Bashkia Belsh, ne kuader te programeve sociale te strehimit, konkretisht programit te subvencionimit te qirase, ne perputhje me proçedurat administrativo-ligjore te parashikuara ne ligjin nr.22/2018 “Per strehimin social”, i ndryshuar me Ligjin nr.48/2023 “Per disa shtesa dhe ndryshime ne Ligjin nr.22/2018 “Per strehimin social”, VKM nr.384, date 12.06.2019 “Per percaktimin e dokumentacionit per te perfituar strehim sipas cdo program social te strehimit, dhe afateve e proçedurave te miratimit nga organet e qeverisjes vendore”, VKM nr. 459, date 03.07.2019 “Per rregullat per administrimin e kerkesave te njesive te veteqeverisjes vendore per fonde nga buxheti i shtetit per subvencionimin e qirase ose uzufruktit, mënyren e financimit te subvencionit, monitorimin dhe bashkëpunimin ndermjet njesive te veteqeverisjes vendore dhe ministrise pergjegjese per strehimin”, VKM nr. 362, date 29.05.2019 “Per kriteret e dhenies se subvencionit te qirase per kategorite qe gezojne perparesi ne subvencionimin e qirase ne tregun e lire, nëpermjet buxhetit te shtetit dhe menyren e llogaritjes se tij” si dhe VKM nr.301, date 15.04.2021, “Per normat e strehimit”

Njofton te githe familjet e pastreha te interesuara te depozitoine kerkesen e tyre dhe dokumentacionin ligjor si me poshte vijon:

  • Fotokopje e kartave te identitetit;
  •  Çertifikate familjare;
  •  Vërtetim per vendbanimin ne njesine e veteqeverisjes vendore, ku kerkohet strehimi social;
  • Vertetim nga zyra e regjistrimit te pasurive te paluajtshme per pronat qe disponohen ne emer te secilit anëtar te familjes;
  •  Vertetim nga zyra e registrimit te pasurive te paluajtshme per siperfaqen e prones, qe zoteron familja apo ndonje anetar i saj, kur banesa eshte me sipërfaqe nen normat e strehimit ne fuqi;
  • Vertetim nga zyra e registrimit te pasurive te paluajtshme se nuk figuron e registruar asnje prone, e cila mund te perdoret edhe për strehim, per cdo anetar te familjes, qe kane ndryshuar vendbanim per efekt punësimi;
  • Vertetimi nga Agjencia Shteterore e Kadastres qe aplikanti apo cdo pesetar tjeter i familjes ne moshe madhore nuk ka aplikuar per legalizim banese;
  •  Vendim i gjykates qe i le ne ngarkim femijen ose femijet per ciftet e divorcuara;
  • Vertetim i komisionit miekësor te percaktimit te aftesise se kufizuar per individe me aftesi te kufizuara;
  • Vertetim me certifikate familjare se individi i përket kategorise vajze-nene;
  • Vertetim i te ardhurave neto te familjes ose nje deklarate me shkrim nga aplikuesi per te ardhurat e familjes dhe burimin e tyre, te cilat duhet t’i bashkelidhen dokumenteve zyrtare qe e vertetojne ate, perfshire vertetimin nga punedhenesi per pozicionin dhe pagen e aplikantit e te personave te tjere te familjes, qe jane ne marredhenie pune;
  • Vertetim nga zyra e ndihmes dhe perkujdesjes prane njësive te veteqeverisjes vendore per anetaret e familjes te perfshire ne programin e ndihmes ekonomike dhe te pageses per personat me aftesi te kufizuar;
  • Vertetim nga zyra e punesimit e njësise vendore perkatese per personat e perfshire ne programin e pageses se papunesise;
  • Vertetim nga organet e sigurimeve shoqerore per personat ne pension;
  • Kontrata e qerase me afat 1-vjeçar (duhet te jete e noterizuar).
  • Afati i aplikimit deri ne daten 30.11.2024 (30 Nëntor 2024)
  • Dokumentat duhet te jene te leshuar brenda 3 muajve te fundit nga momenti qe qytetari ben aplikimin/ rifreskimin e dokumentacionit.
https://i0.wp.com/bashkiabelsh.al/wp-content/uploads/2024/07/njoftim.jpg?fit=715%2C300&ssl=1https://i0.wp.com/bashkiabelsh.al/wp-content/uploads/2024/07/njoftim.jpg?resize=150%2C150&ssl=1bashkiaNjoftimeBashkia Belsh, ne kuader te programeve sociale te strehimit, konkretisht programit te subvencionimit te qirase, ne perputhje me proçedurat administrativo-ligjore te parashikuara ne ligjin nr.22/2018 'Per strehimin social', i ndryshuar me Ligjin nr.48/2023 “Per disa shtesa dhe ndryshime ne Ligjin nr.22/2018 'Per strehimin social', VKM nr.384, date 12.06.2019 'Per...Qyteti i liqeneve karsktike