PËRSE DUHET NJË PLAN OPERACIONAL PËR ZHVILLIMIN LOKAL?

Në kuadër të reformës administrative territoriale, ndarja administrative e Shqipërisë ka kaluar nga një sistem prej
371 njësi të qeverisjes vendore (65 Bashki + 306 Komuna) në një sistem me 61 Bashki. Në këtë kontekst, Bashkitë e
reja tashmë mbulojnë territore shumë herë më të mëdha dhe të shumëllojshme si nga pikëpamja topografike, përdorimi dhe shfrytëzimi i territorit, dhe karakteristikat social-ekonomike.

Kjo gjë përbën një sfidë jo vetëm për zbatimin e reformës administrative por edhe për vetë kryetarët e Bashkive të
cilët duhet të administrojnë e menaxhojnë një territor shumë më të madh, dinamik e kompleks. Një ndër sfidat
më të mëdha të Bashkisë është dhe zhvillimi ekonomik lokal. Në këtë kuadër, Bashkitë duhet të shfrytëzojnë
më mirë mundësitë për akses në financim për projekte strategjike të cilat shërbejnë si shtytës për zhvillimin ekonomik-social të Bashkisë.

Për këtë arsye, hartimi i Planit Operacional për Zhvillimin Lokal, vjen në ndihmë të Bashkisë duke ofruar projekte
kontrete dhe prioritare, të cilat japin zgjidhje disa prej problematikave më të rëndësishme për një periudhë prej
1-3 vjetësh. Projekt fishat më pas mund të përdoren e realizohen duke u financuar nga buxheti i Bashkisë, ose
duke aplikuar për projekte tek Fondi i Zhvillimit të Rajoneve, donatorë të ndryshëm si USAID, UNDP, SIDA, ADA, ADF, IADSA apo edhe tek ministritë respektive, duke lobuar dhe kërkuar implementimin dhe bashkëpunimin e tyre  në implementimin e projekteve.

 

Shkarkoni dokumentin e plotë të Planit Operacional për Zhvillimin Lokal të Bashkisë Belsh ne linkun mëposhtë:

Shkarko këtu (.pdf)