Vijojnë me ritme të larta punimet në aksin Grekan-Shelg-Gjyrale.
👷♂️Vijojnë me ritme të larta punimet në aksin Grekan-Shelg-Gjyrale.
Aksi lidh bashkinë Belsh me bashkinë Cërrik, duke nxitur aksesin e banorëve të këtyrë zonave në shërbimet bazë dhe rritjen e ekonomive familjare, përmes tregtimit të produkteve bujqësore e blegtorale. 🏡🛣
Deri më tani kanë përfunduar punimet për gërmimet, mbushjet në trupin e rrugës dhe hedhjen e shtresës së zhavorrit në të gjithë gjatësinë e saj.
🚧 Ndërhyrja vazhdon për realizimin e shtresës së çakullit dhe për ndërtimin e portaleve të tombinove.
Gjithashtu punimet kanë filluar dhe në ndërtimin e mureve pritës.
👨💼 Me financim të Qeverisë Shqiptare, projekti zhvillohet në kuadër të programit “Infrastruktura Vendore Rajonale” në zbatim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
