Zyra e Tatim-Taksave në Bashkinë Belsh njofton të gjithë Subjektet Familjare (Qytetaret) që kanë detyrime Tatimore të palekujduara për vitet e mëparshme dhe për vitin 2024.

Po ju vëmë në dijeni se në zbatim të Ligjit nr.9632 datë 30.10.2006 “Për Nivelin e Taksave Vendore”(i ndryshuar), Ligjit nr.9920 datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë” (i ndryshuar) si edhe Vendimit të Këshillit të Bashkisë nr.76 datë 29.12.2023 “Për Nivelin e Taksave Vendore, Kundravajtjeve Administrative dhe Gjobave në Bashkinë Belsh  konfirmuar” aprovuar në Prefektur me nr.14/1 datë 12.01.2024 Prot.

Të nderuar qytetar të Bashkisë Belsh ju lutemi merrni masa të menjëhershme për shlyerjen e detyrimeve tatimore.

  1. Mospagimi në afate i detyrimit tatimor ju detyron sipas ligjit të paguani një gjobë (kamatvones) e barabartë me 0.06% të shumëssë detyrimit për çdo ditë vonesë gjatë së cilës nuk është kryer pagesa.
  2. Në rast mos pagesë nuk do të ofrohen shërbimet nga zyrat e Bashkisë Belsh dhe Njësit Administrative
  3. Taksat janë vendosur për të përfituar Taksapaguesi
  4. Taksat janë Obligimi jonë për një Shoqëri të Civilizuar

 Faleminderit për mirëkuptimin!

https://i0.wp.com/bashkiabelsh.al/wp-content/uploads/2024/07/njoftim.jpg?fit=715%2C300&ssl=1https://i0.wp.com/bashkiabelsh.al/wp-content/uploads/2024/07/njoftim.jpg?resize=150%2C150&ssl=1bashkiaNjoftimeZyra e Tatim-Taksave në Bashkinë Belsh njofton të gjithë Subjektet Familjare (Qytetaret) që kanë detyrime Tatimore të palekujduara për vitet e mëparshme dhe për vitin 2024. Po ju vëmë në dijeni se në zbatim të Ligjit nr.9632 datë 30.10.2006 “Për Nivelin e Taksave Vendore”(i ndryshuar), Ligjit nr.9920 datë 19.05.2008 “Për...Qyteti i liqeneve karsktike