Antikiteti, kultura, historia, turizmi.

Për herë të parë në zonën e Dumresë, është regjistruar zbulimi arkeologjik i një vendbanimi Romak, në përmasa të një qyteti që ka ende për tu zbuluar nën rrënoja.
Në fshatin Rrasë, është zbuluar një termë e shekullit të dytë, me qeramikë e gurë për të cilin Bashkia Belsh në bashkëpunim me Institutin e Arkeologjisë, ka nisur nga puna për çertifikimin e kësaj pasurie tashmë jo vetëm e zones, por Kombëtare.
Terma e shekullit të dytë, është një vendpushim e banim i karvaneve të kohës dhe të tilla deri më tani në Shqipëri janë identifikuar në Butrint dhe Dyrrah, Durrësin e sotëm.
Është ende herët për të folur, por ky zbulim pas kthimit të Belshit në qytet turistik me investimet e fundit dhe projektin e “Rilindjes Urbane’’ pritet të sjellë një tjetër atraksion,
turizmin historik, turizmin arkeologjik dhe guidën e parë të ndërthurur me vendbanimin ilir në zonën e Malit të Gradishtës, do të jenë pasaporta jonë.


Bashkia Belsh premton një angazhim maksimal në promovimin e vlerave tona, pse jo përzgjedhja e Belshit Kryeqytet nga Sami Frashëri tregon se s’ka qenë rastësi!
Pas kryeqytetit të liqeneve, tashmë nisim një fazë të re, atë të Belshit arkeologjik me këtë aset të çmuar edhe për banorët e Rrasës, fshatit autokton.
Një falenderim për median ReportTv që filmoi këtë zbulim për herë të parë dhe gazetarin Arsen Rusta për hapesiren dedikuar këtij zbulimi te turizmit në Dumre.

 

 

 

 

 

 

https://i1.wp.com/bashkiabelsh.al/wp-content/uploads/2020/07/104218865_1401491956718507_1664751355412922764_n.jpg?fit=960%2C640https://i1.wp.com/bashkiabelsh.al/wp-content/uploads/2020/07/104218865_1401491956718507_1664751355412922764_n.jpg?resize=150%2C150bashkiabelshGaleriaAntikiteti, kultura, historia, turizmi. Për herë të parë në zonën e Dumresë, është regjistruar zbulimi arkeologjik i një vendbanimi Romak, në përmasa të një qyteti që ka ende për tu zbuluar nën rrënoja. Në fshatin Rrasë, është zbuluar një termë e shekullit të dytë, me qeramikë e gurë për të cilin...Qyteti i liqeneve karsktike