NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE MZSH
Nr______Prot. Belsh më: 12 /02 / 2021
NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
Për pranimin në Shërbimin e MZSH-së.
(Sektori për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi),
Niveli baze.
KREU I- Pranimi në Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi
Në bazë të Ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligjit nr.152/2015, datë 21.12.2015 “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi”, Kreu III, neni 14/1 “Pranimi në nivelin bazë të shërbimit të MZSH-së” dhe neni 15 të VKM nr. 294, datë 05.04.2017 “Për miratimin e listës së bashkive të cilët do të ngrenë shërbim të MZSH-së” Vendimit të Keshillit Bashkisë nr. 202, datë 16.12.2020 “Për miratimin e numrit të punonjesve të Bashkisë, institucioneve në vartësi dhe të njesive administrative, i konfirmuar nga Prefekti me nr. 1712/1 prot, datë 30.12.2020, të Urdhërit nr 207, datë 21.01.2021 të Kryetarit të Bashkisë” Për miratimin e strukturës organizative të Bashkisë”; Shkresës nr 726 prot date 13.02.2018 te “Mbi ngritjen e shërbimit të MZSH-së” të Ministrisë Brendshme, Bashkia Belsh njofton se në Sektorin e MZSH-së ka 1 (një) vende të lira pune në nivelin bazë të këtij shërbimi ne pozicionet;
- Asistent/Zjarrfikes.
KREU II- Përshkrimi i përgjithshëm i pozicionit të punës.
Shërbimi i MZSH-së është një strukturë e specializuar e gatishmërisë së përhershme, misioni i të cilës është inspektimi, parandalimi me masat e mbrojtjës nga zjarri, ndërhyrja për shuarjen e zjarreve, shpëtimi i jetës, pronës, mjedisit, pyjeve dhe kullotave në aksidenteve të ndryshme, fatkeqësi natyrore, si dhe në ato të shkatuara nga dora e njeriut.
Zjarrfikësi është personi i emëruar në strukturat e shërbimit të MZSH-së, i trajnuar profesionalisht për të ndërhyrë në shuarjen e zjarreve dhe shpëtimin e jetës së njeriut, të gjëse së gjallë dhe pronës
Duhet të njohe dhe te zbatoje orarin e veprimeve, të dijë pozicionin në shërbim dhe detyrat e tij funksionale, të jetë në cdo kohë në gadishmëri të lartë për të vepruar në zgjidhjen e situatave që ndodhin, të njohë dhe të zbatojë rregullat e brendshme në stacion dhe të sigurojë paprekshmërinë dhe abuzimin e mjediseve, teknikës, paisjeve etj, të mbajë pastër të gjitha ambjentet që disponon stacioni, të jetë i sjellshëm në komunikim me qytetarët që kërkojnë ndihmë, me kolegët duke pasqyruar një figurë qytetare dhe humane.
Kërkesa të Përgjithshme për pranimin:
- Të jetë shtetas shqipëtar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i/e aftë për të kryer detyra me rrezik të shtuar;
- Të mos jetë i përjashtuar nga shërbimi zjarrfikës, Policia e Shtetit apo nga institucione të tjera;
- Të ketë mbaruar arsimin e mesëm;
- Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë, për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të jetë nën moshën 35 (tridhjetë) vjeç;
- Të ketë përfunduar testimin fiziko-profesional dhe kursin përkatës pranë Akademisë së Sigurisë osë në qëndra të trajnimit zjarrfikës.
KREU III- Dorëzimi i dokumenteve, kandidati duhet të dërgojë me postë ose dorazi, në Zyrën e Sektorit te Burimeve Njerëzore, Bashkia Belsh këto dokumenta:
- Kërkesë me shkrim drejtuar institucionit të Bashkisë Belsh (sektorit të shërbimit të MZSH-së)
- Fotokopje e ID (kartë identiteti);
- Çertifikatë familjare;
- Një kopje të jetëshkrimit (CV);
- Një numër kontakti (e-mail) si dhe adresën e plotë të vendbanimit;
- Diplomë të njëhsuar me origjinalin të arsimit të mesëm (minimalisht);
- Listë notash të njësuar me origjinalin;
- Raport mjeko-ligjor nga autoriteti kompetent, që vërteton “gjëndje të mirë shëndetsore dhe i/e aftë fizikisht për të kyer detyra me rrezik të shtuar”;
- Referencë me karakteristika specifike nga punëdhënësi i fundit (nëse ka);
- Vërtetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, si dhe nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor;
- Fotokopje të librezës së punës e njësuar me origjinalin (nëse ka);
- Çertifikata, trajnime profesionale, në fushën e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin (nëse ka);
- Formulari i aplikimit (plotësimi i të cilit bëhet pranë zyrës së menaxhimit të burimeve njerëzore, Bashkia Belsh).
Ky dokumentacion duhet të dorëzohet deri në datën 02.03.2021
Në datën 05.03.2021, do të shpallet lista e vlerësimit paraprak të kandidatëve që do të vazhdojnë konkurimin (në stendën e informimit të publikut). Këta do të jenë ata që plotësojnë kushtet e pergjithshme dhe kriteret e aplikimit, të kërkuara më sipër.
Kandidatët që nuk kualifikohen do të njoftohen individualisht (me e-mail) për shkaqet e moskualifikimit më datë 09/03/2021.
Ankesat nga kandidatët paraqiten në njësinë përgjegjëse, brenda 3 ditëve pune nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve pune nga data e depozitimit të saj.
Konkurimi:
Provimi me shkrim do të bëhen në datën 12/03/2021 në mjediset e Bashkisë Belsh-Salla e Keshillit Bashkiak, në orën 1100
Testi i aftësive fizike: i cili përmban, vrapim, peshën/gjatësi dhe testet e muskujve, dhe intervista me gojë do të zhvillohet 15/03/2021 në orën 1000
Fusha kryesore mbi të cilën bazohet konkurimi
- Njohuritë për Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë;
- Ligjin nr.139/2015, date 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”;
- Ligji nr.152, datë 21.12.2015 ‘Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”;
Kandidatët do të vlerësohen nga “Njesia e Menaxhimit”, i ngritur pranë Bashkise Belsh. Totali i pikëve të vlerësimit të kandidatit është 100, të cilat ndahen përkatësisht: 40 (dyzetë) pikë për testimin me shkrim, 20 (njëzetë) pikë për intervistën me gojë dhe 40 (dyzetë) pikë për testin fizik.
Lista përfundimtare e kandidatëve të përzgjedhur fitues do te shpallet në datën 17/03/2021
Njoftimi do të bëhet: në stendën e informimit të publikut, ne Bashkine Belsh në datën 18/03/2021.
Ankesat nga kandidatët paraqiten në njësinë përgjegjëse, brenda 3 ditëve pune nga shpallja e listës dhe ankuesi merr përgjigje brenda 5 ditëve pune nga data e depozitimit.
Shpallja është e hapur për të gjithë kandidatët që plotësojnë kriteret e përgjithshme të sipërcituara.
Kandidatë fitues do të shpallen 1(një) prej aplikantëve të renditur me pikët më të larta.
https://bashkiabelsh.al/njoftim-per-vend-te-lire-pune-mzsh-2/NjoftimeNr______Prot. Belsh më: 12 /02 / 2021 NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE Për pranimin në Shërbimin e MZSH-së. (Sektori për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi), Niveli baze. KREU I- Pranimi në Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi Në bazë të Ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligjit nr.152/2015, datë 21.12.2015 “Për shërbimin...bashkiabelsh bashkiabelsh@hotmail.comAdministratorBashkia Belsh