NJOFTIM PUBLIK
Për çeljen e aplikimeve për programet sociale të strehimit, subvencionit të qirasë, për vitin 2026 .
Bashkia Belsh,në kuadër të programeve sociale të strehimit konkretisht programit të subvencionimit të qirasë në përputhje me procedurat administrativo-ligjore të parashikuara në ligjin nr.22/2018 ‘Për strehimin social’,i ndryshuar me Ligjin nr.48/2023 ‘Për disa shtesa dhe ndryshime ne Ligjin nr.22/2018.Për programin e banesave me kosto të ulët(BKU)VKM Nr.384,datë 12.06.2019 “Për përcaktimin e dokumentacionit për të përfituar Strehim sipas cdo programi social të strehimit dhe të afateve e procedurave të miratimit nga organet e veteqeverisjes vendore”
1. Të gjithë qytetaret e interesuar që plotësojnë kushtet:
a) Kushtet e strehimit, në bazë të të cilave përcaktohen me përparësi familjet që:
i) nuk disponojnë banesë në pronësi;
ii) banojnë në banesa që paraqesin rrezik shembjeje;
iii) banojnë në banesa të mbipopulluara, sipas përcaktimeve dhe normave në fuqi;
iv) kanë mbetur ose rrezikojnë të mbeten të pastreha, si rezultat i fatkeqësive natyrore;
v) familjet ose individët që humbasin banesën e tyre, si pasojë e zhvendosjes ose zbatimit të një vendimi gjyqësor;
vi) banojnë në banesa që prishen ose përjashtohen nga procesi i legalizimit, si rezultat i investimeve publike.
b) Kushtet familjare, në bazë të të cilave përcaktohen me përparësi:
i) familjet njëprindërore që kanë në ngarkim fëmijë, ku përfshihen edhe vajzat nëna;
ii) të moshuarit, që kanë mbushur moshën e pensionit dhe që nuk përzgjidhen për t’u strehuar në institucionet publike të përkujdesjes shoqërore;
iii) familjet me më shumë se katër fëmijë;
iv) bashkëshortët, mosha e përgjithshme e përbashkët e të cilëve arrin deri në 60 vjeç.
c) Kushtet sociale, në bazë të të cilave përcaktohen me përprësi:
i) personat me aftësi të kufizuara, në përputhje me përcaktimet e bëra me vendim të Këshillit të Ministrave;
ii) individët me statusin e jetimit, që nga çasti i daljes nga qendrat e përkujdesjes shoqërore dhe deri në moshën 30 vjeç;
iii) familjet e mbetura të pastreha për shkak të lirimit të banesave ish-pronarëve;
iv) emigrantët e rikthyer, punëtorët emigrantë dhe azilkërkuesit;
v) familjet e policëve të rënë në detyrë;
vi) punonjësit e reparteve të ndërhyrjes së shpejtë (FNSH);
vii) punonjësit e repartit RENEA;
viii) punonjësit e shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin;
ix) viktimat e dhunës në familje;
x) viktimat e trafikimit/viktimat e mundshme të trafikimit;
xi) anëtarët e komunitetit rom;
xii) anëtarë të komunitetit egjiptian;
xiii) të miturit në konflikt me ligjin, sipas parashikimeve të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur, pas ekzekutimit të dënimit;
xiv) vajzat nëna;
xv) individët që i përkasin komunitetit LGBTI, të cilët janë viktima për shkak të
orientimit seksual ose identitetit gjinor bazuar në vendimin e organit kompetent, sipas legjislacionit në fuqi për mbrojtjen nga diskriminimi që përcakton se si pasojë e diskriminimit individi nuk ka një
strehim të përshtatshëm dhe që kanë të ardhura të pamjaftueshme ose që nuk kanë fare të ardhura, sipas përcaktimeve të bëra në nenin 3 të këtij ligji.
Të paraqesin aplikimet nga llogaria e tyre në portalin qeveritar e-Albania,ose pranë zyrës së strehimit që ofron asistencë për personat që nuk mund ta kryejnë vetë aplikimin.
Dokumentat që Aplikanti duhet të paraqes për aplikim në sistemin “Strehimi”:
Aplikimi për të përfituar strehim sipas çdo programi social të strehimit, me përjashtim të rasteve të nevojës emergjente për strehim, bëhet me dy faza.
Në fazën e parë aplikantët paraqesin Individi/familja paraqet kërkesën për të përfituar nga programet e strehimit social në çdo kohë,
d) Identitetin, emrin, atësinë, mbiemrin;
c) Datën e dorëzimit/paraqitjes së aplikimit;
ç) Objektin e kërkesës, përfshirë edhe preferencën e paraqitur për programin e strehimit social;
d) Numrin dhe emërtimin e dokumenteve që i bashkëngjiten kërkesës; dh) Adresën e kërkuesit;
e) Përbërjen familjare në momentin e aplikimit; ë) Statusin e punësimit;
f) Kushtin social, sipas nënndarjeve “i” deri në “xv”, të shkronjës “c”, të nenit 16, të ligjit nr.
22/2018;
g) Kushtin e strehimit, sipas nënndarjeve “i” deri në “vi”, të shkronjës “a”, të nenit 16, të ligjit nr. 22/2018;
gj) Kushtin familjar, sipas nënndarjeve “i” deri në “iv”, të shkronjës “b”, të nenit 16, të
ligjit nr. 22/2018;
h) Kushtin ekonomik, ku evidentohen të ardhurat mujore të familjes, sipas përcaktimit të pikës 44, të nenit 2, të ligjit nr. 22/2018.
Në fazën e dytë të aplikimit përfshihen vetëm ata/o individë/familje që janë përzgjedhur për t’u trajtuar me njërin prej programeve të strehimit.
Dosja e çdo aplikanti duhet të përmbajë dokumentacionin që vërteton
deklarimet e bëra në fazën e parë. Dokumentacioni që kërkohet në këtë fazë është, si më poshtë vijon:
a) Për të dhëna personale të aplikantit:
i) certifikatë e lindjes së aplikantit, me përjashtim të rasteve specifike kur individi/familja nuk ka regjistrim në gjendjen civile;
ii) vërtetim për vendbanimin në njësinë e vetëqeverisjes vendore, ku kërkohet strehimi social, për familjet që kanë lëvizur nga zona të tjera të vendit.
b) Për vërtetimin e kushteve të strehimit, sipas shkronjës “a”, të nenit 16, të ligjit nr. 22/2018, “Për strehimin social”:
i) vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për pronat që disponohen në emër të secilit anëtar të familjes, në territorin e Republikës së Shqipërisë
ii) vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme për sipërfaqen e pronës, që zotëron familja apo ndonjë anëtar i saj, kur banesa është me sipërfaqe nën normat e strehimit në fuqi;
iii) vërtetim nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, e cila mund të përdoret edhe për strehim, për çdo anëtar të familjes, që kanë ndryshuar vendbanim për efekt punësimi;
iv) aktverifikim nga njësia vendore për:
– banesat në rrezik shembjeje;
– rastet kur familja ka mbetur e pastrehë, si rezultat i fatkeqësive natyrore;
– banesat që prishen ose përjashtohen nga procesi i legalizimit.
v) Vendim i gjykatës për familjet që humbasin banesën për shkak të zbatimit të vendimit të gjykatës;
vi) akt i verifikimit nga njësia vendore për familjet rome/egjiptiane, që banojnë në banesa individuale ose struktura, të cilat nuk klasifikohen si banesë.
c) Për vërtetimin e kushteve familjare, sipas shkronjës “b”, të nenit 16, të ligjit nr. 22/2018, “Për strehimin social”:
i) certifikatë familjare;
ii) vendim i gjykatës që i lë në ngarkim fëmijën ose fëmijët për çiftet e divorcuara.
ç) Për vërtetimin e kushteve sociale, sipas shkronjës “c”, të nenit 16, të ligjit nr.
22/2018, “Për strehimin social”:
i) vërtetim i komisionit mjekësor të përcaktimit të aftësisë së kufizuar për individë me aftësi të kufizuara;
ii) vërtetim përkatës nga institucioni ku ka qenë i strehuar dhe librezë e jetimit, dhënë nga institucioni shtetëror i autorizuar për individët me statusin e jetimit;
iii) dokument që vërteton se ka mbetur i pastrehë si rezultat i lirimit të banesave, ish-pronë e subjekteve të shpronësuara;
iv) dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për personat që kanë statusin
“emigrant”, “punëtor emigrant” dhe “azilkërkues”;
v) dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për familjet e punonjësve të rënë në detyrë, që u përkasin Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të shtetit dhe të Policisë së Burgjeve;
vi) urdhër mbrojtjeje apo urdhër i menjëhershëm mbrojtjeje, lëshuar nga gjykata për viktimat e dhunës në familje;
vii) vetëdeklarim nëse individi/familja i përket pakicës kombëtare rome ose egjiptiane; viii) dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse për të miturit në konflikt me ligjin; ix) vetëdeklarim se i përket grupimit LGBTI;
x) vërtetim me certifikatë familjare se individi i përket kategorisë vajzë- nënë.
d) Për vërtetimin e kushteve ekonomike, sipas shkronjës “ç”, të nenit 16, të ligjit nr. 22/2018, “Për strehimin social”:
i) vërtetim i të ardhurave neto të familjes ose një deklaratë me shkrim nga aplikuesi për të ardhurat e familjes dhe burimin e tyre, të cilat duhet t’i bashkëlidhen dokumenteve zyrtare që e vërtetojnë atë, përfshirë vërtetimin nga punëdhënësi për pozicionin dhe pagën e aplikantit e të personave të tjerë të familjes, që janë në marrëdhënie pune;
ii) dokument nga organet tatimore dhe ato të sigurimeve shoqërore për derdhjen e kontributeve, për të gjithë anëtarët e vetëpunësuar të familjes;
iii) vërtetim nga zyra e ndihmës dhe përkujdesjes pranë njësive të vetëqeverisjes vendore për anëtarët e familjes të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike dhe të pagesës për personat me aftësi të kufizuar;
iv) vërtetim nga zyra e punësimit e njësisë vendore përkatëse për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë;
v) vërtetim nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension.
*AFATI I APLIKIMIT deri në datë 30.11.2025 (30 Nëntor 2025)
*Dokumentat duhet të jenë të lëshuara brenda 3 muajve të fundit nga momenti që qytetari bën aplikimin rifreskimin e dokumentacionit te cilat trajtohen aktuasht me nje nga paketat e lart cituar
https://bashkiabelsh.al/njoftim-publik-2/https://i0.wp.com/bashkiabelsh.al/wp-content/uploads/2024/07/njoftim.jpg?fit=715%2C300&ssl=1https://i0.wp.com/bashkiabelsh.al/wp-content/uploads/2024/07/njoftim.jpg?resize=150%2C150&ssl=1NjoftimePër çeljen e aplikimeve për programet sociale të strehimit, subvencionit të qirasë, për vitin 2026 . Bashkia Belsh,në kuadër të programeve sociale të strehimit konkretisht programit të subvencionimit të qirasë në përputhje me procedurat administrativo-ligjore të parashikuara në ligjin nr.22/2018 ‘Për strehimin social’,i ndryshuar me Ligjin nr.48/2023 ‘Për disa shtesa...bashkia matea1598@gmail.comAdministratorBashkia Belsh