Në zbatim të nenit 25 dhe 26 të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe kreut II dhe III të Vendimit nr.242 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Bashkia Belsh shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të ngritjes në detyrë , për pozicionin :

  • 1 (një) Drejtor në Drejtorinë e Menaxhimeve Bujqësore, Veterinare , kategoria e pages II-b

  

* Pozicioni i lartëpërmendur iu ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e levizjes paralele.

 * Vetëm në rast se për këtë pozicion në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele rezulton se vendi është përsëri vakant, pozicioni është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.

 Për të dyja procedurat ( lëvizje paralele dhe ngritje në detyrë ) aplikohet në të njëjtën kohë.

 

Përshkrim përgjithsues i punës:

 Përgjigjet para titullarit  për zbatimin e politikave, strategjive dhe planeve të fushës përkatëse, si dhe për sigurimin e mbarëvajtjes së punës së Drejtorisë në përputhje me ligjet, aktet nënligjore apo aktet rregullatore në fuqi. Merr pjesë në hartimin e politikave për përcaktimin e procedurave, rregullave dhe standarteve për mbështetjen e prodhimit bujqësor, sigurimin e cilësisë së materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, kushtet për prodhimin, tregtimin e bimëve bujqësoe, dekorative, të duhanit etj. Përgjegjës për çertifikimin dhe regjistrimin e variteteve të bimëve në katalogun Kombëtar të Bimëve. Siguron integrimin e politikave të sektorit me legjislacionin Evropian ne planin ligjor, teknik dhe ekonomik. Evidenton grupet informale të fermerëve të cilët shprehin dëshirën për tu bashkuar në kooperativa, duke i nxitur dhe promovuar ato. Promovon format e kooperimit të fermerëve, nëpermjet asistimit të strukturave përgjegjëse për bujqësinë dhe zhvillimin rural për njohjen dhe zbatimin e legjislacionit në fushën  e  kooperativizimit bujqësor, kryesisht shoqërive të bashkëpunimit bujqësor. Propozon titullarit  masën dhe sasinë e burimeve materiale, financiare dhe njerëzore që nevojiten për realizimin e objektivave dhe misionit të kësaj njësie organizative. Siguron që burimet materiale, financiare dhe njerëzore, në dispozicion të kësaj njësie organizative përdoren në mënyrë të tillë që objektivat dhe misioni  përkatës të realizohen në mënyrë efiçente dhe efikase duke respektuar të gjithë kuadrin normativ dhe rregullator në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Propozon tek titullari strukturën organizative të drejtorisë si dhe ndryshimet e nevojshme në të, si dhe sigurohet që në këtë strukturë zbatohet një sistem efikas i kontrollit të brendshëm. Zbaton rekomandimet apo sugjerimet e eprorëve me qëllim përmirësimin e praktikave apo procedurave të zbatuara. Përgatit raporte periodike dhe informon eprorët për ecurinë e punës në njësinë organizative etj.

 

 

I – LËVIZJA PARALELE

 Kanë të drejtë të aplikojnë  për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha institucionet pjesë e shërbimit civil.

 

1.- Kushtet për levizjen paralele dhe kriteret e veçanta.

Kushtet minimale që duhet të plotësojnë kandidatët për lëvizjen paralele janë :

  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori për të cilën aplikon.
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.
  • Të ketë, të paktën, vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  • Të zotërojnë të një diplomë të nivelit “Master Shkencor” dhe minimalisht “Master Profesional” në Shkenca Ekzakte.

 

2.- Dokumentacioni, mënyra dhe afati i dorëzimit

Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi pranë Sektorit të Burimeve Njerëzore  të Bashkisë Belsh dokumentat si më poshtë:

  • Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjendet ne faqen zyrtare te DAP, ëëë. dap.gov.al.
  • Fotokopje të diplomës.
  • Fotokopje e listës së notave. Nëse ka një diplomë dhe listë notash të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëherë aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar.
  • Fotokopje të librezës së punës.
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore.
  • Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplionore në fuqi
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimiet, arsimin shtesë etj.
  • Fotokopje letërnjoftimi.

 Dokumentat e mësipërme duhet të dorëzohen  brenda datës  12.03.2018

 

3.- Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak

Në datën 14.03.2018 , Drejtoria e Burimeve Njerëzore  të Bashkise Belsh  do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe  në stendën e informimit të publikut listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga Drejtoria e Burimeve Njerëzore të Bashkise Belsh, nëpërmjet email- it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.

 

4.- Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista

 Kandidatët do të vlerësohen për njohuritë e tyre mbi:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 9817, datë 22.10.2007, “Për bujqësinë dhe zhvillimin rural”.
  • Njohuri mbi VKM nr. 709, datë 29.10.2014, “Për miratimin e Strategjisë Ndërsektoriale për zhvillimin rural dhe Bujqësor”.
  • Rregulloren nr. 2, datë 10.12.2014, “Për përcaktimin e procedurave për pajisjen me leje dhe të konkurrimit publik për ushtrimin e veprimtarisë së akuakulturës tokësore dhe ujore”.
  • Njohuritë mbi ligjin nr. 38/2012 “Për shoqërintë e bashkëpunimit bujqësor”.
  • Njohuritë mbi ligjin nr. 9362, datë 24.03.2005, “Për shërbimin e mbrojtjes së bimëve”, i ndryshuar.
  • Njohuritë mbi ligjin nr 9199, datë 26.02.2004, “Për prodhimin, përpunimin, çertifikimin dhe tregtimin e produkteve BIO”, i ndryshuar.

Kandidatët do të vlerësohen edhe në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithsues të punës për pozicionin.
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme.
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

5.- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve

Kandidatët do të vlerësohen me pikë sipas skemës së vlerësimit si më poshtë:

  • 40 pikë për dokumentacionin e dorëzuar (20 pikë – përvoja; 10 pikë – trajnimet ose kualifikimet e lidhura me fushën përkatëse ; 10 pikë – vlerësimet e rezultateve individuale në punë ).
  • 60 pikë intervista me gojë.

Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i sukseshëm .

 

6.- Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Belsh do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”  dhe në stendën e informimit të publikut.  Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike për datën e saktë të shpalljes së fituesit.

 

II – NGRITJA NË DETYRË

Vetëm në rast se për këtë pozicion në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele rezulton se vendi është përsëri vakant, pozicioni është i vlefshëm për konkurim nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.

 Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunësit civilë të një kategorie paraardhëse (vetëm një kategori më e ulët) të punësuar në të njëjtin apo në një institucion tjetër  të shërbimit civil, që plotësojnë kushtet për ngritjen në detyrë dhe kërkesat e veçanta për vendin e lirë të punës.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë:

  • Të jetë nëpunës civil i konfirmuar.
  • Të mos ketë masë disiplinore në fuqi.
  • Të ketë, të paktën, vlerësimin e fundit “Mirë” apo “Shumë mirë”.
  • Të ketë 3 vjet përvojë pune si përgjegjës.

 

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

  • Të zotërojnë një diplomë të nivelit “Master Shkencor” ose të paktën “Master Profesional” në Shkenca Ekzakte.

Kandidatët duhet të dorëzojnë me postë ose dorazi pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore  të Bashkisë Belsh dokumentat si më poshtë:

  • Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjendet ne faqen zyrtare te DAP, ëëë. dap.gov.al.
  • Fotokopje të diplomës.
  • Fotokopje e listës së notave. Nëse ka një diplomë dhe listë notash të ndryshme me vlerësimin e njohur në Shtetin Shqiptar, atëherë aplikanti duhet ta ketë të konvertuar atë sipas sistemit shqiptar.
  • Fotokopje të librezës së punës.
  • Vërtetim i gjendjes gjyqësore.
  • Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplionore në fuqi
  • Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimiet, arsimin shtesë etj.
  • Fotokopje letërnjoftimi.

 Dokumentat e mësipërme duhet të dorëzohen   brenda datës 26.03.2018

 

3.- Rezultatet për fazën e verifikimit paraprak

Në datën 28.03.2018 Drejtori i Burimeve Njerëzore   të Bashkise Belsh  do të shpallë në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe  në stendën e informimit të publikut listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e ngritjes në detyrë dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për ngritjen në detyrë do të njoftohen individualisht nga Drejtori i Burimeve Njerëzore të Bashkise Belsh , nëpërmjet email- it të tyre, për shkaqet e moskualifikimit.

 

4.- Fushat e njohurive, aftësitë dhe cilësitë mbi të cilat do të zhvillohet intervista

 

Kandidatët do të vlerësohen për njohuritë e tyre mbi:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 9817, datë 22.10.2007, “Për bujqësinë dhe zhvillimin rural”.
  • Njohuri mbi VKM nr. 709, datë 29.10.2014, “Për miratimin e Strategjisë Ndërsektoriale për zhvillimin rural dhe Bujqësor”.
  • Rregulloren nr. 2, datë 10.12.2014, “Për përcaktimin e procedurave për pajisjen me leje dhe të konkurrimit publik për ushtrimin e veprimtarisë së akuakulturës tokësore dhe ujore”.
  • Njohuritë mbi ligjin nr. 38/2012 “Për shoqërintë e bashkëpunimit bujqësor”.
  • Njohuritë mbi ligjin nr. 9362, datë 24.03.2005, “Për shërbimin e mbrojtjes së bimëve”, i ndryshuar.
  • Njohuritë mbi ligjin nr 9199, datë 26.02.2004, “Për prodhimin, përpunimin, çertifikimin dhe tregtimin e produkteve BIO”, i ndryshuar.

Kandidatët do të vlerësohen edhe në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithsues të punës për pozicionin.
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme.
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

  • Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithsues të punës për pozicionin.
  • Eksperiencën e tyre të mëparshme.
  • Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

 

5.- Mënyra e vlerësimit të kandidatëve

Kandidatët do të vlerësohen me pikë sipas skemës së vlerësimit si më poshtë:

  • 20 pikë për dokumentacionin e dorëzuar
  • 40 pikë intervista me gojë.
  • 40 vlerësimi me shkrim.

Kandidati që merr më pak se 70 pikë nuk konsiderohet i suksesshëm .

 

6.- Data e daljes së rezultateve të konkurimit dhe mënyra e komunikimit

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Belsh do të shpallë fituesin në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”  dhe në stendën e informimit të publikut.  Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen në mënyrë elektronike për rezultatet.

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e ngritjes në detyrë do të marrin informacion për fazat e mëtejshme të kësaj procedure duke vizituar në mënyrë të vazhdueshme portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” duke filluar nga data 26.03.2018

 

 

BURIMEVE NJERËZORE                                         KRYETARI I BASHKISË

          AGRON   SINA                                                                                    ARIF  TAFANI

                                                                                           NË MUNGESË DHE ME POROSI

                                                                                            SEKRETARI I PËRGJITHSHËM

                                                                                                         MUSTAFA ÇARÇIU

https://i1.wp.com/bashkiabelsh.al/wp-content/uploads/2016/12/njoftim-departamenti-i-inxhinierise-elektrike-dhe-teknologjise-se-informacionit-1445584553.jpg?fit=715%2C300https://i1.wp.com/bashkiabelsh.al/wp-content/uploads/2016/12/njoftim-departamenti-i-inxhinierise-elektrike-dhe-teknologjise-se-informacionit-1445584553.jpg?resize=150%2C150bashkiabelshNjoftimeNë zbatim të nenit 25 dhe 26 të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe kreut II dhe III të Vendimit nr.242 datë 18.03.2015 të Këshillit të Ministrave “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të mesme drejtuese”, Bashkia Belsh shpall procedurat e...Qyteti i liqeneve karsktike