Shpallje Inxhinier Mjedisi
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
BASHKIA BELSH
DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE
Nr______Prot. Belsh më: 05/ 11/ 2021
PUNONJËS ME KONTRATË TË PËRKOSHME PËR EFEKT TË MUNGESËS SË SPECIALISTVE NË KËTË PROFIL
Në mbështetje të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligji nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i punës i Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar), si dhe Urdhërit nr 159, datë 20.01.2020 të Kryetarit të Bashkisë ”Për miratimin e strukturës organizative të Bashkisë”, Bashkia Belsh shpall procedurat e konkurimit për vendet e lira:
1 Specialist “Inxhinier Mjedisi” në Drejtorinë e Zhvillimit të Bujqësisë, Pyjeve dhe Mjedisit.
KANDIDATËT DUHET TË PLOTËSOJNË KËRKESAT E POSAÇME SI VIJON:
a – Të jetë shtetas shqiptar;
b – Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c – Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
d – Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
e – Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
f- Të kenë të kryer arsimin e lartë;
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë për aplikim (me shkrim dore);
- Curriculum Vitae
- Fotokopje e Kartës së Identitetit;
- Çertifikatë familjare, personale;
- Fotokopje e diplomës së shkollës dhe lista e notave e noterizuar;
- Fotokopje e librezës së punës.
- Raport mjeko-ligjor;
- Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore (Deshmia penalitetit);
- Vertetim Gjykate.
- Vertetim Prokurorie
- Dy fotografi (2.5 x 3.5 cm).
Dokumentat duhet të dorëzohen në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore në sektorin e Protokoll Arshivës brenda datës 19.11.2021.
PËRSHKRIMI PËRGJITHËSUES I PUNËS PËR POZICIONIN MË SIPËR ËSHTË:
- Merr pjese ne ushtrimin e kontrollit te zhvillimit per zbatimin e instrumentave kombetare e vendore te planifikimit te territorit dhe propozon masat e nevojshme per te shmangur shkeljet mjedisore nga abuzimet me territorin;
- Drejton dhe nxit hartimin e programeve te ndergjegjesimit dhe edukimit publik per pergjegjesine e qytetareve per mbajtjen paster te mjedisit;
- Merr pjese ne hartimin e politikave per premisat baze dhe objektivat e planifikimit e zhvillimit te territorit ne perputhje me zhvillimin mjedisor;
- Harton studimin e vleresimit strategjik mjedisor dhe bashkerendon keshillimin me palet e interesuara si dhe degjesat publike per vleresimin strategjik mjedisor;
- Merr pjese ne hartimin e studimit qe parashikon zonat midis te cilave do te kryhet transferimi i se drejtes per zhvillim ne kuader te programit te ndermarre nga njesia e qeverisjes vendore me qellim mbrojtjen e zonave natyrore;
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
Ligjin nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjes vendore”
Ligjin nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”
Ligjin nr. 9131, dt. 08.09.2003 “Për rregullat e Etikës në Administratën Publike”
Ligjin nr. 107/2014 “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit” i ndryshuar
Ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”
Ligji 10 431, datë 9.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar Kandidatët në intervistën me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me punën; b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njësia e Burimeve Njerëzore në Bashkinë Belsh do në faqen e internetit të Bashkisë Belsh në stendat e informimit të publikut. Kandidatët jo fitues kanë të drejtë të ankimohen pranë Njësisë së Burimeve Njerëzore të Bashkisë Belsh. Afati i ankimimit është 2 ditë nga data e shpalljes së fituesve.
https://bashkiabelsh.al/shpallje-inxhinier-mjedisi/https://i0.wp.com/bashkiabelsh.al/wp-content/uploads/2019/11/njoftim-departamenti-i-inxhinierise-elektrike-dhe-teknologjise-se-informacionit-1445584553.jpg?fit=715%2C300&ssl=1https://i0.wp.com/bashkiabelsh.al/wp-content/uploads/2019/11/njoftim-departamenti-i-inxhinierise-elektrike-dhe-teknologjise-se-informacionit-1445584553.jpg?resize=150%2C150&ssl=1NjoftimeREPUBLIKA E SHQIPËRISËBASHKIA BELSH DREJTORIA E BURIMEVE NJERËZORE Nr______Prot. Belsh më: 05/ 11/ 2021 PUNONJËS ME KONTRATË TË PËRKOSHME PËR EFEKT TË MUNGESËS SË SPECIALISTVE NË KËTË PROFIL Në mbështetje të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligji nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i punës i Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar), si dhe Urdhërit nr...bashkiabelsh bashkiabelsh@hotmail.comAdministratorBashkia Belsh