Për pranimin në Shërbimin e MZSH-së (sektori për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi), Bashkia Belsh

 KREU I – Pranimi në Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi

 Në bazë të ligjit nr.139/2015, “ Për vetqeverisjen vendore”.ligjit nr. nr.152/2015, datë 21.12.2015 “Për   mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin” dhe në zbatim të VKM-së nr.294,dt.05.04.2017, “ Për miratimin e listës  së bashkive  të cilat do të ngrenë shërbim të MZSH-së Kreu III, neni 14/1 “pranimi në nivelin bazë të shërbimit të MZSH-së” dhe neni 15 të ligjit; Vendimit të Këshillit Bashkiak nr.73 dhe nr.74, datë 28.12.2017; Urdhëri të Kryetarit të Bashkisë nr.8, datë 31.01.2018 “ Për miratimin e strukturës organizative të bashkisë; Shkresës nr.726, datë 13.02.2018 “Mbi ngritjen e shërbimit të MZSH-së në bashki”të Ministrisë Brendshme, Bashkia Belsh njofton se në Sektorin e MZSH-së ka 13 (trembëdhjetë) vende të lira pune në nivelin bazë të këtij shërbimi në pozicionet e mëposhtme:

  1.   Asistent/Zjarrfikës

KREU II – Përshkrimi i përgjithshëm i vendit të punës.

Shërbimi i MZSH-së është një strukturë e specializuar e gatishmërisë së përhershme, misioni i të cilës është inspektimi, parandalimi me masat e mbrojtjës nga zjarri, ndërhyrja për shurjen e zjarreve, shpëtimi i jetës, gjës së gjallë, pronës, mjedisit, pyjeve dhe kullotave në aksidenteve të ndryshme, fatkeqësi natyrore, si dhe në ato të shkatuara nga dora e njeriut. Zjarrfikësi është personi i emëruar në strukturat e shërbimit të MZSH-së, i trajnuar profesionalisht për të ndërhyrë në shuarjen e zjarreve dhe shpëtimin e jetës së njeriut, të gjës së gjallë dhe pronës. Duhet të njoh dhe te zbatoje orarin e veprimeve, të dije pozicionin në shërbim dhe detyrat e tij funksionale, të jetë në cdo kohë në gadishmëri të lartë për të vepruar në zgjidhjen e situatave që ndodhin, të njoh dhe të zbatojë rregullat e brendshme në stacion dhe të sigurojë paprekshmërinë dhe abuzimin e mjediseve, teknikës, paisjeve etj, të mbajë pastër të gjitha ambjentet që disponon stacioni, të jetë i sjellshëm në komunikim me qytetarët që kërkojnë ndihmë, me kolegët duke pasqyruar një figurë qytetare dhe humane.

Kërkesa të Përgjithshme për pranimin:

  1. Të jetë shtetas shqipëtar
  2. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar
  3. Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i/e aftë për të kryer detyra me rrezik të shtuar
  4. Të mos jetë i përjashtuar nga shërbimi zjarrfikës, Policia e Shtetit apo nga institucione të tjera
  5. Të ketë mbaruar arsimin e mesëm
  6. Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë, për kryerjen e një vepre penale me dashje
  7. Të jetë nën moshën 30 (tridhjetë) vjeç;
  8. Të jetë i gjatë, jo më pak se 1.70
  9. Të ketë përfunduar testimin fiziko-profesional dhe kursin përkatës pranë Akademisë së Sigurisë osë në qëndra të trajnimit zjarrfikës

KREU III – Dorëzimi i dokumenteve,  kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Zyrën  e Protokoll-Arkivës –Sektori Menaxhimit Burimeve Njerëzore, Bashkia Belsh këto dokumenta: 

  1. Kërkesë me shkrim drejtuar institucionit të Bashkisë (sektorit të shërbimit të MZSH-së)
  2. Fotokopje e ID (kartë identiteti);
  3. Çertifikatë familjare;
  4. Një kopje të jetëshkrimit( CV);
  5. Një numër kontakti (e-mail) si dhe adresën e plotë të vendbanimit;
  6. Diplomë të njësuar me origjinalin të arsimit të mesëm(minimalisht);
  7. Listë notash të njësuar me origjinalin;
  8. Raport mjeko-ligjor nga autoriteti kompetent, që vërteton “gjëndje të mirë shëndetsore dhe i/e aftë fizikisht për të kyer detyra me rrezik të shtuar”;
  9. Referencë me karakteristika specifike nga punëdhënësi i fundit ( nëse ka);
  10. Vërtetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, si dhe nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor;
  11. Fotokopje të librezës së punës e njësuar me origjinalin (nëse ka);
  12. Çertifikata, trajnime profesionale, në fushën e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin (nëse ka);
  13. Formulari i aplikimit (plotësimi i të cilit bëhet pranë zyrës së menaxhimit të burimeve njerëzore, Bashkia Belsh);

 

Ky dokumentacion duhet të dorëzohet nga kandidati deri në datën  30.03.2018

Në datën 03.04.2018, do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin (në faqen zyrtare të Bashkise dhe në stendën e informimit të publikut). Këta do të jenë ata që plotësojnë kushtet e pergjithshme dhe kriteret e aplikimit, të kërkuara më sipër.

Kandidatët që nuk kualifikohen do të njoftohen individualisht (me e-mail) për shkaqet e moskualifikimit më date 03.04.2018.

Ankesat nga kandidatët paraqiten në njësinë përgjegjëse, brenda 3 ditëve pune nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve pune nga data e depozitimit të saj.

Konkurimi: provimi me shkrim do të bëhen në datën 14.04.2018, në mjediset e Bashkisë Belsh-Salla e Mbledhjeve, në orën 11-00.

Testi i aftësive fizike: i cili përmban, vrapim, peshën/gjatësi dhe testet e muskujve, dhe intervista me gojë do të zhvillohet 19.04.2018.

Fusha kryesore mbi të cilën bazohet konkurimi.

Njohuritë për Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;

Ligjin nr.139/2015, date 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”;

Ligji nr.152, datë 21.12.2015 ‘Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”;

 

Kandidatët do të vlerësohen nga “Komisioni i Brendshëm”, i ngritur pranë Bashkise Belsh. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 40 (dyzetë) pikë për testimin me shkrim, 20 (njëzetë) pikë për intervistën me gojë dhe 40 (dyzetë) pikë për testin fizik.

Lista përfundimtare e kandidatëve të përzgjedhur fitues: do të shpallet sipas rendit zbritës në datën 24.04.2018.

Njoftimi do të bëhet: në faqen zyrtare të Bashkisë  dhe në stendën e informimit të publikut, në datën 24.04.2018.

Ankesat nga kandidatët paraqiten në njësinë përgjegjëse, brenda 3 ditëve pune nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve pune nga data e depozitimit të saj.
Për sqarime, mund të kontaktoni me numër telefoni 0684049019 ose në adresën: Bashkia Belsh.

Shpallja është e hapur për të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret e përgjithshme të sipërcituara.

Kandidatë fitues do të shpallen 13(trembëdhjetë) prej aplikantëve të renditur me pikët më të larta.

 

K R Y E T A R I

Arif   TAFANI

 

 

Për të shkarkuar dokumentin KLIKO KËTU

https://i0.wp.com/bashkiabelsh.al/wp-content/uploads/2016/12/njoftim-departamenti-i-inxhinierise-elektrike-dhe-teknologjise-se-informacionit-1445584553.jpg?fit=715%2C300&ssl=1https://i0.wp.com/bashkiabelsh.al/wp-content/uploads/2016/12/njoftim-departamenti-i-inxhinierise-elektrike-dhe-teknologjise-se-informacionit-1445584553.jpg?resize=150%2C150&ssl=1bashkiabelshNjoftimePër pranimin në Shërbimin e MZSH-së (sektori për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi), Bashkia Belsh  KREU I - Pranimi në Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi  Në bazë të ligjit nr.139/2015, “ Për vetqeverisjen vendore”.ligjit nr. nr.152/2015, datë 21.12.2015 “Për   mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin” dhe në zbatim...Qyteti i liqeneve karsktike