THIRRJE PËR APLIKIME
Investime për diversifikimin e të ardhurave rurale dhe krijimi i vlerës së shtuar në zinxhirin e vlerës për produktet bujqësore lokale
Financuar nga projekti
UNJP/ALB/017/UNJP
“Forcimi i kapaciteteve të fermerëve, grave rurale, të rinjve dhe shërbimit këshillimor”
FAO – Organizata e Kombeve të Bashkuara për Bujqësinë dhe Ushqimin zhvilloi takimin informues të fermerëve dhe prodhuesit e vegjël (Seferan) për thirrjen për aplikime në kuadër të projektit.
Projekti, duke përfshirë edhe këtë thirrje për aplikim, synon të mbështesë fermerët dhe prodhuesit e vegjël përmes promovimit të praktikave më të mira në diversifikimin e të ardhurave rurale, krijimi i vlerës së shtuar në zinxhirin ushqimorë, bashkëpunimit të fermerëve për rritjen e standardeve të sigurisë ushqimore dhe promovimin e produkteve
lokale.
Grupet e fermerëve nga komuniteti Seferan (dhe fshatrat përreth), janë të pranueshëm për këtë thirrje për aplikim, në masën “Investime për rritjen e vlerës së produkteve lokale bujqësore” e cila synon të mundësojë grante për investime në vlerë të vogël. Çdo grant i dhënë në këtë thirrje nuk mund të kalojë vlerën e 20,000 USD. Në këtë shumë nuk përfshihet bashkëfinancimi i grupit të fermerëve.
Thirrja për aplikim inkurajon bashkëpunimin midis fermerëve, përpunuesve të vogël dhe agroturizmit duke nxitur aplikantët të përfitojnë investime në grup, jo vetëm në nivel individual, u shpreh Z. Agim Pepkolaj (FAOAL).
Aplikimet duhen të plotësohet në mënyrë elektronike, forma e të cilës pranohet në gjuhën Shqipe ose Angleze, dhe rekomandohet të dërgohen dorazi në zyrën e FAO Shqipëri.
Afati i fundit për pranimin e aplikimeve është 5 Prill 2021