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston ne motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë;
    1. Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë;

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike ëëë.dap.gov.al

http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015
2.6DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Institucioni Bashkia Belsh do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail). Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, do të marrin informacion në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Belsh dhe në “Portalin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit”  për fazat e mëtejshme të procedurës së pranimit në shërbimin civil të kategorisë ekzekutive: ­ për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak, ­ datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi; Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme  faqen e Bashkisë Belsh duke filluar nga data  08.10.2021

bashkiabelshNjoftimeREPUBLIKA E SHQIPËRISËBASHKIA BELSH Lloji i diplomës “Shkenca Inxhenerike” niveli minimal i diplomës “Bachelor”ose “Master Shkencor/Profesional” Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, Institucioni (Bashkia...Qyteti i liqeneve karsktike