Në kushtet kur firma LAND & CO e kontraktuar nga ana e Bashkisë Belsh për procesin e Regjistrimit fillestar dhe Azhornimit te fshatit Kosove e Madhe Njesia Admnistrative Fierze, ka kryer pothuajse 80-90% të punimeve në terren, janë evidentuar disa familje të cilat janë perfituese të tokes bujqësore sipas ligjit 7501 me AMTP-të përkatese, të cilat nuk janë paraqitur ende pranë firmës në fjalë për të saktësuar kufijt e pronave të tyre respektive.
Ndaj është e rendesishme që të gjitha familjet të cilat kanë përfituar tokë bujqësore në këtë fshat të paraqiten brenda afateve ligjore pranë firmës në fjalë, pranë Bashkisë Belsh ose pranë Kryetarit të fshatit Kosovë e Madhe.
Nga të dhënat që disponohen nga ana jonë, ish banoret e fshatit Kosove e Madhe, përfitues të tokës bujqësore sipas ligjit 7501, në shumicë derrmuese banojnë sot në qytetin e Elbasanit, ndaj ju bejmë thirrje banorëve të paraqiten sa më parë në menyrë që kjo procedurë të mbyllet dhe që gjithsecili të marrë përgjigjjen sipas ligjit.
Bashkangjitur do të gjeni emrat e të gjithë kryefamiljareve të cilët nuk janë paraqitur ende.

https://i1.wp.com/bashkiabelsh.al/wp-content/uploads/2019/11/njoftim-departamenti-i-inxhinierise-elektrike-dhe-teknologjise-se-informacionit-1445584553.jpg?fit=715%2C300&ssl=1https://i1.wp.com/bashkiabelsh.al/wp-content/uploads/2019/11/njoftim-departamenti-i-inxhinierise-elektrike-dhe-teknologjise-se-informacionit-1445584553.jpg?resize=150%2C150&ssl=1bashkiabelshNjoftimeNë kushtet kur firma LAND & CO e kontraktuar nga ana e Bashkisë Belsh për procesin e Regjistrimit fillestar dhe Azhornimit te fshatit Kosove e Madhe Njesia Admnistrative Fierze, ka kryer pothuajse 80-90% të punimeve në terren, janë evidentuar disa familje të cilat janë perfituese të tokes bujqësore sipas...Qyteti i liqeneve karsktike