📢 NJOFTIM ZYRTAR PAKETA E MALEVE ⛰️
NĂ« zbatim
📜 Ligjit nr. 20/2025 “Për Paketën e Maleve”,
📑 Udhëzimit nr. 2, datë 15.10.2025, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për dokumentacionin dhe procedurën e shpalljes së zonës prioritare të zhvillimit në territoret e bashkive”,
📌 Vendimit nr. 627, datë 29.10.2025, “Për shpalljen e një zone me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore në Bashkinë Belsh” si dhe në zbatim dhe te Udhezimit nxjerre nga Kryetari Bashkisë :
Ju informojmë për procedurën e paraqitjes së aplikimeve për njohjen e poseduesit jopronar në zonën e shpallur me përparësi zhvillimi.
🔹 Aplikimi kryhet online në portalin e-Albania 💻
🔹 Për zonën e shpallur ngrihet grup teknik pune 🧑‍💼👩‍💼, i cili ndjek të gjithë procedurën administrative
🔹 Dokumentacioni i paraqitur i nënshtrohet verifikimit administrativ dhe verifikimit në terren 📍
🔹 Procedura përfshin njoftim publik 📣 dhe shqyrtimin e pretendimeve nga palë të treta
🔹 Në përfundim, kërkesat që plotësojnë kriteret ligjore i paraqiten Këshillit Bashkiak për miratim 🏛️
🎯 Ky proces synon qartësimin e statusit të posedimit, rritjen e sigurisë juridike ⚖️ dhe krijimin e kushteve për zhvillimin e ekonomisë malore 🌿 në territorin e Bashkisë Belsh.

