Kultura e Belshit është e lashtë dhe e pasur sa dhe vetë historia e këtij qyteti. Ajo ka këngët dhe vallet e saj karakteristike, këngët e Belshit këndohen me iso polifonike. Ato shpesh shoqërohen dhe me valle, e cila është e veçanta e kësaj zone. Emër dhe gjallëri kulturës së Belshit i ka dhënë Ansambli Folklorik, i cili ka marrë pjesë në të gjitha festivalet folklorike kombëtare të organizuara në Gjirokastër, ku ka marrë edhe çmime si dhe ka marrë pjesë edhe në festivalin ndërkombëtar në Toskana të Italisë, ku u vlerësua me çmimin e dytë. Zona ka dhe veshjet e saj karakteristike, të cilat janë 5 kostume që prodhohen në mënyrë artizanale në Belsh, nje nga familjet me te mëdha është familja Hysa.

Identiteti etnik i kësaj treve, vazhdimsia e jetës nga lashtësia, kontakti dhe gërshetimi i kulturave me komunitetet fqinj, popullimi i trevës me banorë të krahinave fqinje, janë tregues të kulturës burimore të Belshit, që rezatojnë jo vetëm në krahinën e Dumresë por dhe në fushën e Myzeqesë e me gjerë.

Puna në Tezgjah
Puna në Tezgjah