SHPALLJE PUNONJËS SHËRBIMI
Në mbështetje të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligji nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i punës i Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar), datë 24.12.2021 “Për miratimin e numrit të përgjithshëm të punonjësve të Bashkisë Belsh” i konfirmuar nga Prefekti i Qarkut Elbasan me nr. 1422/1, datë 06.01.2022, si dhe urdhërit të Kryetarit të Bashkisë me nr. 310, datë 28.01.2022 “Struktura Organizative e Bashkisë Belsh viti 2022”
1 Punonjës shërbimi
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të kenë të kryer arsimin baze preferohet ata me arsim të mesëm;
- Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht e mendërisht për të vepruar;
- Mosha e aplikanteve duhet të jetë nga mosha 25 vjeç deri në 50 vjeç;
- Të mos jetë i dënuar nga organet gjyqësore dhe të drejtësisë me vendim të formës së prerë;
Detyrat kryesore:
Kryen detyrat sipas vendit te punes percaktuar ne kontraten e punës.
Raporto tek eprori direkt ne lidhje me përfundimin e detyrave të dhëna.
Kryen detyra të tjera përkatëse të ngarkuara nga eprori direkt apo titullarët e institucionit.
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë për aplikim (me shkrim dore);
- Curriculum Vitae
- Fotokopje e Kartës së Identitetit;
- Çertifikatë familjare;
- Fotokopje e diplomës së shkollës dhe lista e notave e noterizuar;
- Fotokopje e librezës së punës.
- Raport mjeko-ligjor;
- Vërtetim i gjendjes Gjyqësore;
- Dy fotografi (2.5 x 3.5 cm).
Dokumentat duhet të dorëzohen në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore në sektorin e Protokoll Arshivës brenda datës 03.02.2022
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar Kandidatët në intervistën me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me punën; b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njësia e Burimeve Njerëzore në Bashkinë Belsh do në faqen e internetit të Bashkisë Belsh në stendat e informimit të publikut. Kandidatët jo fitues kanë të drejtë të ankimohen pranë Njësisë së Burimeve Njerëzore të Bashkisë Belsh. Afati i ankimimit është 2 ditë nga data e shpalljes së fituesve.
https://bashkiabelsh.al/shpallje-punonjes-sherbimi-2/https://i0.wp.com/bashkiabelsh.al/wp-content/uploads/2016/12/njoftim-departamenti-i-inxhinierise-elektrike-dhe-teknologjise-se-informacionit-1445584553.jpg?fit=715%2C300&ssl=1https://i0.wp.com/bashkiabelsh.al/wp-content/uploads/2016/12/njoftim-departamenti-i-inxhinierise-elektrike-dhe-teknologjise-se-informacionit-1445584553.jpg?resize=150%2C150&ssl=1NjoftimeNë mbështetje të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligji nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i punës i Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar), datë 24.12.2021 “Për miratimin e numrit të përgjithshëm të punonjësve të Bashkisë Belsh” i konfirmuar nga Prefekti i Qarkut Elbasan me nr. 1422/1, datë 06.01.2022, si dhe urdhërit...bashkiabelsh bashkiabelsh@hotmail.comAdministratorBashkia Belsh