Shërbimi i mbrojtjes nga zjarri e shpëtimi (SHMZSH)funksionon në bazë të ligjit 152/2015.

Misioni i këtij shërbimi:

 

Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin, është strukturë e specializuar e gatishmërisë së përhershme.

Misioni i këtij shërbimi është inspektimi dhe parandalimi, me masat e mbrojtjes nga zjarri; ndërhyrja për shuarjen e zjarreve; shpëtimi i jetës së njerëzve, gjësë së gjallë, pronës, mjedisit, pyjeve dhe kullotave, fatkeqësi këto të shkaktuara nga aksidente të ndryshme, fatkeqësi natyrore, apo të qëllimshme.

 

Detyrat e këtij shërbimi:

 

Ndërhyn me të gjitha mjetet dhe forcat që disponon për shuarjen e zjarreve, shpëtimin e jetës së njeriut, gjësë së gjallë, pronës, për çdo rast, aksident, fatkeqësi dhe emergjenca të ndryshme.

Harton raportin e ndërhyrjes, me forcat, mjetet taktikën e përdorur, kostot e ndërhyrjes, dëmin e përafërt të shkaktuar nga zjarri;

Organizon, inspekton dhe jep asistencë teknike për zbatimin e ligjshmërisë, të normave dhe rregullave për sigurinë e jetës së njerëzve dhe të pronës nga rreziku i zjarrit;

Organizon punën për rritjen e gatishmërisë së mjeteve, paisjeve e personelit për rritjen e efikasitetit në ndërhyrjen në kohë për shuarjen e zjarreve dhe shpëtimin në raste fatkeqësish;

Organizon stërvitje demonstrative, takime e trajnime me instutucione dhe subjekte të ndryshme, për dhënien e njohurive mbi sigurinë nga zjarri;

Ndihmon organet e hetimit, me kërkesën e këtyre të fundit, për hetimin dhe sqarimin e rrethanave apo shkaqeve të rënies së zjarrit dhe bën aktin e ekspertizës teknike;

Bashkëpunon me strukturat e Policisë së Shtetit, me institucionet e sigurisë publike, strukturat e forcave të armatosura, shërbimin e mbrojtjes civile dhe shërbimin e urgjencës mjekësore për shpëtimin e jetës së njerëzve e të pronës nga zjarri, rreziqet teknologjike, fatkeqësitë natyrore e fatkeqësi të tjera ;

Përpilon evidenca statistikore për çdo rast ndërhyrjeje e inspektimi dhe i dërgon në Drejtorinë e Përgjitjshme të MZSH-së;

Kryen studime në fushën e sigurisë nga zjarri dhe shpëtimin, në bashkëpunim me instutucionet studimore, shkencore e projektuese;

Njofton rregullisht publikun për detyrat dhe masat në fushën e sigurisë nga zjarri dhe shpëtimin, për rreziqet që vijnë në rast zjarresh, fatkeqesish natyrore, teknologjike, si dhe për mënyrën e dhënies së ndihmës në këto raste, përmes formave të ndryshme të informimit.