Njoftim për mbajtjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak,13.12.2024
Lënda: Njoftim për mbajtjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Belsh
Ju njoftojmë se më datë 13.12.2024 ora 12:00, ditën e Premte, në sallën e mbledhjeve të Këshillit, zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak Belsh, thirrur nga kryetari i këshillit në bazë të ligjit 139/2015,neni 53,pika 4) , Me rend dite:
- Miratimi i Rendit të ditës
- Miratimi i proces verbalit të mbledhjes së datës 08.11.2024
- P/Vendim për dhënien me qira të sipërfaqes së caktuar të fondit pyjor/kullosor në pronësi të Bashkisë Belsh.
- P/Vendim për dhënien e ndihmës ekonomike për periudhen 01.11.2024-30.11.2024
- Miratimi në parim i kontratës për dhënien me qira të palestrës së shkollës “Sami Frashëri” për zhvillimin e kurseve të volejbollit”
- Propozim për miratim trualli për ndërtimin e Qëndrës Multifunksionale Belsh
- P/Vendim për kalimin e tregut të së shtunës në unazë nga Rruga e “Qafshkallës” deri kryqëzimi i fshatit “Përroi i Zi”
- P/Vendim për kalimin e administrimit të tregut të ri të fruta- perimeve,nga Bashkia Belsh te “Green Belsh” Sh.a
- P/Vendim për miratim turalli për ndërtimin e një godine të re kopështi.
TË NDRYSHME:
- Informacion nga Drejtoria e Zhvillimit të Bujqësisë dhe Pyjeve
- Informacion nga Drejtoria e Ndihmës Juridike dhe Sektori i Teknologjisë së Informacionit.
Mbeshtetur në nenin 33 te rregullores së Këshillit Bashkiak Belsh, Grafiku i mbledhjes së komisioneve do të jetë si mëposhtë:
NR | KOMISIONE | DITA | DATA | ORA |
1 | Komisioni si i Arsimit Sportit dhe Clodhjes | E enjte | 12.12.2024 | 13:00 |
2 | Komisioni i Ekonomisë Vendore | E enjte | 12.12.2024 | 14:00 |
3 | Komisioni i Bujqësisë dhe Pyjeve | E enjte | 12.12.2024 | 15:00 |