Rruga “Cërrik – Belsh – Dragot – Ura Vajgurore”, prioriteti nr 1 , i Qeverise Shqiptare per vitin 2017. Me ne fund, pas 25 vitesh, tmerri i drejtuesve të mjeteve dhe 33 mije banorëve të Dumresë, duket se do marrë fund. Aktualisht per ndertimin, sistemimin dhe asfaltimin e kesaj rruge jane siguruar te gjitha financimet e nevojshme.

Investim qe do ta shnderroje zonen e Dumrese nga nje xhep i fshehur ne nje pike tranziti. Gjithashtu, kjo rrugë do të krijojë mundësi më të mëdha edhe për investime të tjera në qytetin e Belshit dhe fshatrave perreth , si në fushën e bujqësisë, blegtorisë dhe rritjes se cilesise se jeteses. Realizimi i këtij segmenti do të ndikonte fuqishëm dhe direkt në rritjen e mirëqënies së këtij komuniteti.

Gjatësia totale e rrugës është afërsisht 27 km dhe punimet për zbatimin e projektit fillojnë në fillim te vitit 2017. Ky investim gjigand, me i madhi ne gjithe historine e Dumrese, bashkengjitur me projektet e filluara dhe te tjerave qe kemi gati, si ndertimi i unazes se qytetit, rikonstruksioni i gjimnazit ” Sami Frasheri” Belsh, projektet e USAID ne fushen e turizmit etj, do ti japin nje hop te ri zhvillimit te zones sone.

https://i2.wp.com/bashkiabelsh.al/wp-content/uploads/2016/11/Capture.jpg?fit=789%2C530https://i2.wp.com/bashkiabelsh.al/wp-content/uploads/2016/11/Capture.jpg?resize=150%2C150bashkiabelshNjoftimeRruga 'Cërrik - Belsh - Dragot - Ura Vajgurore', prioriteti nr 1 , i Qeverise Shqiptare per vitin 2017. Me ne fund, pas 25 vitesh, tmerri i drejtuesve të mjeteve dhe 33 mije banorëve të Dumresë, duket se do marrë fund. Aktualisht per ndertimin, sistemimin dhe asfaltimin e kesaj...Qyteti i liqeneve karsktike