Transporti
Transporti dhe Licensat
- Pergatit gjithe dokumentacionin ligjor mbi politikat e Bashkise mbi Taksite, Sherbimet e Autobuseve, Sherbimin e Transportit te Mallrave, si dhe Sherbimin e Tregetimit te Gazit te Lengshem;
- Mbledh qe te gjithe aplikimet si dhe dokumentat shoqerues mbi sherbimet e mesiperme dhe ja prezanton ato Komisionit te Licensimit prane Bashkise;
- Kontrollon mbi sherbimet e ofruara prej marresve te licensave dhe autorizimeve pergjate gjithe periudhes se vlefshmerise se tyre;
Procedurat e aplikimit per secilen prej licensave dhe autorizimeve jane si me poshte vijon :
Sherbimi Taksi
Per tu pajisur me nje license per Sherbimin Taksi duhen kryer hapat e meposhtem :
- Kerkese me shkrim e aplikantit;
- Nje fotokopje e noterizuar e NIPT-it,e leshuar prej QKR-se;
- Nje vertetim prej Drejtorise se Tatim – Taksave prane Bashkise Belsh,qe trgon se detyrimet e taksave per vitin e kaluar jane paguar;
- Nje vertetim nga Drejtoria e Taksave ne Bashkine Belsh per shlyerjen e detyrimeve te vitit ne vazhdim;
- Certifikaten e Vleresimit Teknik te Automjetit (origjinalin ose nje fotokopje te noterizuar);
- Nje fotokopje te noterizuar te Regjistrimit te Automjetit;
- Nje fotokopje te noterizuar te Certifikates se Inspektimit te Automjetit;
- Nje fotokopje te noterizuar te Deshmise se Taksistit e vlefshme per te pakten dhe nje vit nga data e aplikimit;
- Nje fotokopje te noterizuar te Lejes se Drejtimit,vetem ato te aplikuesve te pajisur me klasin D do te pranohen;
Dokumentat e meposhtme duhen dorezuar prane drejtorise.
Sherbimi me autobus brenda qarkut :
- Nje kerkese me shkrim nga aplikanti;
- Një fotokopje të noterizuar të NIPT-it, e lëshuar nga QKR-ja;
- Çertifikatën e Vlerësimit Teknik (origjinal), për çdo autobus që do të përdoret nga aplikanti;
- Çertifikatën e kontrollit teknik dhe Lejen e Qarkullimit për çdo autobus që do të përdoret nga aplikanti;
Shërbimi per linjen ndërqytetëse:
- Një kërkesë me shkrim nga aplikanti;
- Raporti Statistikor Vjetor i aktivitetit të aplikantit, i shoqëruar me evidencat statistikore të plotësuara, sipas formatit të aprovuar;
- Një fotokopje të noterizuar të NIPT-it, e lëshuar nga QKR-ja;
- Akt-themelimi, statuti për aktivitetin e transportit nderqytetes;
- Adresën e zyrës së aplikantit, e vërtetuar nga Drejtoria e Transportit të Bashkisë;
- Kontratën ndërmjet aplikantit dhe një personi tjetër juridik që punon në anën tjetër të linjës. Nëse linja do të punohet vetëm prej autobusëve të aplikantit atëherë kontrata me një agjensi udhëtimi e licensuar nga Bashkia. Një grafik të detajuar të linjës për një muaj, dhe një grafik të planifikuar për një vit;
- Dokumentacionin e nevojshëm për çdo autobus që do të përdoret në këtë linjë:
- Një kopje të Çertifikatës së Kontrollit Teknik dhe Lejes së Qarkullimit (nëse autobusi nuk është në pronësi të aplikantit, një kontratë qeraje e noterizuar duhet të paraqitet);
- Aktin e Vlerësimit Teknik, original ose (Fotokopje e Noterizuar)
- Dokumentacionin e mëposhtëm për çdo shofer autobusi që do të punojë në këtë linjë:
- Fotokopje të Lejes së Drejtimit (klasi D);
- Kontratë Pune,(lista e te punesuareve nga zyra rajonale e punesimit)
- Dokument per arsimin e administratorit .
- Një deklaratë nga aplikanti, që deklaron se ai e ka siguruar ofiçinën mekanike dhe parkimin e sigurtë për autobusët;
- Një vërtetim nga banka që deklaron se aplikanti ka një llogari bankare në Lekë;
- Një vërtetim nga një kompani Sigurimesh, që deklaron se aplikanti ka siguracion kasko për të gjithë autobusët, apo një çertifikatë nga një bankë që deklaron se aplikanti ka depozituar fondet e nevojshme për të pasur një garanci bankare mbi autobusët;
Shërbimi i Transportit të Mallrave (Transport Mallrash Per Vete e Per te Trete)
Për të marrë një liçensë për këtë shërbim, nevojiten:
- Kërkesë me shkrim e aplikantit;
- Një kopje e Lejes së Qarkullimit
- Një kopje e Çertifikatës së Taksave. Kontrollit teknik.
- Nje kopje e Certifikates se Tatimore ose NIPT
- Vertetim nga Drejtoria e Tatim Taksave per shlyerjen e detyrimeve vendore
Autorizime Mujore per Qarkullim ne Territorin e Bashkise.
Autorizime mujore per qarkullim ne territorin e Bashkise te mjeteve te tonazheve te renda (kryesisht betoniere per ndertim ) si dhe mjeteve te tjera te cilat nuk jane object licencimi.
Shërbimi i Tregtimit të Gazi të Lëngshëm Dhe Karburanteve me Pakice
Për të marrë autorizim dhe për të ofruar këtë shërbim, duhen:
- Vendimin e gjykates per regjistrimin si person juridik
- Certifikaten e regjistrimit ne zyren tatimore
- Projektin teknologjik te depove dhe linjave te miratuar nga organet e qeverisjes vendore te mbrojtjes nga zjarri e te mjedisit
- Aktin e kontrollit dhe lejen e shfrytezimit te leshuar nga zyra e urbanistikes .
- Vertetimin per kontrollin e objektit per respektimin e kushteve teknike te leshuar nga Inspektoriati Shteteror I Kontrollit ,Naftes ,Gazit dhe Nenprodukteve te tyre.
- Certifikaten e Kalibrimit te rezervuareve te vendosur ne stacion dhe te matjes se aparateve te shitjes se karburanteve,te leshuar nga organet e metrologjise e te kalibrimit ne njesite Qeverisjes Vendore.