One Stop Shop
Për herë të parë Bashkia Belsh prezanton një mjedis të ri të aplikimeve dhe kërkesave të klientëve, e cila bazohet në plotësimin e një sërë dokumentash ligjore dhe administrative, si: kërkesa, ankesa, etj, që garantojnë informimin e klientëve për aplikim, standardizimin e dokumentacioneve, si dhe plotësimin dhe mirëmbajtjen e bazës së të dhënave në bashki.
Përmirësimi i shërbimeve për qytetarët dhe biznesin, me qëllim mireinformimin e tyre, rritjen e transparencës, lehtësimin e procedurave burokratike në kryerjen e shërbimeve administrative, reformimim të vazhdueshëm dhe promotor i ndryshimeve të mirëmenaxhimit dhe funksionimit të administratës së bashkisë.
Funksionet:
- Grumbullimi, përpunimi i informacionit dhe organizimi i shërbimit në bashkëpunim me sektorët e bashkisë për shërbimet e veta dhe institucionet e tjera shtetërore, me veprim në territorin e bashkisë.
- Përgatitja në format tip të kërkesave të mundshme në bashkëpunim me sektorët përkatës, përditësimi dhe vënia në dispozicion të aplikuesit, nëpërmjet shërbimit të kërkuar.
- Përgatitja në format tip të ankesave të mundshme që përmbajnë elementet e Kodit të Procedurës Administrative, zyrtarizmi i aplikimeve tip ankesë, adresimi sipas llojit të ankesës në strukturat përkatëse.
- Organizimi dhe krijimi i kushteve për kthimin e përgjigjeve brenda afatit të përcaktuar (kthim përgjigjeje sipas aplikimeve përkatëse).
- Koordinimi i shërbimit të pritjes së aplikimeve për të gjithë sektorët, si dhe i orarit të veprimeve në bashkëpunim me strukturat përkatëse të bashkisë dhe institucioneve të tjera shtetërore.
- Sigurimi i shërbimit të informimit për dokumentet zyrtare, në zbatim të ligjit përkatës për informacionet e detyrueshme, duke përfshirë edhe ato informacione që aktivizohen me kërkesë të klientit.
- Raportimi periodik standard për veprimtarinë e qendrës.
- Përgatitja e projektpropozimeve për përmirësimin e shërbimit ndaj klientit.
- Organizimi dhe zbatimi i sondazheve periodike, me qëllim marrjen e opinionit të qytetarëve, në funksion të përmirësimit të shërbimeve aktuale apo futjen e shërbimeve të reja.
- Mban lidhje të rregullta me OJQ-të që veprojnë në bashkinë Belsh.
Oraret e pritjes dhe komunikimit me publikun
Zyra e Komunikimit me Publikun dhe Informacionit (One Stop Shop)
– Orari i pritjes : 08:00 – 16:00 nga e Hëna – Premte
Drejtoritë e Bashkisë
– Orari i pritjes : 08:00 – 16:00 nga e Hëna – Premte
Kryetari
– Orari i pritjes : 08:00 – 14:00 çdo të Premte