Njoftohen të gjithë qytetarët dhe familjet që zotërojnë  pasuri të paluajtshme (tokë ose ndërtesë) në territorin e Bashkisë Belsh se në zbatim të Vendimit të Këshillit Bashkiak nr. 57 datë 27.12.2024 janë gjeneruar taksat dhe tarifat vendore për vitin 2025. Afati i pagesës së taksave dhe tarifave vendore për vitin 2025 dhe për vitet e prapambetura  është data 31 Dhjetor 2025.

Ju bëjmë me dije se , ndryshe nga vitet e mëparshme , pagesat për taksën familjare duke filluar nga viti 2024   nuk bëhen më përmes Ujësjellës -Kanalizimeve por kryhen pranë arkës së bashkisë dhe Njësive Administrative përkatëse.

Për pagesat që kryhen pas datës 31 Dhjetor 2025 nis aplikimi i kamatvonesës në masën 1.8% çdo muaj, por jo më shumë se 12 muaj të parashikuar në ligjin nr. 9920 datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar.

Për çdo paqartësi dhe informacion si dhe për të tërhequr faturën e detyrimit tatimor, ju lutemi paraqituni pranë zyrës së  të Ardhurave Vendore pranë bashkisë ose Njësive Administrative.

Faleminderit!

bashkiaNjoftimeNjoftohen të gjithë qytetarët dhe familjet që zotërojnë  pasuri të paluajtshme (tokë ose ndërtesë) në territorin e Bashkisë Belsh se në zbatim të Vendimit të Këshillit Bashkiak nr. 57 datë 27.12.2024 janë gjeneruar taksat dhe tarifat vendore për vitin 2025. Afati i pagesës së taksave dhe tarifave vendore për...Qyteti i liqeneve karsktike