Ndërtimi i rrugës Qafshkallë-Belsh në qytetin e Belshit ka filluar me nje projekt të bashkisë Belsh. Një rrugë që lidh fshatin Qafshkallë me qendren e qytetit te Belshit.

Në fshatin Qafshkallë  jetojnë  një komunitet  i madh  banorësh. Deri më sot këtë fshat janë bërë  investime në infrastrukturë, ne rrugen kryesore  te saj  por ky  nivestim ka dale  jasht perdorimit nga  amortizimi i tij, kjo  per arsye  te deformimeve dhe  cedimeve te saj ne te gjithe siperfaqen e saj. Ndertimi i kesaj rruge do të krijojë kushte lehtësuese komunikimi të banorëve me qendrën Belsh dhe me të gjithë zonën.

Në  fshatin Qafshkallë afersisht ne qendër te saj është shkolla 9-vjecare dhe rruga bën  lehtësimin e lëvizjes jo vetëm të banorëve, por sidomos të nxënësve të këtij fshati për të vajtur në shkollë.

Gjithashtu, kjo rrugë do të krijojë mundësi më të mëdha edhe për investime të tjera në këtë fshat,  si në fushën e bujqësisë, blegtorisë, por  per me shume  per nje  jetese me te kulturuar, te cilat aktualisht jane  në gjëndje të rrënuar, Me ndërtimin e   rruges  e me vone  te rrjetit  te kanalizimeve e te rrjetit te ujësjellsit për çdo lagje  mendojme  qe do te kete  investime të tjera jo vetëm tregëtare  e  bujqesore por edhe në fushën e turizmit, që nënkupton kthimin e banorëve të larguar dhe rindërtimin e banesave të tyre për qëllime turistike, fakt që do të çonte në rigjallërimin e ketij fshati e  te jeteses  ne pergjithesi.

foto-kopertina

bashkiabelshNjoftimeNdërtimi i rrugës Qafshkallë-Belsh në qytetin e Belshit ka filluar me nje projekt të bashkisë Belsh. Një rrugë që lidh fshatin Qafshkallë me qendren e qytetit te Belshit. Në fshatin Qafshkallë  jetojnë  një komunitet  i madh  banorësh. Deri më sot këtë fshat janë bërë  investime në infrastrukturë, ne rrugen kryesore  te saj ...Qyteti i liqeneve karsktike