NJOFTIM
Për çeljen e aplikimeve për programet sociale të strehimit, subvencionit të qirasë, për vitin 2026 .
Bashkia Belsh,në kuadër të programeve sociale të strehimit konkretisht programit të subvencionimit të qirasë në përputhje me procedurat administrativo-ligjore të parashikuara në ligjin nr.22/2018 ‘Për strehimin social’,i ndryshuar me Ligjin nr.48/2023 ‘Për disa shtesa dhe ndryshime ne Ligjin nr.22/2018,VKM Nr.384,datë 12.06.2019 “Për përcaktimin e dokumentacionit për të përfituar Strehim sipas cdo programi social të strehimit dhe të afateve e procedurave të miratimit nga organet e veteqeverisjes vendore”
- Të gjithë qytetaret e interesuar që plotësojnë kushtet:
- Kushtet e strehimit, në bazë të të cilave përcaktohen me përparësi familjet që:
- nuk disponojnë banesë në pronësi;
- banojnë në banesa që paraqesin rrezik shembjeje;
- banojnë në banesa të mbipopulluara, sipas përcaktimeve dhe normave në fuqi;
- kanë mbetur ose rrezikojnë të mbeten të pastreha, si rezultat i fatkeqësive natyrore;
- familjet ose individët që humbasin banesën e tyre, si pasojë e zhvendosjes ose zbatimit të një vendimi gjyqësor;
- banojnë në banesa që prishen ose përjashtohen nga procesi i legalizimit, si rezultat i investimeve publike.
- Kushtet familjare, në bazë të të cilave përcaktohen me përparësi:
- familjet njëprindërore që kanë në ngarkim fëmijë, ku përfshihen edhe vajzat nëna;
- të moshuarit, që kanë mbushur moshën e pensionit dhe që nuk përzgjidhen për t’u strehuar në institucionet publike të përkujdesjes shoqërore;
- familjet me më shumë se katër fëmijë;
- bashkëshortët, mosha e përgjithshme e përbashkët e të cilëve arrin deri në 60 vjeç.
- Kushtet sociale, në bazë të të cilave përcaktohen me përprësi:
- personat me aftësi të kufizuara, në përputhje me përcaktimet e bëra me vendim të Këshillit të Ministrave;
- individët me statusin e jetimit, që nga çasti i daljes nga qendrat e përkujdesjes shoqërore dhe deri në moshën 30 vjeç;
- familjet e mbetura të pastreha për shkak të lirimit të banesave ish-pronarëve;
- emigrantët e rikthyer, punëtorët emigrantë dhe azilkërkuesit;
- familjet e policëve të rënë në detyrë;
- punonjësit e reparteve të ndërhyrjes së shpejtë (FNSH);
- punonjësit e repartit RENEA;
- punonjësit e shërbimit të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin;
- viktimat e dhunës në familje;
- viktimat e trafikimit/viktimat e mundshme të trafikimit;
- anëtarët e komunitetit rom;
- anëtarë të komunitetit egjiptian;
- të miturit në konflikt me ligjin, sipas parashikimeve të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur, pas ekzekutimit të dënimit;
- vajzat nëna;
- individët që i përkasin komunitetit LGBTI, të cilët janë viktima për shkak të
orientimit seksual ose identitetit gjinor bazuar në vendimin e organit kompetent, sipas legjislacionit në fuqi për mbrojtjen nga diskriminimi që përcakton se si pasojë e diskriminimit individi nuk ka një strehim të përshtatshëm dhe që kanë të ardhura të pamjaftueshme ose që nuk kanë fare të ardhura, sipas përcaktimeve të bëra në nenin 3 të këtij ligji.
Njoftohen të gjithë të interesuarit që duan të aplikojnë për të përfituar subvencionim qiraje pranë Bashkisë Belsh bazuar në kërkesat e VKM Nr.384 datë 12.06.2019 “Për përcaktimin e dokumentacionit, për të përfituar strehim sipas programit social të strehimit dhe të afateve e të proçedurave të miratimit nga organet e vetëqeverisjes vendore”; të depozitojnë dokumentacionin ligjor si më poshtë:
- Kopje e dokumentit të identifikimit;
- Vërtetim për vëndbanimin në njësinë e Vetëqeverisjes Vendore, ku kërkohet strehimi social për familje që kanë lëvizur nga zona të tjera të vendit;
- Ҫertifikatë familjare e tre muajve të fundit.
- Vendim i gjykatës që lë në ngarkim fëmijën/ët për çiftet e divorcuara;
- Vërtetim i komisionit mjekësor të përcaktimit të aftësisë së kufizuar për individë me aftësi të kufizuara;
- Vërtetim përkatës nga institucioni ku ka qënë i strehuar dhe librezën e jetimit;
- Dokument që vërteton që ka mbetur i pastrehë si rezultat i lirimit të banesave, ish pronë e subjekteve të shpronësuara;
- Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për personat që kanë
statusin’’emigrant’’ ‘’punëtor emigrant’’ ‘dhe ‘’azilkërkuesve’’
- Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për familjet e punonjësve të rënë në detyrë, që u përkasin Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit për çështjet e brëndshme dhe Ankesat në Ministrin e Brendshme, Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Policisë së Burgjeve;
- Urdhër mbrojtjeje i menjëhershëm, lëshuar nga Gjykata për viktimat e dhunës në familje;
- Vetdeklarim nëse individi/familja i përket pakicës Kombëtare rome ose egjiptjane;
- Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse për të miturit në konflikt me ligjin;
- Vetdeklarim se i përket grupimit LGBTI;
- Vërtetim me çertifikatë familjare se individi i përket kategorisë vajzë-nënë;.
- Vërtetim i të ardhurave neto të familjes, vërtetim nga punëdhënësi për pozicionin dhe pagën e aplikantit e të personave të tjerë të familjes që janë në mardhënie pune/(vërtetim punësimi nga punëdhënësi, i cili deklaron pozicionin dhe të ardhurat neto të aplikantit dhe atë të çdo pjestari tjetër të familjes që është në gjendje pune ose i vetëpunësuar; vërtetim pagese papunësie; vërtetim pagese e ndihmës ekonomike; vërtetim pensioni, dërgesa nga emigracioni; qira nga prona; si dhe çdo lloj e ardhure tjetër që sigurohet mbi bazë mujore ose vjetore nga trashëgimia apo interesa bankare etj.)
- Vërtetim nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension;
- Vërtetim nga zyra e ndihmës dhe e përkujdesjes për anëtarët e familjes të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike dhe të pagesës për personat me aftesi të kufizuar;
- Vërtetim që nuk ka të dhëna pronësie mbi ndonjë
banesë apo pronë tjetër në emër të aplikantit dhe të pjesëtarëve të tjerë të familjes;
- Vërtetim nga Sigurimet Shoqërore dhe Tatim Taksat për derdhjen e kontributeve përkatëse;
- Vërtetim nga Zyra e Punës për personat e papunësuar (mbi 18 vjeç) ose që marrin pagesë papunësie, duke saktësuar periudhën e marrjes së pagesës si dhe shumën e saj;
- Vërtetim nga Zyra e Administrimit të Pronave (Kadastra) që pjesëtarët e tjerë të familjes
nuk disponojnë tokë;
- Vërtetim nga organet tatimore (drejtoria rajonale dhe bashkia) nëse keni biznes ose jo për çdo pjestar të familjes (mbi 18 vjeç).
Afati i aplikimit deri më datë 30.11.2025.
Dokumentat duhet te jenë të lëshuara brenda tre muajve te fundit që nga momenti që qytetari bën aplikimin ose rifreskimin e dokumentacionit për përfituesit që aktualisht trajtohen me programin e Strehimit.
https://bashkiabelsh.al/njoftim-18/NjoftimePër çeljen e aplikimeve për programet sociale të strehimit, subvencionit të qirasë, për vitin 2026 . Bashkia Belsh,në kuadër të programeve sociale të strehimit konkretisht programit të subvencionimit të qirasë në përputhje me procedurat administrativo-ligjore të parashikuara në ligjin nr.22/2018 ‘Për strehimin social’,i ndryshuar me Ligjin nr.48/2023 ‘Për disa shtesa...bashkia matea1598@gmail.comAdministratorBashkia Belsh