SHPALLJE PËR PUNONJËS TË IMT-së
Në mbështetje të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligji nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i punës i Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar), Ligji nr. 9780 datë 16.07.2007 “ Per Inspektimin dhe Mbrojtjen e Territorit nga Ndertimet e Kundërligjshme” i ndryshuar si dhe Urdhërit të Kryetarit të Bashkisë me nr.121, datë 09.01.2025 “Struktura Organizative e Bashkisë Belsh viti 2025” Bashkia Belsh shpall procedurat e konkurimit për vendet e lira :
1 ( nje) Punonjës ( Inspektor IMT)
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të kenë të kryer arsimin e Lartë .
- Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht e mendërisht për të vepruar;
- Mosha e aplikanteve duhet të jetë nga mosha 23vjeç deri në 65 vjeç;
- Të mos jetë i dënuar nga organet gjyqësore dhe të drejtësisë me vendim të formës së prerë;
- Te jete punonjes i kualifikuar ne lidhje me kryerjen e detyrave si Inspektor i IMT.
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë për aplikim (me shkrim dore);
- Curriculum Vitae
- Fotokopje e Kartës së Identitetit;
- Çertifikatë familjare;
- Çertifikatë personale
- Fotokopje e diplomës së shkollës dhe lista e notave e noterizuar;
- Fotokopje e librezës së punës;
- Vertetim nga Gjykata;
- Vertetim nga Prokuroria;
- Raport mjeko-ligjor;
- Vërtetim i gjendjes Gjyqësore;
- Dy fotografi (2.5 x 3.5 cm).
Dokumentat duhet të dorëzohen në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore brenda datës 27.06.2025.
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar Kandidatët në intervistën me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me punën; b- Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njësia e Burimeve Njerëzore në Bashkinë Belsh do në faqen e internetit të Bashkisë Belsh në stendat e informimit të publikut. Kandidatët jo fitues kanë të drejtë të ankimohen pranë Njësisë së Burimeve Njerëzore të Bashkisë Belsh. Afati i ankimimit është 3 ditë nga data e shpalljes së fituesve.
Administrator
Arsen HYSA
https://bashkiabelsh.al/shpallje-per-punonjes-te-imt-se-3/https://i0.wp.com/bashkiabelsh.al/wp-content/uploads/2024/07/njoftim.jpg?fit=715%2C300&ssl=1https://i0.wp.com/bashkiabelsh.al/wp-content/uploads/2024/07/njoftim.jpg?resize=150%2C150&ssl=1NjoftimeNë mbështetje të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, Ligji nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i punës i Republikës së Shqipërisë” (i ndryshuar), Ligji nr. 9780 datë 16.07.2007 “ Per Inspektimin dhe Mbrojtjen e Territorit nga Ndertimet e Kundërligjshme” i ndryshuar si dhe Urdhërit të Kryetarit të Bashkisë me nr.121, datë...bashkia matea1598@gmail.comAdministratorBashkia Belsh