Projekti Rilindjes Urbane në Belsh

Projekti ndodhet në qendrën e qytetit, dhe përfshin rikonstruksionin e sheshit qëndror të qytetit duke parashikuar hapësira të gjelbra, shlodhëse, ndriçim, sistemimin e bregut të liqenit në zonën e qendrës, krijimin e një anfiteatri në trajtën e forumit qytetar, shatërvane, rikostruksionin e fasadave përreth sheshit të qendrës, ndërtimin e një moli turistik si dhe skulptura arkitektonike në shesh.

 


Bashkia Belsh ne procesin e Integrimit Europian

Bashkia Belsh eshte pjese e Projektit Bashkitë për në Evropë, një nismë e Bashkimit e Evropian, e cila
synon të rrisë kapacitetet e Njësive të Qeverisjes Vendore në Shqipëri në kuadër të proçesit të integrimit
evropian të vendit, duke ngritur në secilën bashki një zyre të BE. Në bashkine Belsh eshte ngritur ne
Janar 2018(sipas zyres se burimeve njerezore) dhe me 20/09/2018 ne zbatim te MKM nr.450. dt
26/07/2018 u ngrit Njesia per Koordinimin e Integrimit Europian dhe Ndihmes Huaj.
Objektivi i përgjithshëm: Forcimi i kapaciteteve qeverisëse të bashkive në lidhje me çështjet e BE-së,
si dhe informimi i qytetarëve dhe administratatave lokale në Shqipëri, rreth informacionit në lidhje me BE-në,
politikat dhe programet e saj.
Shkarkoni dokumentin ketu



USAID me projekte konkrete për zhvillimin e turizmit në Belsh

1 Dhjetor 2016/ Belsh, Shqiperi – TIFF (Tourism Investment and Finance Fund) zbuloi zyrtarisht projektin e plote te zhvillimit te biznesit per Parkun e Liqenit ne Belsh. Me 5 biznese te reja dhe 15 vende te reja pune te krijuara, Parku i Liqenit eshte investimi i pare i programit te zhvillimit te turizmit te USAID/Albania ne bashkepunim me ambasaden e Suedise ne Tirane. Parku i Liqenit në Belsh, është destinacioni më i ri turistik në Shqiperinë qëndrore. Në me shumë se 10 pika të ndryshme, ju mund të lundroni në liqen, të bëni xhiro me biciklete rreth tij, të ndaloni tek fusha jonë e golfit në miniature, të hani dhe të darkoni si të ishit një me natyrën, dhe të prodhoni e shijoni vajin tuaj të ullirit.

« of 5 »