SHPALLJE IMT
SHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE
Niveli minimal i diplomës “BAHCHELOR”,
në Shkencat e Natyrës
Kategoria e pagës IV.a
Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar,si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Bashkia Korçë shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për pozicionin:
- 1 (një) Inspektor në Sektorin e IMT. Kategoria IV.a.
- 1 (një) Inspektor në Sektorin e IMT. Kategoria IV.a.
Pozicioni më sipër, u ofrohet fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele.
Vetëm në rast se ky pozicion, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton vakant, atëherë është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.
Për të dy procedurat (lëvizje paralele dhe pranim në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive) aplikohet në të njëjtën kohë.
Afati për dorëzimin e dokumentave për LEVIZJE PARALELE: 04.04.2022
Afati për dorëzimin e dokumentave për PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL: 09.04.2022
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionet si më sipër është:
- Është në varësi të sekretarit të përgjithshëm.
- Është përgjegjës për kontrollin dhe monitorimin e aktiviteteve të sektorit dhe siguron përmbushjen e tyre sipas planit.
- Është përgjegjës për korrigjimin e çdo shmangieje të konsiderueshme që mund të ekzistojë mes objektivave dhe rezultatit faktik.
- Kontrolli ndodh gjatë zhvillimit të punës dhe ushtrohet në bazë të autoritetit organizativ duke u mbështetur në rregulla, procedura dhe politika.
- Jep kontribut në procesin e vendimmarrjes të nivelit të mesëm drejtues, sipas fushës së ekspertizës, nëpërmjet sigurimit të të dhënave të detajuara dhe analizave, të cilat mbështesin linjën e propozuar të veprimit.
- Ndjek zbatimin e sugjerimeve/rekomandimeve të lëna gjatë kontrollit të brendshëm financiar (auditi).
- Zgjidh probleme lidhur me aktivitetet e përditshme që ndikojnë në arritjen e rezultateve faktike të sektorit.
- Vendimmarrja është konstante, në përputhje me kuadrin ligjor, procedurat dhe standardet.
- raporton dhe përgjigjet direkt tek të sekretarit të përgjithshëm. i cili vendos mbi çështjet procedurale të lidhura me veprimtarinë e sektorit;
- Ndan detyrat midis inspektorëve të sektorit
- Bën vlerësimin e inspektorëve të sektorit sipas legjislacionit në fuqi
- Bashkë me inspektorëve ndjek korrespodencën zyrtare.
1. LËVIZJA PARALELE
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.
- KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
- Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, brenda së njëjtës kategori;
- Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
- Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mire”;
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
d-Të zotërojnë nivelin minimal të diplomës Bahchelor në Shkencat Agronomike.
- DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë njësisë së burimeve njerëzore të Bashkisë Belsh, dokumentat si më poshtë:
- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun: http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-dokumenta/219-udhezime-dokumenta
- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor);
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
- Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
- Vërtetim nga Institucioni qe nuk ka masë displinore ne fuqi.
- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Dokumentat duhet të dorëzohen me postë apo drejtpërsëdrejti pranë njësisë së Burimeve Njerëzore të Bashkisë Belsh, brenda datës 04.04.2022.
- REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Në datën 06.04.2022, njësia e burimeve njerëzore të Bashkisë Belsh do të shpallë në faqen zyrtare të internetit të institucionit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista. Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
- .FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA
Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:
- Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
- Ligji Nr.139/2015 “Për vetqeverisjen Vendore’
- Ligji Nr.152/2015”Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar
- Ligji Nr. 107/2014 Për Planifikimin Dhe Zhvillimin e Territorit
- Ligj Nr. 73/2015 Për Disa Shtesa Dhe Ndryshime Në Ligjin Nr. 107/2014 “Për Planifikimin Dhe Zhvillimin E Territorit”
- Ligji Nr. 8402, Datë 10.9.1998 Per Kontrollin Dhe Disiplinimin E Punimeve Te Ndertimit
- VKM Nr. 408, date 13.08.2015 “Per miratimin e Rregullores se Zhvillimit te Territorit”
- Ligji Nr.8485, datë 12.5.1999 KODI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE
- Ligji Nr 183/2014 për disa shtesa dhe ndryshie në ligjin nr 9780 datë 16.7.2007 “Për inspektimin e ndërtimit” të ndryshuar
- VENDIM Nr.862, datë 5.12.2007 “Për unifikimin e procedurave të kontrollit të territorit nga inspektorati ndërtimor e urbanistik kombëtar e ai vendor”, si dhe akte nënligjore në zbatim të këtyre ligjeve
- . MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar. Kandidatët do të vlerësohen për pervojen, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “ëëë.dap.gov.al” http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015 .
- DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni për fituesin do te shpallet në faqen zyrtare të internetit te Bashkisë Belsh dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga Drejtoria e Burimeve Njerezore (nëpërmjet adresës së e-mail), për shkaqet e moskualifikimit.
2. PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE
Vetëm në rast se nga pozicionet e renditura në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, këto pozicione janë të vlefshme për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.
Këtë informacion do ta merrni në faqen e Bashkisë Belsh, duke filluar nga data 25.04.2022
2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar. Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
- Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
- Të zotërojnë diplomën Bachelor dhe Master Profesional në Shkencat Juridike.
2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun: http://dap.gov.al/vende-vakante/udhezime-dokumenta/219-udhezime-dokumenta
- Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor);
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore.
- Cdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimim shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentave të cituara më sipër, do të bëhen pranë njësisë së Burimeve Njerëzore, Bashkia Belsh ose nëpërmjet shërbimit postar, Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave për proceduren e pranimit në kategorinë ekzekutive duhet të bëhet brenda datës 29.04.2022
2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Në datën 25.04.2022, Bashkia Belsh do të shpallë në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për proceduren e pranimit në kategorinë ekzekutive, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista. Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit në kategorinë ekzekutive dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike nga Bashkia Belsh, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
2.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI ME SHKRIM DHE INTERVISTA
Kandidatët do të testohen me shkrim në lidhje me:
- Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.
- Ligji Nr.139/2015 “Për vetqeverisjen Vendore’
- Ligji Nr.152/2015”Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar
- Ligji Nr. 107/2014 Për Planifikimin Dhe Zhvillimin e Territorit
- Ligj Nr. 73/2015 Për Disa Shtesa Dhe Ndryshime Në Ligjin Nr. 107/2014 “Për Planifikimin Dhe Zhvillimin E Territorit”
- Ligji Nr. 8402, Datë 10.9.1998 Per Kontrollin Dhe Disiplinimin E Punimeve Te Ndertimit
- VKM Nr. 408, date 13.08.2015 “Per miratimin e Rregullores se Zhvillimit te Territorit”
- Ligji Nr.8485, datë 12.5.1999 KODI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE TE REPUBLIKES SE SHQIPERISE
- Ligji Nr 183/2014 për disa shtesa dhe ndryshie në ligjin nr 9780 datë 16.7.2007 “Për inspektimin e ndërtimit” të ndryshuar
- VENDIM Nr.862, datë 5.12.2007 “Për unifikimin e procedurave të kontrollit të territorit nga inspektorati ndërtimor e urbanistik kombëtar e ai vendor”, si dhe akte nënligjore në zbatim të këtyre ligjeve
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin përgjithësues të punës për pozicionet;
- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
- Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;
- Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston ne motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë;
- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë;
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “ëëë .dap.gov.al” http://dap.gov.al/2014-03-21-12-52-44/udhezime/426-udhezim-nr-2-date-27-03-2015 .
2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Belsh do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail). Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, do të marrin informacion në faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Belsh dhe në “Portalin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit” për fazat e mëtejshme të procedurës së pranimit në shërbimin civil të kategorisë ekzekutive: për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak, datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi; Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Bashkisë Belsh duke filluar nga data 25.04.2022
https://bashkiabelsh.al/shpallje-imt/NjoftimeSHPALLJE PËR LËVIZJE PARALELE DHE PËR PRANIMIN NË SHËRBIMIN CIVIL NË KATEGORINË EKZEKUTIVE Niveli minimal i diplomës “BAHCHELOR”, në Shkencat e Natyrës Kategoria e pagës IV.a Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar,si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit...bashkia matea1598@gmail.comAdministratorBashkia Belsh