Programit per Bujqesine dhe Zhvillimin Rural, IPARD-II, 2014-2020
Takim Informues me fermeret per perthithjen e grandeve ne kuader te “Programit per Bujqesine dhe Zhvillimin Rural, IPARD-II, 2014-2020” bashkfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Shqiptare. Nen kujdesin e kryetarit z. Arif Tafani bashkia Belsh do te organizoje diten e Premte me dt. 22.11.2019 ne orën 10:00, salla e konferencave “Bar-Restorant-Shtylla” sesionin informues. Te ftuar do te jene specialiste nga Drejtorite Bujqesore Rajonale, Lokale, si edhe nga sektori privat te certifikuar nga Be-ja per ekspertizen e tyre ne sherbimet qe ata i ofrojne fermereve. Per me shume informacione lutemi pjesemarrjen t’uaj ne kete eveniment te rendesishem.
Programi IPARD do të kontribuojë ndjeshëm në konkurrencën e bujqësisë dhe sektorit të ushqimit. Ai do t’i ndihmojë fermat dhe bizneset të përmbushin standardet kombëtare dhe ato të BE-së mbi sigurinë e ushqimit, si dhe kërkesat veterinare dhe fitosanitare, në dobi të konsumatorëve vendorë dhe klientëve ndërkombëtarë. Ai do t’u mundësojë gjithashtu produkteve shqiptare të hyjnë në tregjet e BE-së dhe t’i diversifikojnë aktivitetet ekonomike në zonat rurale të vendit duke çuar në një cilësi më të mirë të jetesës rurale.
IPARD II u mundëson fermerëve dhe agrobizneseve shqiptare të kenë qasje në 71 milionë Euro të financuara nga BE-ja për periudhën 2014-2020 – të cilat do të plotësohen me 23 milionë Euro nga Qeveria Shqiptare – duke siguruar gjithsej 94 milion Euro financim të disponueshëm për investime në bujqësi dhe zhvillimin rural.
https://bashkiabelsh.al/programit-per-bujqesine-dhe-zhvillimin-rural-ipard-ii-2014-2020/https://i0.wp.com/bashkiabelsh.al/wp-content/uploads/2019/11/Screenshot-74.png?fit=1024%2C576&ssl=1https://i0.wp.com/bashkiabelsh.al/wp-content/uploads/2019/11/Screenshot-74.png?resize=150%2C150&ssl=1GaleriaTakim Informues me fermeret per perthithjen e grandeve ne kuader te 'Programit per Bujqesine dhe Zhvillimin Rural, IPARD-II, 2014-2020' bashkfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Shqiptare. Nen kujdesin e kryetarit z. Arif Tafani bashkia Belsh do te organizoje diten e Premte me dt. 22.11.2019 ne orën 10:00, salla e...bashkiabelsh bashkiabelsh@hotmail.comAdministratorBashkia Belsh