Evente
Festivali Folklorik “Liqenet e Dumresë” – 2017
Edicioni i dytë i Festivalit Folklorik “Liqenet e Dumresë”
22-24 Gusht 2017/ Në Bashkinë e Belshit nën kujdesin e Kryebashkiakut z.Arif Tafani dhe kryetarit të Qarkut Elbasan z.Bukurosh Stafa në bashkëpunim me TIFF (Fondi për Financim dhe Investim në Turizëm) për të dytin vit rradhazi u zhvillua Festivali Folklorik “Liqenet e Dumresë”. Në natën e parë në skenën e këtij Festivali u ngjitën grupet Folklorike të Librazhdit, Lushnjës, Gramshit e Elbasanit, ndërsa në dy netët e tjera u ngjitën në skenë grupet Folklorike të Shtërmenit, Strugës , Belshit e Kosovës, Tiranës, Fierit, Shkupit e Prizrenit. Gjatë këtij Festivali që në çdo mbrëmje mblodhi në sheshin e rivitalizuar të qytetit të Belshit disa mijëra banorë të zonës së Dumresë u prezantua me performancë të shkëlqyer kënga dhe vallja e zonave që përfaqësojnë grupet Folklorike pjesmarrëse. Kryebashkiaku i Belshit z.Arif Tafani duke përshëndetur grupet pjesmarrëse, bashkëqytetarët e tij si dhe qindra të tjerë të pranishëm të cilët kishin udhëtuar drejt Belshit për të ndjekur konkurimin e grupeve Folklorike , u shpreh se zhvillimi i Festivalit Folklorit “Liqenet e Dumrese” tashmë është një risi që do të kthehet në një traditë e cila do vazhdojë të pasurohet me elementë të tjerë të rinj që do ta bëjnë atë edhe më të bukur nga viti në vit. Sipas kryebashkiakut Tafani zhvillimi i këtij Festivali i shtohet listës së gjatë të aktiviteteve kulkturore dhe artistike që bashkia e Belshit organizon për të promovuar sa më shumë që ëshët e mundur zonën e Dumresë një nga më të bukurat në zemër të Shqipërisë . Ndërkaq koreografi i këtij Festivali Krenar Korça ka vlërësuar pjesmarrjen masive të grupeve folklorike nga disa qytetet të rëndësishme të Shqipërisë si dhe të grupeve nga Kosova e Maqedonia . Ky festival sipas tij ishte konceptuar në formën e një gare folklorike dhe në mbyllje të tij u shpêrndanë çmime për grupet më të mira. Çmimin e Parë Juria e këtij Festivali ja akordoi Asamblit të Këngëve dhe Valleve “Dëshmorêt e Kombit “, Çmimi i Dytë ju dha Asamblit Folklorik Sh.k.a Shqiponja Saraj ,Shkup dhe Çmimi i Tretë ju dha Asamblit Folklorik “Trad Folk Tirana “. Juria ndërkaq i akordoi një çmim special për kostumografinë më të bukur ndër 13 grupet pjesmarrëse Asamblit “Veleshtë e Strugës” si dhe për Orkestrën e Asamblit “Belshi”. Sipas koreografit Krenar Korça, pjesëmarrja në Festival e grupeve folklorike nga Kosova si dhe e grupeve të shqiptarëve të Maqedonisë shërben për të zgjeruar jo vetëm hapësirat gjeografike të folklorit shqiptar, por sjell edhe vlera të papërsëritshme në interpretimin dhe ekzekutimin e trashëgimisë kulturore shpirtërore tradicionale shqiptare duke e kthyer këtë veprimtari të rëndësishme në një festë të folklorit shqiptar. Qëllimi kryesor i këtij festivali është pasqyrimi i gjerë i gjinive të folklorit dhe vlerave të tij. Ky festival ka gjithashtu si qëllim të mbrojë, të promovojë dhe të popullarizojë në publikun e gjerë vlerat më të mira muzikore, koreografike, etnografike të krijuara prej shekujsh në hapësirën mbarë shqiptare. Dhe mbi të gjitha për organizatorët ky Festival ka edhe një qëllim madhor .Të promovojnë sa më shumë jo vetëm krijimet e reja folklorike të grupeve por edhe bukuritë e jashtëzakonshme natyrore si dhe resurset për turizëm të zonës së Dumresë.
FESTA E AFERDITES
20-21 maj 2017
20 Maj 2017/ Bashkia Belsh nën kujdesin e kryetarit z. Arif Tafani në bashkëpunim me Tourism Investment and Finance Fund (TIFF) organizuan në bregun e liqenit piktoresk të Seferanit Festën e Afërditës, një nga aktivitetet ky më të rëndësishëm për promovimin e historisë së lashtësisë të zonës së Dumresë. Për herë të parë zhvillohet “Festa e Afërditës” prane Liqenit Seferan që është një destinacion natyror fantastik. Dje në ditën e parë të festës promovuan aftësitë artistike të zërave të rinj, nxitjen e pjesëmarrjes së tyre në shoqërinë civile, duke i socializuar dhe integruar me njëri-tjetrin, duke sjellur vlera të ndjeshme në jetën artistike të Dumresë dhe në gjetjen e standarteve bashkohore rekreative dhe edukuese nëpërmjet artit. Zhvillimi i Festës së Afërditës do të kthehet në një traditë të përvitshme dhe synon të promovojë gjurmë të qytetërimit të lashtë në këtë zonë, si dhe historinë e pasur të saj. Në feste u zhvillua “Miss Afërdita” me pjesëmarrjen e 20 bukurosheve nga qyteti dhe fshatrat e Bashkisë Belsh, u ushtrua kulti i Afërdites duke hedhur në liqen enë, terrakota, si dhurata për perëndinë ku qeramika me kokën e Afërditës zuri vend të veçantë.
* * *
21 Maj 2017/ Per here te pare ne Bashkine Belsh me rastin e Festes se Aferdites ne bashkepunim dhe mbeshtetjen e Ministrise se Zhvillimit Ekonomik Turizmit Tregtise dhe Sipermarrjes , Agjencine Kombetare te Turizmit dhe Institutin e Librit dhe Promocionit u mbajt ekspozita dhe ndarja e cmimeve perkatese te Kolonise se Piktoreve Dumreja ne Telajo , piktoret paten rastin te vizitojne dhe te shfaqin ne krijimet e tyre bukurite e zones se Dumrese qe perfshin rreth 84 liqene karstike dhe nje bukuri mbreselene por po aq e panjohur , me pas mbremja vazhdoi me nje koncert te organizuar nga Bashkia Belsh-Faqja Zyrtare ku ishin te ftuar artiste te njohur te muzikes popullore dhe ansamble vallesh te zones se Dumrese . Ne kete event ishin te pranishem Ministrja e Zhvillimit Ekonomik Turizmit Tregtise dhe Sipermarrjes znj. Milva Ekonomi e cila theksoi rendesine madhe te ketyre eventeve ne zhvillimin ekonomik dhe turistik te zones por dhe rendesine qe kane investimet e bera deri tani ne kete Bashki ne krijimin e kushteve optimale per organizime te tilla dhe rritjen ekonomike ne pergjithesi . Ne kete event ishte prezente dhe Agjencia Kombetare e Turizmit nepermjet drejtorit te Pergjithshem Ardit Collaku , kryetari i Bashkise Belsh z. Arif Tafani , Deputeti i Zones z.Musa Ulqini dhe Drejtoresha ekzekutive e Institutit të Librit dhe të Promocionit – znj. Irena Toçi , si dhe artiste e piktore nga te gjitha trevat Shqipfolese dhe qindra te pranishem qe shijuan dhe duartrokiten kete shfaqje qe zhvillohej per here te pare ne qytetin buze liqenit .
Belshi në festë, “mbushet” nga balonat
4 maj 2017/Bashkia e Belshit në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Arsimit organizuan Festën e Balonave në mesjavë duke e kthyer atë një aktivitet masiv me nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe atyre të mesme. Aktiviteti në të cilin morën pjesë me qindra nxënës të shkollave të bashkisë Belsh u zhvillua në malin e Gradishtës , një ndër pikat më ta bukura turistike të zonës. Pavarësisht terrenit malor ishin të shumtë ata të rinj , të cilët ngritën balonën e tyre duke shfrytëzuar edhe kohën ideale që mbizotëroi gjatë zhvillimit të festës . Dhjetra nxënës ngritën në qiell balonën e tyre gjatë kësaj feste e cila u prit me entuziazëm nga pjesmarrësit e shumtë të cilët Festën e Balonave e kthyen në një ditë argëtimi .
Festa e Balonave në Belsh është një traditë që u rikthye sërish .Balonat e kësaj feste ishin të thjeshta por organizatorët shpresojnë që në vitet e ardhëshme ato të jenë të larmishme dhe Festa e Balonave të tërheqë edhe interesin e turistëve në zonën e Belshit e cila shquhet për liqenet e saj të shumtë karstikë. Ndërkohë kryetari i bashkisë Arif Tafani tha se pushteti lokal do të ofrojë mbështetjen e tij që të tilla evenimente sportive të jenë më të shpeshta dhe gjatë vitit të ardhshëm në Belsh po bëhen të gjitha përgatitjet për tu zhvilluar Festivali Ndërkombëtar i Balonave. Ngritja e balonave ishte një garë mes nxënësve të shkollave të bashkisë Belsh. aktivitete të kësaj natyre dotë jenë të shumta me nxënësit e shkollave dhe ato nuk synohet që ti shërbejnë vetëm argëtimit dhe edukimit por edhe të tërheqin sa më shumë turistë në zonën e Belshit.
Pas Festës së Balonave organizatorët ndanë edhe çmime për tre më të mirët e garës së ngritjes së Balonave .Çmimin e parë e meritoi shkolla e Marinzës, ndërsa të dytin shkolla Qafë Shkallë dhe çmimin e tretë shkolla e Kajanit.
Festivali i Ushqimit në Liqenin Seferan
3 shkurt 2017/ Ministrja e ekonomise, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes znj Milva Ekonomi mori pjesë në “Festivalin e Ushqimit në Liqenin Seferan, Belsh”, një event që synon të promovojë dhe të zhvillojë turizmin në këtë rajon me vlera të veçanta natyrore, por edhe me tradita kulturore dhe kulinarie. Ministrja Ekonomi përuroi gjatë kësaj vizite ‘Shtegun e Biçikletave’, një investim të kryer me fondet e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, bashkëpjesëmarrëse e një serie investimesh që po zhvillohen në Belsh përmes programit të njohur si Fondi i Investimeve dhe Financimit në Turizëm, me mbështetjen e USAID, Ambasadës Suedeze, Agjencisë së Zhvillimit të Rajoneve dhe Ministrisë së Zhvillimit Urban.
Në këtë kuadër Ministrja Ekonomi mbajti një fjalë ku theksoi se ishte shumë e kënaqur që ky projekt tashmë ishte një realitet. Ajo u shpreh se zona të tilla mund të zhvillohen falë mbështetjes që duhet t’i jepet bujqësisë dhe turizmit, dhe kjo mbështetje mund të realizohet vetëm përmes projekteve konkrete, siç është dhe ky investim i MZHETTS. Përmes kësaj rruge me biçikleta jo vetëm krijohet mundësia të eksplorohet liqeni për turistët e aventurës, por kjo rrugë do të lidhë edhe disa punishte që përpunojnë vajin në këtë zonë, tha Ministrja.
“Duke patur një rrugë të re, ju do të keni mundësinë zhvilloni përqark dhe të të tjera biznese, sidomos ato që kanë të bëjnë me kulinarinë apo strukturat akomoduese” – u shpreh Ministrja Ekonomi. Ajo shtoi se produktet lokale nuk mund të qendrojne të vetme, por duhen promovuar per t’u bere te njohura në vende te reja. “Prandaj edhe panairi i Ushqimit që bëhet sot është një shprehje për të treguar që zona ka mundësi për të promovuar turizmin dhe produktet lokale jo vetëm në Seferan, por edhe përtej Belshit” tha znj Ekonomi.
Në mënyrë simbolike disa çiklistë përshkuan për herë të parë Shtegun e ri të Biçikletave. Më pas në një atmosferë shumë festive u ekspozuan dhe u shijuan gatime të zonës.
Kreu i Bashkisë së Belshit, Arif Tafani tha se prej kohësh askush nuk është kujtuar për këtë zonë, e cila tashmë falë investimeve të qeverisë dhe donatorëve po shndërrohet në një destinacion turistik. Një tabelë e re që u zbulua në hyrje të zonës ku shkruhet: “Mirësevini në Liqenin Seferan, vend për të gjithë në çdo stinë” fton turistët të eksplorojnë këtë zonë të veçantë dhe të bukur të Belshit.
Një nga liqenet më të mëdha të Belshit, ai i Seferanit, është bërë pjesë e projektit të rikualifimit urban, i cili synon zhvillimin e kësaj zone.
Përreth liqenit është ndërtuar një pistë për biçikleta dhe një amfiteatër, ndërsa për herë të parë ka marrë nismë edhe “Festivali i Ushqimit” me prodhime tradicionale të zonës. Projekti për rikualifikimin e Liqenit të Seferanit ishte një bashkëpunim mes Bashkisë së Belshit, USAID dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes. “U mendua që kjo rrugë, që është një rrugë për biçikleta, që ka për të lidhur disa punishte që përpunojnë vajin, ta kthejnë këtë në një qendër turistike. Ne kemi kuptuar gjithë së bashku, që kemi disa gjëra për të zhvilluar Shqipërinë dhe Shqipërinë mund ta zhvillojmë përmes mbështetjes për bujqësinë dhe për turizimin”, tha ministrja e Ekonomisë. Banorët e zonës shprehen optimistë se ky investim do të sjellë zhvillim. Zona e Dumresë në gjithë këto vite nuk ka parë asnjë investim në drejtim të zhvillimin të turizmit edhe pse është e pasur me 83 liqene karstike. Ky është investimi i dytë i rëndësishëm pas atij për qendrën e qytetit, e cila pritet të shndërrojë krejtësisht këtë zonë.
Festivali Folklorik “Liqenet e Dumresë” – 2016
Me date 26-27 Shtator 2016, ne diten nderkombetare te turizmit, Bashkia Belsh organizoi Festivalin Folklorik “Liqenet e Dumrese”. Ne kete festival moren pjese grupe nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Tirana, Berati, Lushnja, Gramshi, Elbasani etj. Me rastin e ketij eventi, u organizua nje panair me prodhimet bujqesore dhe artizanale te zones se Dumrese. Ky festival ishte i pari i ketij lloji si nga permasat por edhe nga organizimi i mrekullueshem qe solli feste ne Qytetin e Belshit ku moren pjese banore nga te gjithe fshatrat e Dumrese. Kryetari i Bashkisë z. Arif Tafani premtoi qe festivali do te zvillohet cdo vit ne diten nderkombetare te turizmit.
Festa e balonave, tradita e rikthyer pas një pauze 4- vjeçare.
5 maj 2016/ Festa e Balonave në Belsh, fëmijët konkurrojnë me balonat e prodhura nga vetë ata. Pas disa vitesh mungesë rikthehet në belsh festimi i ditës së balonave. Bashkia e qytetit në bashkëpunim me drejtorinë arsimore mundësuan zhvillimin e ceremonisë së ngritjes së balonave.
Aktiviteti ku morën pjesë shkollat 9-vjecare dhe të mesme të bashkisë Belsh u zhvillua në malin e Gradishtës , një ndër pikat më ta bukura turistike të zonës. Pavarësisht terrenit malor ishin të shumtë ata të rinj , të cilët nxituan të ngrinin balonën e tyre. Ndërkohë kryetari i bashkisë Arif Tafani tha se pushteti lokal do të ofrojë mbështetjen e tij që të tilla evenimente sportive të jenë më të shpeshta. Ngritja e balonave ishte një garë mes shkollave të bashkisë belsh. Për tre fituesit e vendit të parë organizatorët shpërndanë edhe cmime , shoqëruar me certifikata vlerësuese.