NJOFTIM
PËR MBAJTJEN E MBLEDHJES SË KËSHILLIT BASHKIAK
Të ndëruar këshilltarë:
Ju njoftojmë se më datë 27.11.2025 ora 14:00, ditën e Enjte, në sallën e mbledhjeve të Këshillit, zhvillohet mbledhja e Këshillit Bashkiak Belsh, thirrur nga kryetari i këshillit në bazë të ligjit 139/2015,neni 53,pika 4),me rend dite:
- Miratimi i rendit të ditës.
- Miratimi i proces verbalit të mbledhjes së datës 29.10.2025
- P/Vendim për miratimin e ndihmës ekonomike 6 % për muajin Tetor
- P/Vendim për Miratimin e marreveshjes me OSFA per instalimin e impianteve fotovoltaike në ndërtesat e shkollave 9-vjeçare publike “Halit Uruçi”,Shkolla Seferan dhe Shkolla Dragot.
- P/Vendim për miratimin e vlerës së bonusit të qirasë për vitin 2026.
Mbeshtetur në nenin 33 te rregullores së Këshillit Bashkiak Belsh, Grafiku i mbledhjes së komisioneve do të jetë si mëposhtë:
| NR | KOMISIONE | DITA | DATA | ORA |
| 1 | Komisioni i Financave dhe Buxhetit | E Merkurë | 26.11.2025 | 9:00 |
| 2 | Komisioni i Infrastrukturës | E Merkurë | 26.11.2025 | 10:00 |
