Për herë të parë Bashkia Belsh prezanton një mjedis të ri të aplikimeve dhe kërkesave të klientëve, e cila bazohet në plotësimin e një sërë dokumentash ligjore dhe administrative, si: kërkesa, ankesa, etj, që garantojnë informimin e klientëve për aplikim, standardizimin e dokumentacioneve, si dhe plotësimin dhe mirëmbajtjen e bazës së të dhënave në bashki.

Përmirësimi i shërbimeve për qytetarët dhe biznesin, me qëllim mireinformimin e tyre, rritjen e transparencës, lehtësimin e procedurave burokratike në kryerjen e shërbimeve administrative, reformimim të vazhdueshëm dhe promotor i ndryshimeve të mirëmenaxhimit dhe funksionimit të administratës së bashkisë.

Funksionet:

  • Grumbullimi, përpunimi i informacionit dhe organizimi i shërbimit në bashkëpunim me sektorët e bashkisë për shërbimet e veta dhe institucionet e tjera shtetërore, me veprim në territorin e bashkisë.
  • Përgatitja në format tip të kërkesave të mundshme në bashkëpunim me sektorët përkatës, përditësimi dhe vënia në dispozicion të aplikuesit, nëpërmjet shërbimit të kërkuar.
  • Përgatitja në format tip të ankesave të mundshme që përmbajnë elementet e Kodit të Procedurës Administrative, zyrtarizmi i aplikimeve tip ankesë, adresimi sipas llojit të ankesës në strukturat përkatëse.
  • Organizimi dhe krijimi i kushteve për kthimin e përgjigjeve brenda afatit të përcaktuar (kthim përgjigjeje sipas aplikimeve përkatëse).
  • Koordinimi i shërbimit të pritjes së aplikimeve për të gjithë sektorët, si dhe i orarit të veprimeve në bashkëpunim me strukturat përkatëse të bashkisë dhe institucioneve të tjera shtetërore.
  • Sigurimi i shërbimit të informimit për dokumentet zyrtare, në zbatim të ligjit përkatës për informacionet e detyrueshme, duke përfshirë edhe ato informacione që aktivizohen me kërkesë të klientit.
  • Raportimi periodik standard për veprimtarinë e qendrës.
  • Përgatitja e projektpropozimeve për përmirësimin e shërbimit ndaj klientit.
  • Organizimi dhe zbatimi i sondazheve periodike, me qëllim marrjen e opinionit të qytetarëve, në funksion të përmirësimit të shërbimeve aktuale apo futjen e shërbimeve të reja.
  • Mban lidhje të rregullta me OJQ-të që veprojnë në bashkinë Belsh.

 

Oraret e pritjes dhe komunikimit me publikun

Zyra e Komunikimit me Publikun dhe Informacionit (One Stop Shop)
– Orari i pritjes :  08:00 – 16:00 nga e Hëna – Premte

Drejtoritë e Bashkisë
– Orari i pritjes :  08:00 – 16:00 nga e Hëna – Premte

Kryetari
– Orari i pritjes :  08:00 – 14:00 çdo të Premte


SHKARKO - ANKESA
FORMATI I KËRKESËS

 

1-02-128
FORMATI I ANKESËS