NJOFTIM PËR VENDE TË LIRA PUNE PËR PRANIMIN NË NIVELIN BAZË NË SHËRBIMIN E MBROJTJES NGA ZJARRI DHE SHPËTIMIN
Niveli minimal i diplomës “BAHCHELOR”,
në Akademinë e Sigurisë, shkencat juridike dhe inxhinierike
Kategoria e pagës III.a
Në zbatim të Ligjit nr.152/2015, datë 21.12.2015 “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin” dhe VKM nr.520 datë 25.07.2019 Për miratimin e rregullores për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin Kreu i III “Ndarja e Funksioneve, nivelet, detyrat, procedurat e përzgjedhjes per emërim, lirim pezullim dhe përjashtim”, e VKB nr.68, datë 24.12.2021 “Për miratimin e numrit të përgjithshëm të punonjësve të Bashkisë Belsh” i konfirmuar nga Prefekti i Qarkut Elbasan me nr. 1422/1, datë 06.01.2022, si dhe urdhërit të Kryetarit të Bashkisë me nr. 310, datë 28.01.2022 “Struktura Organizative e Bashkisë Belsh viti 2022” Njësia e Burimeve Njerëzore në Bashkinë Belsh njofton se në Sektorin e MZSH-së shpallen vende vakande per kete pozicion:
– Shef Sektori, 1 (një) pozicion
Përshkrimi i përgjithshëm i vendit të punës
Shërbimi i MZSH-së është një strukturë e specializuar e gatishmërisë së përhershme, misioni i të cilës është inspektimi, parandalimi me masat e marra për mbrojtjen nga zjarri, ndërhyrja për shuarjen e zjarreve, shpëtimi i jetës, gjësë së gjallë, pronës, mjedisit, pyjeve dhe kullotave në aksidenteve të ndryshme, fatkeqësi natyrore, si dhe në ato të shkatuara nga dora e njeriut. Luftuesi/ Shpëtuesi /Drejtuesi i automjeteve dhe Punonjësi në sallën operuese është personi i emëruar në strukturat e shërbimit të MZSH-së, i trajnuar profesionalisht për të ndërhyrë në shuarjen e zjarreve dhe shpëtimin e jetës së njeriut, të gjësë së gjallë dhe pronës. Duhet të njohë dhe të zbatojë orarin e veprimeve, të dijë pozicionin në shërbim dhe detyrat e tij funksionale, të jetë në çdo kohë në gadishmëri të lartë për të vepruar në zgjidhjen e situatave që ndodhin, të njohë dhe të zbatojë rregullat e brendshme në stacion dhe të sigurojë paprekshmërinë dhe abuzimin e mjediseve, teknikës, paisjeve etj, të mbajë pastër të gjitha ambjentet që disponon stacioni, të jetë i sjellshëm në komunikim me qytetarët që kërkojnë ndihmë, me kolegët duke pasqyruar një figurë qytetare dhe humane.
Kërkesat e përgjithshme për pranimin
a) Të jetë shtetas shqiptar;
b) Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c) Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i/e aftë fizikisht për të kryer detyra me rrezik të shtuar;
ç) Të mos jetë i përjashtuar nga shërbimi zjarrfikës, Policia e Shtetit apo nga institucionet e tjera të administratës publike;
d) Të ketë mbaruar arsimin e mesëm;
dh) Të mos jetë i/e dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
e) Të mos ketë rekorde kriminale në organet e policisë dhe prokurorisë (vërtetim personaliteti nga organet e policisë dhe prokurorisë).
ë) Të jetë i/e moshës nën 30 (tridhjetë) vjeç;
f) Të ketë përfunduar testimin fiziko-profesional dhe kursin përkatës pranë Akademisë së Sigurisë ose në qendra të trajnimit zjarrfikës;
g) Të jetë me vendbanim sa më pranë stacionit të MZSH-së;
gj) Për gjininë mashkullore personi duhet të jetë me gjatësi jo më pak se 175 (njëqind e shtatëdhjetë e pesë) cm.
h) Për gjininë femërore, personi duhet të jetë me gjatësi jo më pak se 165 (njëqind e gjashtëdhjetë e pesë) cm.
i) Të jetë me peshë trupore që t’i përgjigjet raportit të gjatësisë.
j) Të jetë i pajisur me dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të grupit “C”;
k) Kandidati për personelin drejtues automjetesh zjarrfikëse dhe shpëtimi në shërbimin e MZSH-së duhet të jetë i pajisur me leje drejtimi automjeti, grupi “D”, si dhe me leje drejtimi të veçantë shërbimi, konform kërkesave të Kodit Rrugor. Kanë prioritet kandidatët që zotërojnë profesione si mekanik, shofer, hidraulik, marangoz, infermier, elektricist etj.
Dokumentacioni, Mënyra dhe Afati i Dorëzimit
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
1. Formular aplikimi për pranim në shërbimin e MZSH-së.
2. Fotokopje e kartës së identitetit ;
4. Çertifikatë familjare;
5. Një kopje të jetëshkrimit( CV);
6. Një numër kontakti (e-mail) si dhe adresën e plotë të vendbanimit;
7. Fotokopje deftesë pjekurie;apo diplome.
8. Raport mjeko-ligjor nga autoriteti kompetent, që vërteton “gjëndje të mirë shëndetsore dhe i/e aftë fizikisht për të kyer detyra me rrezik të shtuar”;
10. Vërtetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor, si dhe nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor;
11. Vërtetim i gjendjes Gjyqesore (Dëshmi Penaliteti )/ Formular vetëdeklarimi ;
12. Fotokopje të librezës së punës e njësuar me origjinalin (nëse ka);
14. Çertifikata, trajnime profesionale, në fushën e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin (nëse ka);
15. Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “C”;
16. Fotografi (2.5 x 3.5 cm), 2 (dy) copë
Dokumentat duhet të dorëzohen brenda datës 01.09.2022
Fusha kryesore mbi të cilën bazohet konkurimi
· Ligjin nr.139, date 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”
· Ligji nr.152, datë 21.12.2015 ‘Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin”.
· VKM nr. 520 dt.25.07.2019 “Për miratimin e rregullores për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri ”.
Njësia e Burimeve Njerëzore në Bashkinë Belsh do të shpallë fituesit në faqen e internetit të Bashkisë Belsh. Kandidatët jo fitues kanë të drejtë të ankimohen pranë Njësisë së Burimeve Njerëzore të Bashkisë Belsh. Afati i ankimimit është 5 ditë nga data e shpalljes së rezultateve të testimit.
https://bashkiabelsh.al/njoftim-per-vende-te-lira-pune-per-pranimin-ne-nivelin-baze-ne-sherbimin-e-mbrojtjes-nga-zjarri-dhe-shpetimin/NjoftimeNiveli minimal i diplomës “BAHCHELOR”, në Akademinë e Sigurisë, shkencat juridike dhe inxhinierike Kategoria e pagës III.a Në zbatim të Ligjit nr.152/2015, datë 21.12.2015 “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin” dhe VKM nr.520 datë 25.07.2019 Për miratimin e rregullores për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin Kreu i III...bashkiabelsh bashkiabelsh@hotmail.comAdministratorBashkia Belsh