SHPALLJE PËR VENDE TË LIRA PUNE
Në mbështetje të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligji nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i punës i Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar), si dhe urdhërit të Kryetarit të Bashkisë me nr. 121, datë 09.01.2025 “Struktura Organizative e Bashkisë Belsh Viti 2025”, Struktura Organizative Agjensia e Funksioneve, Bashkia Belsh shpall kërkesat për vende të lira pune :
1 (një) vend të lirë pune (Specialist i Emergjencave Civile dhe Strehimit)
1 (një) vend të lirë pune (Specialist Turizmi)
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të kenë të kryer arsimin baze preferohet ata me arsim të mesëm;
- Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht e mendërisht për të vepruar;
- Mosha e aplikanteve duhet të jetë nga mosha 23 vjeç deri në 65 vjeç;
- Të mos jetë i dënuar nga organet gjyqësore dhe të drejtësisë me vendim të formës së prerë;
- Te jete punonjes i kualifikuar ne lidhje me kryerjen e detyrave si Usta ne fushen e ndertimit e të mirmbajtjes.
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë për aplikim (me shkrim dore);
- Curriculum Vitae
- Fotokopje e Kartës së Identitetit;
- Çertifikatë familjare;
- Çertifikatë personale;
- Fotokopje e diplomës së shkollës dhe lista e notave e noterizuar;
- Fotokopje e librezës së punës;
- Vertetim nga Gjykata;
- Vertetim nga Prokuroria;
- Raport mjeko-ligjor;
- Vërtetim i gjendjes Gjyqësore;
- Dy fotografi (2.5 x 3.5 cm).
Dokumentat duhet të dorëzohen në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse, të Agjensisë së Funksioneve të Patransferueshme brenda datës 20.06.2025.
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar Kandidatët në intervistën me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me punën; b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njësia e Burimeve Njerëzore në Bashkinë Belsh do në faqen e internetit të Bashkisë Belsh në stendat e informimit të publikut. Kandidatët jo fitues kanë të drejtë të ankimohen pranë Njësisë së Burimeve Njerëzore të Bashkisë Belsh. Afati i ankimimit është 2 ditë nga data e shpalljes së fituesve.
https://bashkiabelsh.al/shpallje-per-vende-te-lira-pune/https://i0.wp.com/bashkiabelsh.al/wp-content/uploads/2024/07/njoftim.jpg?fit=715%2C300&ssl=1https://i0.wp.com/bashkiabelsh.al/wp-content/uploads/2024/07/njoftim.jpg?resize=150%2C150&ssl=1NjoftimeNë mbështetje të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligji nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i punës i Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar), si dhe urdhërit të Kryetarit të Bashkisë me nr. 121, datë 09.01.2025 “Struktura Organizative e Bashkisë Belsh Viti 2025”, Struktura Organizative Agjensia e Funksioneve, Bashkia Belsh shpall kërkesat...bashkia matea1598@gmail.comAdministratorBashkia Belsh