NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE
SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL NË
KATEGORINË EKZEKUTIVE
Niveli minimal i diplomës “BAHCHELOR”,
në Shkenca Bujqësore, Veterinare
Kategoria e pagës IV.a
Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar,si dhe
të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave,
Bashkia Belsh shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për
kategorinë ekzekutive, për pozicionin:
1 (një) Specialist/Inspektor, Drejtoria e Zhvillimit të Bujqësisë, Pyjeve dhe Mjedisit.
Kategoria IV.a.
1 (një) Specialist/Inspektor, Drejtoria e Zhvillimit të Bujqësisë, Pyjeve dhe Mjedisit.
Kategoria IV.a.
1 (një) Specialist/Inspektor, Drejtoria e Zhvillimit të Bujqësisë, Pyjeve dhe Mjedisit.
Kategoria IV.a.
1 (një) Specialist/Inspektor, Drejtoria e Zhvillimit të Bujqësisë, Pyjeve dhe Mjedisit.
Kategoria IV.a.
1 (një) Specialist/Inspektor, Drejtoria e Zhvillimit të Bujqësisë, Pyjeve dhe Mjedisit.
Kategoria IV.a.
Pozicioni më sipër, u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e
lëvizjes paralele.
Vetëm në rast se ky pozicion, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton vakant,
atëherë është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për
kategorinë ekzekutive.
Për të dy procedurat (lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive)
aplikohet në të njëjtën kohë.
Afati për dorëzimin e dokumentave për LEVIZJE PARALELE: 23.10.2023
Afati për dorëzimin e dokumentave për PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL: 28.10.2023
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionet si më sipër është:
Është nëpunës civil.
Specialisti ndjek procedurën në zbatim të VKM-së 994/2015 “Për procedurën e
regjistrimit të akteve të marrjes së tokës në pronësi” për t’u pajisur qytetari me certifikatë
pronësie;
Mbajtjen e konktaktit me qytetarin për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm të
munguar, pas interesimit të këtij të fundit në Bashki;
Përgatitja e relacionit të nevojshëm sipas parashikimeve ligjore;
Përcjellja e plotë e praktikës pranë ZVRPP Elbasan për t’u pajisur me certifikata pronësie
bashkine;
Mbajtja e regjistrave të nevojshëm sipas parashikimeve ligjore;
Njoftimi i përdoruesve faktikë të tokave shteterore për dorëzimin pranë Bashkisë të
dokumentacionit të nevojshëm për t’u pajisur me AMTP;
Plotësimi AMTP-ve për subjektet përfituese të përcaktuara në vendimin e miratuar të
këshillit të bashkisë, i cili është konfirmuar si në përputhje me ligjin nga prefekti i qarkut;
Ndjek në të gjitha shkallet e gjykimit çështjet gjyqësore në të cilat bashkia është palë
ndërgjyqëse, si dhe hapjen e proceseve gjyqësore në emër të Bashkisë Belsh të cilat kanë
të bëjnë me aktet e marrjes së tokës shtet në pronësi;
Pritja dhe sqarimi i publikut për problemet e pronësisë;
Shqyrtimi i ankesave të qytetarëve mbi konfliktet e pronësisë;
Zbaton rekomandimet apo sugjerimet e eprorëve me qëllim përmirësimin e praktikave
apo procedurave të zbatuara;
Mban marrëdhënie me tretët sipas kërkesave të eprorëve;
Kryen çdo detyrë tjetër që i caktohet nga Përgjegjësi i Sektorit, gjithmonë në lidhje me
fushën e veprimtarisë së sektorit ku bën pjesë.
- LËVIZJA PARALELE
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të
gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.
1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
a- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori;
b- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
c- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mire”;
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
d-Të zotërojnë nivelin minimal të diplomës Bahchelor në Shkencat Agronomike.
1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë njësisë së burimeve njerëzore të Bashkisë Belsh,
dokumentat si më poshtë:
a- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-dokumenta/219-udhezime-dokumenta
b- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor);
c- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h- Vërtetim nga Institucioni qe nuk ka masë displinore ne fuqi.
i- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet
pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti pranë njësisë së burimeve
njerëzore të Bashkisë Belsh, brenda datës 23.10.2023
1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Në datën 25.10.2023, njësia e burimeve njerëzore të Bashkisë Belsh do të shpallë në faqen
zyrtare të internetit të institucionit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” listën e
kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin
dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista. Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë
kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e
menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi
të aplikoni, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
1.4 .FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË
ZHVILLOHET INTERVISTA
Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:
- Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar;
- Ligjin nr. Nr.139/2015 “Per veteqeverisjen vendore”;
- Ligji nr. 119/2014 datë 18.9.2014 “Për të drejtën e informimit”;
- Ligji Nr.9887, datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”;
- Kodi Civil;
- Kodi i Procedurës Administrative;
- Kodi i Procedurës Civile;
- VKM-ja 994/2015 ”Për procedurën e regjistrimit të akteve të marrjes së tokës në
pronësi”; - VKM 337/2015 “Për përcaktimin e procedurave të kryerjes së procesit të kalimit të
tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të përfituesve” - VKM 253/2013 “Për përcaktimin e procedurave të plotësimit të akteve të marrjes së
tokës bujqësore në pronësi për familjet bujqësore në fshatrat e ish-kooperativave
bujqësore”; - Ligje te tjera të cilat veprojnë në organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore.
- Aktet nënligjore të ligjeve të sipër përmendura si dhe çdo VKM që lidhet me ligjet e
sipër përmendura dhe me pozicionin e punës.
1.5 . MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar. Kandidatët do të
vlerësohen për pervojen, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin
pozitiv. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve,
mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015,
të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al” http://dap.gov.al/2014-03-21-
12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015 .
1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E
KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni për fituesin do te shpallet në faqen
zyrtare të internetit te Bashkisë Belsh dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e
posaçme do të njoftohen individualisht nga Drejtoria e Burimeve Njerezore (nëpërmjet adresës
së e-mail), për shkaqet e moskualifikimit.
- PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE
Vetëm në rast se nga pozicionet e renditura në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të
procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, këto pozicione janë të
vlefshme për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë
ekzekutive. Këtë informacion do ta merrni në faqen e Bashkisë Belsh, duke filluar nga data
08.11.2021
2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E
PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit
civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin
civil” i ndryshuar. Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin
civil janë:
a- Të jetë shtetas shqiptar;
b- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
d- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
e- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për
kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
f- Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është
shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
g- Të zotërojnë diplomën Bachelor dhe Master Profesional në Shkencat Juridike.
2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-dokumenta/219-udhezime-dokumenta
b- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor);
c- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore.
g- Cdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet
pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentave të cituara më sipër, do të bëhen pranë njësisë së
Burimeve Njerëzore, Bashkia Belsh ose nëpërmjet shërbimit postar, Aplikimi dhe dorëzimi i
dokumentave për proceduren e pranimit në kategorinë ekzekutive duhet të bëhet brenda datës
28.10.2023.
2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Në datën 30.10.2023, Bashkia Belsh do të shpallë në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin
“Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e
posaçme për proceduren e pranimit në kategorinë ekzekutive, si dhe datën, vendin dhe orën e
saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista. Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i
plotësojnë kushtet e pranimit në kategorinë ekzekutive dhe kriteret e veçanta do të njoftohen
individualisht në mënyrë elektronike nga Bashkia Belsh, për shkaqet e moskualifikimit
(nëpërmjet adresës së e-mail).
2.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË
ZHVILLOHET TESTIMI ME SHKRIM DHE INTERVISTA
Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:
- Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar;
- Ligjin nr. Nr.139/2015 “Per veteqeverisjen vendore”;
- Ligji nr. 119/2014 datë 18.9.2014 “Për të drejtën e informimit”;
- Ligji Nr.9887, datë 10.3.2008 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”;
- Kodi Civil;
- Kodi i Procedurës Administrative;
- Kodi i Procedurës Civile;
- VKM-ja 994/2015 ”Për procedurën e regjistrimit të akteve të marrjes së tokës në
pronësi”; - VKM 337/2015 “Për përcaktimin e procedurave të kryerjes së procesit të kalimit të
tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të përfituesve” - VKM 253/2013 “Për përcaktimin e procedurave të plotësimit të akteve të marrjes së
tokës bujqësore në pronësi për familjet bujqësore në fshatrat e ish-kooperativave
bujqësore”; - Ligje te tjera të cilat veprojnë në organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore.
- Aktet nënligjore të ligjeve të sipër përmendura si dhe çdo VKM që lidhet me ligjet e
sipër përmendura dhe me pozicionin e punës.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për
pozicionet;
b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a- Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;
b- Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston ne motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e
tyre për karrierën, deri në 25 pikë;
c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të
lidhura me fushën, deri në 15 pikë;
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve,
mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të
Departamentit të Administratës Publike “www .dap.gov.al” http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-
44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015 .
2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E
KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Belsh do të shpallë fituesin në faqen zyrtare
dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë
procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës
së e-mail). Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit në shërbimin civil për
kategorinë ekzekutive, do të marrin informacion në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Belsh
dhe në “Portalin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit” për fazat e mëtejshme të procedurës së
pranimit në shërbimin civil të kategorisë ekzekutive: për datën e daljes së rezultateve të
verifikimit paraprak, datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi; Për të marrë këtë
informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Bashkisë Belsh
duke filluar nga data 30.10.2023.