NJOFTIM PUBLIK
Për çeljen e aplikimeve për programin social të strehimit subvencionit të qirasë për vitin 2024
Bashkia Belsh, në kuadër të programeve sociale të strehimit, konkretisht programit të subvencionimit të qirasë, në përputhje me proçedurat administrativo-ligjore të parashikuara ne ligjin nr.22/2018 “Për strehimin social”, i ndryshuar me Ligjin nr.48/2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr.22/2018 “Për strehimin social”, VKM nr.384, datë 12.06.2019 “Për përcaktimin e dokumentacionit për të përfituar strehim sipas çdo program social te strehimit, dhe afateve e procedurave te miratimit nga organet e qeverisjes vendore”, VKM nr. 459, date 03.07.2019 “Për rregullat për administrimin e kërkesave te njësive te vetëqeverisjes vendore për fonde nga buxheti i shtetit për subvencionimin e qirasë ose uzufruktit, mënyrën e financimit te subvencionit, monitorimin dhe bashkëpunimin ndërmjet njësive te vetëqeverisjes vendore dhe ministrisë përgjegjëse për strehimin”, VKM nr. 362, date 29.05.2019 “Për kriteret e dhënies se subvencionit te qirasë për kategoritë qe gëzojnë përparësi ne subvencionimin e qirasë ne tregun e lire, nëpërmjet buxhetit të shtetit dhe mënyrën e llogaritjes së tij” si dhe VKM nr.301, datë 15.04.2021, “Për normat e strehimit”
Njofton te gjithë familjet e pastreha të interesuara të depozitojnë kërkesën e tyre dhe dokumentacionin ligjor si më poshtë vijon:
- Fotokopje e kartave te identitetit;
- certifikate e lindjes se aplikantit, me përjashtim te rasteve specifike kur individi/familja nuk ka regjistrim në gjendjen civile;
- Certifikate familjare;
- Vërtetim për vendbanimin ne njësinë e vetëqeverisjes vendore, ku kërkohet strehimi social;
- Vërtetim nga zyra e regjistrimit te pasurive te paluajtshme për pronat qe disponohen ne emër te secilit anëtar te familjes;
- vërtetim nga zyra e regjistrimit te pasurive te paluajtshme qe nuk ka kryer transaksione financiare për tjetësimin e pasurisë ne 5 vitet e fundit
- Vërtetim nga zyra e regjistrimit te pasurive te paluajtshme për sipërfaqen e pronës, qe zotëron familja apo ndonjë anëtar i saj, kur banesa është me sipërfaqe nen normat e strehimit ne fuqi;
- Vërtetim nga zyra e regjistrimit te pasurive te paluajtshme se nuk figuron e regjistruar asnjë prone, e cila mund te përdoret edhe për strehim, për çdo anëtar te familjes, qe kane ndryshuar vendbanim për efekt punësimi;
- Vërtetimi nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës qe aplikanti apo çdo pjesëtar tjetër i familjes ne moshe madhore nuk ka aplikuar për legalizim banese;
- aktverifikim nga njësia vendore për: – banesat ne rrezik shembjeje; – rastet kur familja ka mbetur e pastrehe, si rezultat i fatkeqësive natyrore; – banesat që prishen ose përjashtohen nga procesi i legalizimit.
- akt i verifikimit nga njësia vendore për familjet rome/egjiptiane, qe banojnë ne banesa individuale ose struktura, te cilat nuk klasifikohen si banesë.
- vendim i gjykatës qe i le ne ngarkim fëmijën ose fëmijët për çiftet e divorcuara.
- Vendim i gjykatës qe i le ne ngarkim fëmijën ose fëmijët për çiftet e divorcuara;
- Vërtetim i komisionit mjekësor te përcaktimit te aftësisë se kufizuar për individë me aftësi te kufizuara;
- Vërtetim
- vërtetim përkatës nga institucioni ku ka qëne i strehuar dhe librezë e jetimit, dhëne nga institucioni shtetëror i autorizuar për individët me statusin e jetimit:
- dokument që vërteton se ka mbetur i pastrehe si rezultat i lirimit te banesave, ish-prone e subjekteve te shpronësuara;
- dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për personat që kane statusin “emigrant”, “punëtor emigrant” dhe “azilkërkues”;
- dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për familjet e punonjësve te rëne ne detyrë, që u përkasin Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ne Ministrinë e Brendshme, Shërbimit te Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, te Forcave te Armatosura, te Shërbimit Informativ të shtetit dhe te Policisë se Burgjeve;
- urdhër mbrojtjeje apo urdhër i menjëhershëm mbrojtjeje, lëshuar nga gjykata për viktimat e dhunës ne familje:
- vetëdeklarim nëse individi/familja i përket pakicës kombëtare rome ose egjiptiane;
- dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse për te miturit ne konflikt me ligjin;
- vetedeklarim se i përket grupimit LGBTI;
- Vërtetim me certifikate familjare se individi i përket kategorisë vajze-nene;
- Vërtetim i te ardhurave neto te familjes ose një deklarate me shkrim nga aplikuesi për te ardhurat e familjes dhe burimin e tyre, te cilat duhet t’i bashkëlidhen dokumenteve zyrtare qe e vërtetojnë atë, përfshire vërtetimin nga punedhenesi për pozicionin dhe pagën e aplikantit e te personave te tjerë te familjes, qe janë ne marrëdhënie pune;
- dokument nga organet tatimore de ato te sigurimeve shoqërore për derdhjen e kontributeve, për te gjithë anëtarët e punësuar dhe te vetëpunësuar te familjes;
- Vërtetim nga zyra e ndihmës dhe përkujdesjes pranë njësive te vetëqeverisjes vendore për anëtaret e familjes te përfshire ne programin e ndihmës ekonomike dhe te pagesës për personat me aftësi te kufizuar;
- Vërtetim nga zyra e punësimit e njësisë vendore përkatëse për personat e përfshire ne programin e pagesës se papunësisë;
- Vërtetim nga organet e sigurimeve shoqërore për personat ne pension;
- Kontrata e qerase me afat 1-vjeçar (duhet te jete e noterizuar).
Ne zbatim te ligjit nr.22/2018 “Për strehimin social” i ndryshuar me ligjin nr.48/2023 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr.22/2018 “Për strehimin social”, aplikimet për përfshirjen ne programet sociale te strehimit do te bëhen online përmes portalit e-albania.
- Afati i aplikimit deri ne datën 30.11.2023 (30 Nëntor 2023)
- Dokumentat duhet te jene te lëshuar brenda 3 muajve te fundit nga momenti qe qytetari bën aplikimin/ rifreskimin e dokumentacionit.