NJOFTIM-1 Punonjës shërbimi
Nr______Prot. Belsh më: 02/ 02/ 2021
PUNONJËS SHËRBIMI
Në mbështetje të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligji nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i punës i Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar), si dhe urdhërit të Kryetarit të Bashkisë me nr. 207, datë 21.01.2021 “Struktura Organizative e Bashkisë Belsh viti 2021” Bashkia Belsh shpall procedurat e konkurimit për vendet e lira :
1 Punonjës shërbimi
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të kenë të kryer arsimin baze preferohet ata me arsim të mesëm;
- Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht e mendërisht për të vepruar;
- Mosha e aplikanteve duhet të jetë nga mosha 25 vjeç deri në 50 vjeç;
- Të mos jetë i dënuar nga organet gjyqësore dhe të drejtësisë me vendim të formës së prerë;
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë për aplikim (me shkrim dore);
- Curriculum Vitae
- Fotokopje e Kartës së Identitetit;
- Çertifikatë familjare;
- Fotokopje e diplomës së shkollës dhe lista e notave e noterizuar;
- Fotokopje e librezës së punës.
- Raport mjeko-ligjor;
- Vërtetim i gjendjes Gjyqësore;
- Dy fotografi (2.5 x 3.5 cm).
Dokumentat duhet të dorëzohen në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore në sektorin e Protokoll Arshivës brenda datës 25.02.2021.
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar Kandidatët në intervistën me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me punën; b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njësia e Burimeve Njerëzore në Bashkinë Belsh do në faqen e internetit të Bashkisë Belsh në stendat e informimit të publikut. Kandidatët jo fitues kanë të drejtë të ankimohen pranë Njësisë së Burimeve Njerëzore të Bashkisë Belsh. Afati i ankimimit është 2 ditë nga data e shpalljes së fituesve.
https://bashkiabelsh.al/njoftim-1-punonjes-sherbimi-8/NjoftimeNr______Prot. Belsh më: 02/ 02/ 2021 PUNONJËS SHËRBIMI Në mbështetje të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligji nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i punës i Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar), si dhe urdhërit të Kryetarit të Bashkisë me nr. 207, datë 21.01.2021 “Struktura Organizative e Bashkisë Belsh viti 2021” Bashkia Belsh shpall...bashkiabelsh bashkiabelsh@hotmail.comAdministratorBashkia Belsh