Festivali Folklorik “Liqenet e Dumresë” – 2017

Edicioni i dytë i Festivalit Folklorik “Liqenet e Dumresë”

22-24 Gusht 2017/ Në Bashkinë e Belshit nën kujdesin e Kryebashkiakut z.Arif Tafani dhe kryetarit të Qarkut Elbasan z.Bukurosh Stafa në bashkëpunim me TIFF (Fondi për Financim dhe Investim në Turizëm) për të dytin vit rradhazi u zhvillua Festivali Folklorik “Liqenet e Dumresë”. Në natën e parë në skenën e këtij Festivali u ngjitën grupet Folklorike të Librazhdit, Lushnjës, Gramshit e Elbasanit, ndërsa në dy netët e tjera u ngjitën në skenë grupet Folklorike të Shtërmenit, Strugës , Belshit e Kosovës, Tiranës, Fierit, Shkupit e Prizrenit. Gjatë këtij Festivali që në çdo mbrëmje mblodhi në sheshin e rivitalizuar të qytetit të Belshit disa mijëra banorë të zonës së Dumresë u prezantua me performancë të shkëlqyer kënga dhe vallja e zonave që përfaqësojnë grupet Folklorike pjesmarrëse. Kryebashkiaku i Belshit z.Arif Tafani duke përshëndetur grupet pjesmarrëse, bashkëqytetarët e tij si dhe qindra të tjerë të pranishëm të cilët kishin udhëtuar drejt Belshit për të ndjekur konkurimin e grupeve Folklorike , u shpreh se zhvillimi i Festivalit Folklorit “Liqenet e Dumrese” tashmë është një risi që do të kthehet në një traditë e cila do vazhdojë të pasurohet me elementë të tjerë të rinj që do ta bëjnë atë edhe më të bukur nga viti në vit. Sipas kryebashkiakut Tafani zhvillimi i këtij Festivali i shtohet listës së gjatë të aktiviteteve kulkturore dhe artistike që bashkia e Belshit organizon për të promovuar sa më shumë që ëshët e mundur zonën e Dumresë një nga më të bukurat në zemër të Shqipërisë . Ndërkaq koreografi i këtij Festivali Krenar Korça ka vlërësuar pjesmarrjen masive të grupeve folklorike nga disa qytetet të rëndësishme të Shqipërisë si dhe të grupeve nga Kosova e Maqedonia . Ky festival sipas tij ishte konceptuar në formën e një gare folklorike dhe në mbyllje të tij u shpêrndanë çmime për grupet më të mira. Çmimin e Parë Juria e këtij Festivali ja akordoi Asamblit të Këngëve dhe Valleve “Dëshmorêt e Kombit “, Çmimi i Dytë ju dha Asamblit Folklorik Sh.k.a Shqiponja Saraj ,Shkup dhe Çmimi i Tretë ju dha Asamblit Folklorik “Trad Folk Tirana “. Juria ndërkaq i akordoi një çmim special për kostumografinë më të bukur ndër 13 grupet pjesmarrëse Asamblit “Veleshtë e Strugës” si dhe për Orkestrën e Asamblit “Belshi”. Sipas koreografit Krenar Korça, pjesëmarrja në Festival e grupeve folklorike nga Kosova si dhe e grupeve të shqiptarëve të Maqedonisë shërben për të zgjeruar jo vetëm hapësirat gjeografike të folklorit shqiptar, por sjell edhe vlera të papërsëritshme në interpretimin dhe ekzekutimin e trashëgimisë kulturore shpirtërore tradicionale shqiptare duke e kthyer këtë veprimtari të rëndësishme në një festë të folklorit shqiptar. Qëllimi kryesor i këtij festivali është pasqyrimi i gjerë i gjinive të folklorit dhe vlerave të tij. Ky festival ka gjithashtu si qëllim të mbrojë, të promovojë dhe të popullarizojë në publikun e gjerë vlerat më të mira muzikore, koreografike, etnografike të krijuara prej shekujsh në hapësirën mbarë shqiptare. Dhe mbi të gjitha për organizatorët ky Festival ka edhe një qëllim madhor .Të promovojnë sa më shumë jo vetëm krijimet e reja folklorike të grupeve por edhe bukuritë e jashtëzakonshme natyrore si dhe resurset për turizëm të zonës së Dumresë.

 

« of 12 »

 


FESTA E AFERDITES

20-21 maj 2017

20 Maj 2017/ Bashkia Belsh nën kujdesin e kryetarit z. Arif Tafani në bashkëpunim me Tourism Investment and Finance Fund (TIFF) organizuan në bregun e liqenit piktoresk të Seferanit Festën e Afërditës, një nga aktivitetet ky më të rëndësishëm për promovimin e historisë së lashtësisë të zonës së Dumresë. Për herë të parë zhvillohet “Festa e Afërditës” prane Liqenit Seferan që është një destinacion natyror fantastik. Dje në ditën e parë të festës promovuan aftësitë artistike të zërave të rinj, nxitjen e pjesëmarrjes së tyre në shoqërinë civile, duke i socializuar dhe integruar me njëri-tjetrin, duke sjellur vlera të ndjeshme në jetën artistike të Dumresë dhe në gjetjen e standarteve bashkohore rekreative dhe edukuese nëpërmjet artit. Zhvillimi i Festës së Afërditës do të kthehet në një traditë të përvitshme dhe synon të promovojë gjurmë të qytetërimit të lashtë në këtë zonë, si dhe historinë e pasur të saj. Në feste u zhvillua “Miss Afërdita” me pjesëmarrjen e 20 bukurosheve nga qyteti dhe fshatrat e Bashkisë Belsh, u ushtrua kulti i Afërdites duke hedhur në liqen enë, terrakota, si dhurata për perëndinë ku qeramika me kokën e Afërditës zuri vend të veçantë.