“RAJONE MË TË FORTA NË RRUGËN E INTEGRIMIT NË BE”

Në kuadër të Programit për Zhvillimin Rajonal në Shqipëri (PZHRSH), PZHRSH dhe katër Agjencitë e Zhvillimit Rajonal (AZHR), bashkërisht organizuan me dt.27.07.2018 ne Tirane një event publik për të prezantuar projektet fituese se Skemës Pilote Rajonale të Granteve.

Për herë të parë në Shqipëri, një Skemë Pilote Rajonale e Granteve me një fond prej 820,000 Euro, po zbatohet në bazë të praktikave më të mira dhe standardeve të BE-së.

Thirrja për aplikime me fokus Bashkitë e Shqipërisë, mblodhi më shumë se 47 aplikime, prej të cilave u përzgjodhën 16 projekte. Kemi kenaqesine te njoftojme se bashkia Belsh me projektin e saj “Shtigjet Turistike ne Liqenet e Belshit” ishte nje nga fituesit.

Objektivi i pergjithshem i ketij projektit eshte krijimi i nje rrjeti te infrastruktures (shtigjet turistike) si baze per nje destinacion kompleks atraktiv te turizmit ne zonen e Dumrese ne funksion te permisimit te kushteve socio-ekonomike te banoreve te zones. Objektivat specifike perfshinjne: Identifikimin e potencialit turistik te zones se liqeneve te Dumrese; Zhvillimin e nje numri produktesh turistike, dhe realizimin e mjeteve per te krijuar vizibilitet per projektin.

Nje falenderim i vecante shkon per kryetarin e bashkise Z.Arif Tafani dhe grupin e punes qe ndihmuan ne hartimin dhe idenjimin e ketij projekti fitues.

 

FINANCOHET NGA

https://i0.wp.com/bashkiabelsh.al/wp-content/uploads/2018/08/IMG_5420.jpg?fit=1024%2C549https://i0.wp.com/bashkiabelsh.al/wp-content/uploads/2018/08/IMG_5420.jpg?resize=150%2C150bashkiabelshNjoftime“RAJONE MË TË FORTA NË RRUGËN E INTEGRIMIT NË BE” Në kuadër të Programit për Zhvillimin Rajonal në Shqipëri (PZHRSH), PZHRSH dhe katër Agjencitë e Zhvillimit Rajonal (AZHR), bashkërisht organizuan me dt.27.07.2018 ne Tirane një event publik për të prezantuar projektet fituese se Skemës Pilote Rajonale të Granteve. Për herë të...Qyteti i liqeneve karsktike