NJOFTIM
Njoftohen të gjithë qytetarët dhe familjet që zotërojnë pasuri të paluajtshme (tokë ose ndërtesë) në territorin e Bashkisë Belsh se në zbatim të Vendimit të Këshillit Bashkiak nr. 57 datë 27.12.2024 janë gjeneruar taksat dhe tarifat vendore për vitin 2025. Afati i pagesës së taksave dhe tarifave vendore për vitin 2025 dhe për vitet e prapambetura është data 31 Dhjetor 2025.
Ju bëjmë me dije se , ndryshe nga vitet e mëparshme , pagesat për taksën familjare duke filluar nga viti 2024 nuk bëhen më përmes Ujësjellës -Kanalizimeve por kryhen pranë arkës së bashkisë dhe Njësive Administrative përkatëse.
Për pagesat që kryhen pas datës 31 Dhjetor 2025 nis aplikimi i kamatvonesës në masën 1.8% çdo muaj, por jo më shumë se 12 muaj të parashikuar në ligjin nr. 9920 datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar.
Për çdo paqartësi dhe informacion si dhe për të tërhequr faturën e detyrimit tatimor, ju lutemi paraqituni pranë zyrës së të Ardhurave Vendore pranë bashkisë ose Njësive Administrative.
Faleminderit!
https://bashkiabelsh.al/njoftim-19/NjoftimeNjoftohen të gjithë qytetarët dhe familjet që zotërojnë pasuri të paluajtshme (tokë ose ndërtesë) në territorin e Bashkisë Belsh se në zbatim të Vendimit të Këshillit Bashkiak nr. 57 datë 27.12.2024 janë gjeneruar taksat dhe tarifat vendore për vitin 2025. Afati i pagesës së taksave dhe tarifave vendore për...bashkia matea1598@gmail.comAdministratorBashkia Belsh
