SHPALLJE PËR NËPUNËS CIVIL,

LËVIZJE PARALELE DHE PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL NE KATEGORINE EKZEKUTIVE

Lloji i diplomës “Shkencave te Natyres”, niveli minimal i diplomës “Bachelor”

Në zbatim të nenit 22 dhe 25, të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, si dhe të kreut II, IV dhe VII, të Vendimit nr. 243, datë 18.3.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për pranimin, lëvizjen paralele, periudhën e provës dhe emërimin në kategorinë ekzekutive”, të ndryshuar, Departamenti i Administratës Publike shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për grupin e pozicioneve:

  1. Specialist Mjedisi, në Drejtorine e Zhvillimit të Bujqësisë, Pyjeve, Mjedisit dhe Pronat Publike: IV-b

Pozicionet më sipër, u ofrohen fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se nga këto pozicione, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, ato janë të vlefshme për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

Për të dy procedurat (lëvizje paralele, Pranim në shërbimin civil) aplikohet në të njëjtën kohë!

Afati për dorëzimin e Dokumenteve:     10.05.2022 Afati për dorëzimin e Dokumenteve:     15.05.2022PËR LËVIZJEN PARALELE PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin/et si më sipër është:

  • Punon per parandalimin, kontrollin dhe uljen e ndotjes së ujit, ajrit, tokës dhe ndotjeve të
  • tjera të çdo lloji.
  • Punon per ruajtjen, mbrojtjen dhe përmirësimin i qëndrueshmërisë mjedisore me
  • pjesëmarrje publike.
  • Kontrollon përdorimin e matur dhe racional te natyrës dhe burimeve të saj.
  • Punon per ruajtjen dhe rehabilitimin e vlerave kulturore dhe estetike të peizazhit natyror.
  • Punon per mbrojtjen dhe përmirësimin e kushteve të mjedisit.
  • Kujdeset per mbrojtjen dhe përmirësimin e cilësisë së jetës dhe shëndetit të njeriut.
  • Bën nxitjen e informimit, ndërgjegjësimin dhe edukimin e publikut për mbrojtjen e mjedisit
  • dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
  • Përgatit plane veprimi, vendore, për mjedisin në mënyrë periodike, në përputhje me
  • strategjitë dhe planet e kombëtare të miratuara nga Ministria e Mjedisit si dhe i rishikohen
  • dhe përditësohen në mënyrë të rregullt, sipas nevojave.
  • Jep pergjigje ligjore dhe teknike per problemet specifike qe mbulon sipas detyrave qe I
  • ngarkohen.
  • Bashkpunon me Inspektoriatin e Mjedisit dhe Inspektoriatin e Policise Bashkiake .

1 LËVIZJA PARALELE

Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.

1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:

a – Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori (ekzekutive);
b – Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
c – Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

a – Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor/ Profesional ” në Shkencat e Natyres. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
b – Të kenë të paktën 2 vit përvojë pune në profesion;
c – Të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze.

1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

a – Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard

b – Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g – Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h – Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
i – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton mesataren e ponderuar të diplomës (listë notash, vërtetim nga fakulteti), trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër:
1- dokumentat e përmendura më sipër, së bashku me një kërkesë ku ju specifikoni pozicionin ku dëshironi të konkuroni, duhet të dorëzohen pranë institucionit që ka pozicionin vakant për të cilin ju aplikoni. 10/05/2022

1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 12/05/2022 njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni do të shpallë në faqen zyrtare te Bashkise Belsh, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të internetit të institucionit, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

Kandidatët do të testohen në lidhje me:

1. Ligji 139/2015 Për vetëqeverisjen vendore:“ ;

2. Ligji për “Shpalljen e Moratoriumit të Fondit Pyjor në Republikën e Shqipërisë”

3. Ligji për “Administrimin e Fondit Pyjor dhe Kullosor Kombëtar në Republikën e

Shqipërisë”

4. Ligji Nr. 9385, datë 4.5.2005 “Për pyjet dhe shërbimin pyjor” i ndryshuar

5. Ligji nr. 10448, datë 14.7.2011 “Për Lejet e Mjedisit”

6. Ligji Nr.10440, datë 07.07.2011 “Për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis”

7. Ligji Nr.9587, datë 20.07.2006 “Për mbrojtjen e biodiversitetit”

8. Ligj nr. 68/201 4për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9587, datë 20.7.2006, “për

mbrojtjen e biodiversitetit”, të ndryshua

9. Nëpunësin civil”152/2013 i ndryshuar

10. ligj nr.10431, datë 9.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”

 1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:

Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”

http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni për fituesin do te shpallet në faqen zyrtare të Bashkise Belsh, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”.

2.PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL

Vetëm në rast se nga pozicionet e renditura në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, këto pozicione janë të vlefshme për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive. Këtë informacion do ta merrni në faqen e Bashkise Belsh, duke filluar nga data 12/05/2022

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë dhe kandidatë të tjerë nga jashtë shërbimit civil, që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e veçanta për vendin e lirë.

2.1 KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E PRANIMIT NË SHËRBIMIN CIVIL DHE KRITERET E VEÇANTA

Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë të gjithë kandidatët jashtë sistemit të shërbimit civil, që plotësojnë kërkesat e përgjithshme sipas nenit 21, të ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e pranimit në shërbimin civil janë:

a – Të jetë shtetas shqiptar;
b – Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c – Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
d – Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
e – Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
f – Ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga shërbimi civil, që nuk është shuar sipas ligjit 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar.

Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:

a – Të zotërojnë diplomë të nivelit “Bachelor ” në Shkencat e Natyres.

b – Të kenë të paktën 1 vit përvojë pune në profesion;
c – Të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze.

2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:

a – Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:

http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard

b – Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton mesataren e ponderuar të diplomës (listë notash, vërtetim nga fakulteti), trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;


Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave duhet të dorëzohen pranë institucionit  për procedurën e pranimit në kategorinë ekzekutive duhet të bëhet brenda datës: 15/05/2022

2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK

Në datën 30/05/2022, Bashkise Belsh do të shpallë në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për proceduren e pranimit në kategorinë ekzekutive, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.

Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit në kategorinë ekzekutive dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).

2.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA

Kandidatët do të testohen në lidhje me:

1. Ligji 139/2015 Për vetëqeverisjen vendore ;

2. Ligji për “Shpalljen e Moratoriumit të Fondit Pyjor në Republikën e Shqipërisë”

3. Ligji për “Administrimin e Fondit Pyjor dhe Kullosor Kombëtar në Republikën e

Shqipërisë”

4. Ligji Nr. 9385, datë 4.5.2005 “Për pyjet dhe shërbimin pyjor” i ndryshuar

5. Ligji nr. 10448, datë 14.7.2011 “Për Lejet e Mjedisit”

6. Ligji Nr.10440, datë 07.07.2011 “Për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis”

7. Ligji Nr.9587, datë 20.07.2006 “Për mbrojtjen e biodiversitetit”

8. Ligj nr. 68/201 4për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9587, datë 20.7.2006, “për

mbrojtjen e biodiversitetit”, të ndryshua

9. Nëpunësin civil”152/2013 i ndryshuar

10. ligj nr.10431, datë 9.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:

– Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;

– Eksperiencën e tyre të mëparshme

– Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE

Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:

a – Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;
b – Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë;
c – Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë.

Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”

http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015

2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Belsh do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).

Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, do të marrin informacion në faqen e Bashkise Belsh, për fazat e mëtejshme të procedurës së pranimit në shërbimin civil të kategorisë ekzekutive

– për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,
– datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;
Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Bashkise Belsh duke filluar nga data 30/05/2022.

bashkiabelshNjoftimeSHPALLJE PËR NËPUNËS CIVIL, LËVIZJE PARALELE DHE PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL NE KATEGORINE EKZEKUTIVE Lloji i diplomës 'Shkencave te Natyres', niveli minimal i diplomës 'Bachelor' Në zbatim të nenit 22 dhe 25, të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, si dhe të kreut II, IV dhe VII, të Vendimit nr....Qyteti i liqeneve karsktike