Shpallje Drejtor, Drejtoria e Emergjencave Civile
SHPALLJE PËR NËPUNËS CIVIL,
LËVIZJE PARALELE DHE PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL NE KATEGORINE Në KATEGORINË E MESME DHE E ULËT DREJTUESE
Lloji i diplomës “Inxhinieri Ndërtimi/Inxhinieri Mjedisi/ Shkencave Pyjore/Hidrologji/Gjeologji/Shkenca Ekonomike/Shkencave Juridike” niveli minimal i diplomës “Bachelor”ose “Master Shkencor/Profesional”
Në zbatim të nenit 22 dhe të nenit 25, të Ligjit Nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, si dhe të Kreut II, III, IV dhe VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, Institucioni (Bashkia Belsh) shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe pranimit në shërbimin civil për pozicionet:
1 (një) Drejtor, Drejtoria e Emergjencave Civile
Pozicionet më sipër, u ofrohen fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se nga këto pozicione, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, ato janë të vlefshme për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.
Për të dy procedurat (lëvizje paralele, Pranim në shërbimin civil) aplikohet në të njëjtën kohë!
Afati për dorëzimin e Dokumenteve: 23.05.2022 Afati për dorëzimin e Dokumenteve: 28.05.2022 | PËR LËVIZJEN PARALELE PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL |
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është: |
– Përgjigjet për sigurimin e gatishmërisë për komunikim 24 orë në çdo ditë të javës, me strukturat e sistemit të monitorimit dhe paralajmërimit të hershëm, strukturat operacionale, institucionet publike dhe qytetarët, me qëllim marrjen dhe shpërndarjen e informacionit mbi një kërcënim të afërt apo rrezik të evidentuar;
– Organizon dhe merr pjesë në mbledhjen, përpunimin, analizimin dhe shpërndarjen e shpejtë dhe me cilësi të informacionit për një kërcënim të afërt apo rrezik të evidentuar.
– Përgjigjet për analizimin e informacionit faktik mbi situatën e emergjencës civile dhe vlerësimin e efekteve të pritshme të saj, dhe ja paraqet Drejtorit të Drejtorisë për kategorizimin e llojit të emergjencës civile (vendore, rajonale, kombëtare);
– Mbikëqyr komunikimin e sinjalit të alarmit dhe njoftimin e hershëm të popullsisë për marrjen e masave të menjëhershme për mbrojtjen nga fatkeqësitë, në varësi të shkallës së rrezikut dhe të shtrirjes territoriale;
– Vlerëson dhe parashikon mundësinë e përballimit të situatave emergjente nga ana e strukturave të brendshme, si dhe rekomandon te eprori nevojën për kërkimin e ndihmës me telefon/fax/ e-mail, tek Qendra e Koordinimit të Përgjigjes Emergjente Europiane (RU-ERCC) dhe Qendra e Koordinimit për Reduktimin e Fatkeqësive Euroatlantike të NATO-s (EADRCC) sipas standardeve të miratuara.
1 LËVIZJA PARALELE
Kanë të drejtë të aplikojnë për këtë procedurë vetëm nëpunësit civilë të së njëjtës kategori, në të gjitha insitucionet pjesë e shërbimit civil.
1.1 KUSHTET PËR LËVIZJEN PARALELE DHE KRITERET E VEÇANTA
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për lëvizjen paralele si vijon:
a-Të jenë nëpunës civilë të konfirmuar, brenda së njëjtës kategori III-a;
b-Të mos kenë masë disiplinore në fuqi;
c – Të kenë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.
Kandidatët duhet të plotësojnë kërkesat e posaçme si vijon:
a – Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” apo “Master Profesional” në Inxhinieri Ndërtimi/Inxhinieri Mjedisi/ Shkencave Pyjore/Hidrologji/Gjeologji/Shkenca Ekonomike/Shkencave Juridike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
b – Të kenë të paktën 2 vit përvojë pune në profesion;
1.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a – Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
b – Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g – Vlerësimin e fundit nga eprori direkt;
h – Vërtetim nga institucioni që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
i – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton mesataren e ponderuar të diplomës (listë notash, vërtetim nga fakulteti), trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve të cituara më sipër:
1- dokumentat e përmendura më sipër, së bashku me një kërkesë ku ju specifikoni pozicionin ku dëshironi të konkuroni, duhet të dorëzohen pranë institucionit që ka pozicionin vakant për të cilin ju aplikoni. 23/05/2022
1.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Në datën 25/11/2022 njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni do të shpallë në faqen zyrtare te Bashkise Belsh, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit” dhe në faqen zyrtare të internetit të institucionit, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e lëvizjes paralele dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht nga njësia e menaxhimit të burimeve njerëzore të institucionit ku ndodhet pozicioni për të cilin ju dëshironi të aplikoni, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
1.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
– Njohuritë mbi Ligjin nr. 45/2019 “Për mbrojtjen civile”;
– Njohuritë mbi VKM nr. 747, datë 20.11.2019, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile”;
– Njohuritë mbi VKM nr. 835, datë 03.12.2004 “Plani Kombëtar për Emergjencat Civile” (http://www.mbrojtja.gov.al/images/ec/Plani-Kombetar-EC.pdf ).
– Njohuritë mbi VKM nr. 431, datë 15.7.2021 “Për përbërjen dhe detyrat e njësive organizative që kane në kompetencë të tyre çështjet e mbrojtjes civile në ministritë e linjës”.
– Njohuritë mbi vkm nr. 158, datë 17.3.2021 “Për miratimin e kritereve dhe të procedurave për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”.
1.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar:
Kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën, si dhe çertifikimin pozitiv ose për vlerësimet e rezultateve individale në punë në rastet kur procesi i çertifikimit nuk është kryer. Totali i pikëve për këtë vlerësim është 40 pikë.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
a – Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
b – Eksperiencën e tyre të mëparshme;
c – Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Totali i pikëve për këtë vlerësim është 60 pikë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015
1.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, informacioni për fituesin do te shpallet në faqen zyrtare të Bashkise Belsh, në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”.
NGRITJA NË DETYRË
Vetëm në rast se pozicioni i renditur në fillim të kësaj shpalljeje, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se është ende vakant, ai është i vlefshëm për konkurimin nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë. Këtë informacion do ta merrni në faqen e Departamentit të Administratës Publike, duke filluar nga data 13/06/2022
Për këtë procedurë kanë të drejtë të aplikojnë vetëm nëpunësit civilë të një kategorie paraardhëse (vetëm një kategori më e ulët), të punësuar në të njëjtin apo në një institucion tjetër të shërbimit civil, që plotësojnë kushtet për ngritjen në detyrë dhe kërkesat e veçanta për vendin e lirë.
2.1KUSHTET QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI NË PROCEDURËN E NGRITJES NË DETYRË DHE KRITERET E VEÇANTA
Kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e ngritjes në detyrë janë:
a – Të jetë nëpunës civil i konfirmuar, në kategorinë III-a/1, III-b, IV-a ose IV-b;
b – Të mos ketë masë disiplinore në fuqi;
c – Të ketë të paktën vlerësimin e fundit “mirë” apo “shumë mirë”.
Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:
a – Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” apo “Master Profesional” në Inxhinieri Ndërtimi/Inxhinieri Mjedisi/ Shkencave Pyjore/Hidrologji/Gjeologji/Shkenca Ekonomike/Shkencave Juridike. Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëjtën fushë;
b – Të kenë të paktën 2 vit përvojë pune në profesion;
2.2 DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët që aplikojnë duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
a – Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni në linkun:
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/60-jeteshkrimi-standard
b – Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;
c – Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d – Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e – Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
f – Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g – Çdo dokumentacion tjetër që vërteton mesataren e ponderuar të diplomës (listë notash, vërtetim nga fakulteti), trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Aplikimi dhe dorëzimi i dokumentave duhet të dorëzohen pranë institucionit për procedurën e pranimit në kategorinë ekzekutive duhet të bëhet brenda datës: 28/05.2022
2.3 REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT PARAPRAK
Në datën 13/06/2022, Bashkise Belsh do të shpallë në faqen zyrtare të internetit dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret e veçanta për proceduren e pranimit në kategorinë ekzekutive, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë ku do të zhvillohet testimi me shkrim dhe intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e pranimit në kategorinë ekzekutive dhe kriteret e veçanta do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike, për shkaqet e moskualifikimit (nëpërmjet adresës së e-mail).
2.4 FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET TESTIMI DHE INTERVISTA
Kandidatët do të testohen në lidhje me:
– Njohuritë mbi Ligjin nr. 45/2019 “Për mbrojtjen civile”;
– Njohuritë mbi VKM nr. 747, datë 20.11.2019, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile”;
– Njohuritë mbi VKM nr. 835, datë 03.12.2004 “Plani Kombëtar për Emergjencat Civile” (http://www.mbrojtja.gov.al/images/ec/Plani-Kombetar-EC.pdf ).
– Njohuritë mbi VKM nr. 431, datë 15.7.2021 “Për përbërjen dhe detyrat e njësive organizative që kane në kompetencë të tyre çështjet e mbrojtjes civile në ministritë e linjës”.
– Njohuritë mbi vkm nr. 158, datë 17.3.2021 “Për miratimin e kritereve dhe të procedurave për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore”.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen në lidhje me:
– Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës;
– Eksperiencën e tyre të mëparshme
– Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
2.5 MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE
Kandidatët do të vlerësohen në lidhje me:
a – Vlerësimin me shkrim, deri në 60 pikë;
b – Intervistën e strukturuar me gojë qe konsiston në motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën, deri në 25 pikë;
c – Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 15 pikë.
Më shumë detaje në lidhje me vlerësimin me pikë, metodologjinë e shpërndarjes së pikëve, mënyrën e llogaritjes së rezultatit përfundimtar i gjeni në Udhëzimin nr. 2, datë 27.03.2015, të Departamentit të Administratës Publike “www.dap.gov.al”
http://www.dap.gov.al/legjislacioni/udhezime-manuale/54-udhezim-nr-2-date-27-03-2015
2.6 DATA E DALJES SË REZULTATEVE TË KONKURIMIT DHE MËNYRA E KOMUNIKIMIT
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Bashkia Belsh do të shpallë fituesin në faqen zyrtare dhe në portalin “Shërbimi Kombëtar i Punësimit”. Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail).
Të gjithë kandidatët që aplikojnë për procedurën e pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, do të marrin informacion në faqen e Bashkise Belsh, për fazat e mëtejshme të procedurës së pranimit në shërbimin civil të kategorisë ekzekutive
– për datën e daljes së rezultateve të verifikimit paraprak,
– datën, vendin dhe orën ku do të zhvillohet konkurimi;
Për të marrë këtë informacion, kandidatët duhet të vizitojnë në mënyrë të vazhdueshme faqen e Bashkise Belsh duke filluar nga data 13/06/2022